Silvi Dollapi, këngëtarja e mirënjohur njihet edhe si një personazh që ka eksperimentuar shpesh me pamjen e saj. Këngëtarja ka zbuluar së fundmi, nëpërmjet disa fotografive dhe videove që ka publikuar në rrjete sociale, se ka ndryshuar ngjyrën dhe modelin e flokëve në kacurrela bjonde dhe te gjata.
Këngëtarja duket shumë ndryshe me flokët e gjata ndërsa mban veshur dhe një fustan të bukur. Artistja nuk ka dhënë detaje nëse ky ndryshim në look ka të bëjë me ndonjë projekt të ri apo është thjesht ndonjë set i ri fotografik.
Kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtares “Diamantë e xhevahirë” u pëqye nga publiku dhe pritet që Silvi të bëjë edhe një remake të këngës që e njohu me publikun “Aman Aman”