Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

KUSH ËSHTË BLERT HAJDARI I DASHURI I BENIADA NISHANIT/NGA JETA NË NEW YORK SI BABAI I DY FËMIJËVE, TE RIKTHIMI NË TIRANË

Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkesa’ e këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë.

Pak vite më parë, Blerti rrëfeu në një intervistë edhe angazhimet e tij në SHBA. “U transferova në Amerikë, unë pata fatin t’i bashkohem New York Red Bulls, që siç dihet është një nga ekipet më elitare të MLS. Po bëja shumë mirë. U aktivizova në New York Red Bulls, me skuadrën e dytë duke shënuar 9 gola në 12 ndeshje. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe lojtarë të skuadrës së dytë stërviteshim me ekipin e parë. Aty pata fatin të njoh Tierry Henry dhe Rafael Marquez si dhe shumë lojtarë që akoma luajnë sot në atë ekip. Ishte kohë e bukur dhe një eksperiencë shumë e bukur.

Fatkeqësisht duhet ta mbyllja karrierën për shkak të një dëmtimi që pësova. Po punoj në sektorin privat për momentin dhe ndoshta në pritje për të filluar punë në agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA, të cilat kërkojnë një kohë derisa të realizohen si proces. Aktualisht punoj në New York duke drejtuar, ruajtur dhe menaxhuar një shoqëri komerciale”, shprehej Blerti kohë më parë. Ndërkohë, ai ka lënë pas jetën në New York, për t’u rikthyer në Tiranë, duke gjetur edhe dashurinë. Në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën.

Advertisement

Nga ajo që mundëm të mësojmë, Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York. Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve. Teksa fillimisht ka qenë i ftuar në panele si ish-futbollist, Blerti duket se është ndeshur me bukuroshen e “Big Brother”. Dyshja ka nisur një lidhje prej disa muajsh dhe duket se tashmë kjo marrëdhënie është konsoliduar mjaftueshëm, sa për të dalë tashmë edhe publikisht.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

HOROSKOPI 4 NËNTOR 2022: ÇFARË KANË PARASHIKUAR YJET PËR SECILËN SHENJË

Next Post

Vdes në moshën 34-vjeçare Aaron Carter, vëllai i yllit të “Backstreet Boys” gjendet i pajetë në vaskë

Advertisement