Është dimër! Fiks koha për një histori të bukur! Kur e dëgjova nga një mikesha ime, kërkova të dija më shumë! Të lodhur nga historitë e dashurisë se showbizz-it modern, kjo që do t’ju tregojë, është shumë ndryshe, nga ato të pastrat…Quhet Hysen Osmanaj… Në Tropojë e thërrisnin Hysen Maxhuni, kështu e kanë traditë andej, si mbiemër vendoset emri i babait… Ky burrë vetëm para dy ditësh u vlerësua nga Bashkia Tropojë me titullin “ Qytetar nderi”.
Nuk ka njeri nga ato anë që nuk ia ka dëgjuar emrin! Fisnik, i gjatë, me mustakët tipik të malësorit, i veshur përherë me sqimë, aq sa thua: Vërtete ka jetuar në atë kohë? E pra, ka 30 vjet që nuk jeton më… Gruaja përkrah tij quhet Bukurie Sherifi, nje dibrane tipike! E lindur dhe rritur në Tiranë, e formuar dhe shkolluar! Si mund të shkonte ajo në Tropojë?! Aq më shumë që familja e burrit me të cilin kishte rënë në dashuri jetonin të gjithë bashkë! Por ja që ajo shkoi! I mori parasysh të gjitha! Thonë që nuk i hoqi kurrë getat/corape të holla ngjyre mishi, as mes dimrit te ftohte verior! Bënte floket cdo mengjes, hapi kursin e parë kundër analfabetizmit dhe kopshtin e parë për fëmijë në Bajram Curri! Leje pastaj pastërtinë dhe gatimin! E Hyseni nuk ia prishte kurrë Ijes, sic nisën ta quanin më vonë! Në bisede e sipër detaji që më pëlqeu ishte ai i cigares: kur ishte afer moshës së mesme, Ijes i pëlqente te tymoste! Të tymoste një grua në Tropojë?! Po! Sepse Ija kishte për bashkëshort Hysenin, burrin fisnik që nuk ia beri asnjëherë fjalën dy! Madje ai i ruante darkave cigaren e fundit, për të t’ia lenë asaj në mengjes! Hyseni dhe Bukuria përfaqësonin çiftin model në Bajram Curri! Do të kisha dashur ta njihja këtë cift, sot do të ishin gati 95 vjec, por ja që nuk jetuan gjatë! U shuan herët duke lene tre vajza!
Sot Hyseni eshte “Qyetar nderi” i Bajram Curri, dhe keto copëza historie që ju tregova ndoshta janë kujtuar prane vatrave të zjarrit në Tropoje duke thënë: Si Hyseni me Bukurien!
Advertisement