-Pershëndetje Lidia, sa
kohe ke që merresh me
Belly Dance?
-Kam pothuajse 6 vjet që
merrem me këtë profesion
dhe jam shumë e kënaqur me
punën që bëj.
-Pse fillove të merreshe
me këtë lloj kërcimi?
-Jam marrë që në moshën
5 vjeçare me balet dhe ju
futa “Belly Dance” sepse
mendova të sjell diçka ndryshe.
-Ku mësohet ky lloj baleti.
Unë e di që ne kemi
vetëm shkolla baleti
klasike?
-Shkolla e baletit nuk ka
shumë lidhje me këtë. Mund
t’ju duket çudi, por unë e kam
mësuar vetë gjithçka, duke
parë video të ndryshme…
-A do ky lloj kërcimi një
pregatitje të mirë fizike
duke patur parasysh lëvizjet
e shpejta që duhen për
një performancë të tillë?
-Normale që do sepse të
gjitha pjesët e trupit janë
vazhdimisht në lëvizje…
-Cilat janë festat apo
eventet ku të ftojnë më
shumë?
-Më ftojnë zakonisht klubet
e ndryshme, por kohët e
fundit edhe në dasma,
ditëlindje të ndryshme, festa
etj.
-Më trego pak, je ndierë
ndonjëherë në siklet
me ndonjë mashkull? Të
kanë ngacmuar?
-Përgjithësisht e ngacmuar
jam dhe nën vëshgimin
e meshkujve gjatë gjithë kohës.
-Si reagon kur të ngacmojnë,
si i kalon ato momente?
-Faktikisht jam tip i ftohtë
E para belly dancer në Shqipëri
dhe nuk i jap shumë arsye,
shpesh herë më thonë dhe
mëndjemadhe, por është tipi
im që jam e ftohtë.
-Cili është reagimi që
të ka bërë më shumë përshtypje
tek një mashkull,
kur ti ke kërcyer për të?
-Reagimet janë të shumta
dhe nga më të ndryshmet
nuk e di se kë të veçoj.
-Je ndierë ndonjëherë
e paragjykuar për punën
që bën? Si kanë qënë fillimet
e tua?
-Sigurisht që para disa
vitesh ndihesha shumë e
paragjykuar, për faktin e zhveshjes,
por vitet e fundit
ndihem e priviligjuar sepse
shumë po ndjekin hapat e mi.
-Si e kanë pritur
prindërit e tu këtë gjë?
-Në fillim ishte e vështirë
sepse ky kërcim ishte
ndryshe nga kërcimet e
tjera, por që nga momenti
që unë fillova të merresha
dhe e kisha me shumë pasion
më kanë mbështetur
dhe vazhdojnë të më mbështesin.
-Dua të di çfarë të
thotë babi kur të shikon që
kërcen, apo shikon fotot e
tua?
-Ndihet jashtëzakonisht
mirë. I pëlqen idea që jam
në qëndër të vëmëndjes.
T’ju them të drejtën, fillimet
ishin të vështira, por duke
qënë se tani jam shumë e
njohur, se mbaj dhe emrin
“Mbretëresha e Bally
Dance” normalisht ndihet
shumë mirë.
-Si vajzë 20 vjecare që
je fiton mirë nga kjo punë?
-Pagesat janë më shumë
se të mira, janë pagesa që
vlerësojnë tamam punën që
bëj, saqë në disa raste më
kanë krahasuar me
këngëtarët me pagesën që
marr.
– Të duket normale kjo?
– Normale që do më vlersojnë
sepse jam e para vajzë
shqiptare që kam bërë
këtë lloj kërcimi.
-Momentalisht jeton
vetëm apo me familjen?
-Jetoj akoma me familjen
dhe më pëlqen që jetoj me
ta sepse ata kujdesen gjatë
gjithë kohës për mua.
-Kë dikë që kujdeset për
gjërat e tua përsa i përket
kërcimit?
-Babi është ai që menaxhon
gjithcka timen, kujdeset
për punët e mia etj. Jam me
fat që e kam në krah për
gjithçka.
-Ka dikë tjetër në krah
Lidia?
-Momentalisht jo, jam single.
-Kur mendon të krijosh
familje?
-Në një moment të caktuar,
kur unë të mendoj që
dikush të jetë perfekt për
mua dhe deri atëherë ka
kohë.
-Mendon se ekziston
mashkulli ideal?
-Pa vese dhe pa huqe nuk
ka, por mendoj se do ekzistojë
ai mashkull që që do të
plotësojë të gjitha tekat e mia
sepse jam pak me naze
shumë unë (qesh)
-Mbas shumë vitesh në
qoftëse do të kishe një vajzë,
do doje që të bëhej kërcimtare
si ty?
– Në qoftëse do kem një
vajzë, dua që të paktën të dijë
të kërcejë bukur, por do të
doja shumë që edhe ta
trashëgonte profesionin tim.
-Përveç të kërcyerit
bukur ka të bëjë dhe paraqitja
e jashtme në këtë profesion?
-Sigurisht që po, sepse
sapo të shikon publiku është
pamja ajo që të personifikon.
-E ke menduar ndonjëherë
që të hapësh një
qëndër kursesh për këtë
lloj kërcimi?
-Patjetër që po, por gjëja
që më pengon është puna e
shumtë që kam dhe që nuk
jam akoma e lirë t’i përkushtohem
kësaj siç dua.
-Sa i rëndësishëm është
kostumi për një performancë
të tillë?
– Është shumë, mund të
them se është më shumë se
50 përqind e përformancës.
-Deri në çfarë moshe
mendon se do e bësh këtë
punë?
-Deri në momentin që
unë e shikoj të arsyeshme që
mund të krijoj familje.
-Në çfarë vëndesh ke
lëvizur për të dhënë
shfaqje?
-Në çdo vënd të Shqipërisë
gjithashtu dhe shumë
jashtë shtetit.
-Pse kaqë shumë
kërkesa?
-Thonë që më mirë është
të dalë syri se sa nami…
Njerëzit kërkojnë gjithmonë
më të mirën.
-Zakonisht në çfarë ore
e fillon punën?
-Zakonisht nga ora 11 e
natës. Në fillim e kisha
shumë të vështirë të ambjentohesha
me këtë orar, sepse
duke qënë se duhet të ndiqja
dhe shkollën, por tani jam
mësuar
– Përse ke studjuar?
– Vazhdoj akoma për
psikologji.
-A ke ndonjë këshillë
për vajzat që kanë dëshirë
të merren me këtë profesion,
por që kanë ndrojtje?
-Duke qënë se është diçka
e veçantë, sepse të jep një
lloj sensualiteti që nuk ta jep
asgjë tjetër, i inkurajoj fort të
vazhdojnë. Ja vlen…
Advertisement