Kanadezi Anthony Carr i cili pretendon se ka parashikuar me sukses një seri eventesh botërore, që prej ngjarjes së 11 Shtatorit deri te zgjedhja e një Pape gjerman, thotë se ka përdorur fuqitë e tij për të parashikuar se kush do të fitojë Kupën e Botës në Katar.
E përditshmja vendase Mirror thotë se Anthony Carr parashikon se finalja do të jetë Anglia kundër Argjentinës, në të cilën sulmuesi anglez Harry Kane do të sjellë fitoren 2-0 ndaj skuadrës së Lionel Messi.
79-vjeçari thotë se ka arritur të parashikojë me saktësi disa evente të mëdha botërore që prej vd’ekjes së princeshës Diana, deri te zgjedhja e një pape gjerman.
Carr thotë se para se të parashikonte ngjarjen e 11 shtatorit në New York kishte lajmëruar se një event “kataklizmik që do të ndodhte” dhe u kishte thënë njerëzve të kishin kujdes nga qielli.
Megjithëse skuadra e vendit te tij Kanadaja nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, zoti Carr thotë se tani mbështet djemte e trajnerit Gareth Southgate. Nëse Anglia kalon skuadrën e Kylian Mbappe sonte, ata do të përballen me fituesen e ndeshjes Portugali-Marok në gjysmë finale.
Carr thotë se kur ka qenë i vogël ka udhëtuar shumë pasi prindërit e tij ishin artistë cirku, por aftësitë e tij psikike e kanë ndihmuar të dalë nga varfëria.
Përveç parashikimeve të tij ai ka shijuar gjithashtu një karrierë muzikore, duke luajtur në saksofon përkrah këngëtarit të Stand By Me, Ben E. King.