Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të kombinoni veshjet xhinse?

Veshjet xhinse (pantallonat, fundet, bluzat, etj) janë më shumë se kurrë në modë këtë verë. Ato mund të jenë me ngjyra të ndryshme, të zbardhura, të grisura, apo jo, po jo aq të thjeshta për t’u kombinuar. Këtu më poshtë ju kemi propozuar tre mënyra se si mund t’i kombinoni.

luku 1 denimPamja 1: Studentja e arteve
Nuk është aq e lehtë të kombinosh një fund deri në gju. Këtë model fundi prej xhinsi elastik, është mirë ta kombinosh me një këmishë të derdhur, të futur brenda fundit, për t’i dhënë pak elegancë këtij fundi të stilit të viteve ’90. Modeli i bluzës me stampime të çrregullta, sipas tendencës së kohës, thyen pak pamjen e fundit klasik. Pamja plotësohet me aksesorë retro, si kjo çantë dore në formë zarfi dhe atletet me shkëlqim, të cilat mund t’i zëvendësoni me një palë skarpina në mbrëmje.
Çfarë ju duhet:
1. Syze dielli me skelet breshke ngjyrë të hapur dhe xhamat me ngjyrë, Urban Outfitters.
2. Shami koke me stampim dhe e lidhur nyje, e firmës Headband
3. Këmishë me stampime me prerje asimetrike, Zara.
4. Byzylyk si manshetë e ndërthurur, me rifinitura prej argjendi, Asos.
5. Fund deri tek gjuri, i zbardhur me acid, River Island.
6. Çantë dore në formë zarfi, me zbukurime metalike, Neë Look.
7. Këpucë në formë atletesh me shollë të trashë, imitim lëkure dhe efekt metalixato, Monki.

 

Advertisement

 

 

luku2 denimPamja 2: Bohemiane shik.
Kjo veshje është e përkryer për një darkë verore, përbëhet nga ngjyra të buta dhe nga elementë sa modernë, aq edhe të përballueshëm nga xhepi. Veshja qendrore e saj është pardesyja shumë e lehtë prej xhinsi, që mund ta hidhni mbi supe kur të vijë darka dhe koha freskohet. Kombinohet me një palë çizmesh ngjyrë mishi dhe aksesorë të praruar për një pamje bohemiane.
Çfarë ju duhet:
1. Varëse me disa rrathë, Asos
2. Pardesy prej xhinsi të zbardhur, me rrip në mes, H& M.
3. Vëthë në formë disku të zbukuruar me një gur në mes, Designix.
4. Fustan me rripa, me stampime grafike, Zara.
5. Çantë dore prej lëkure, në formë zarfi, me dy kapëse mbyllëse, ëoodlark.
6. Këpucë me majat dhe thembrat e hapura, me dy tokëza, Topshop.

 

 

 

lulu 3 denim

Pamja 3: Total xhins

E vështirë të flasësh për xhinse, pa menduar për një veshje e tëra me xhinse. Këtu është firma Topshop që na lehtëson detyrën, duke na propozuar një komplet me pantallona dhe fund, me tonalitete ngjyrash të kombinuara. Për të mos u dukur si kominoshe pune, e gjallërojmë pamjen me aksesorë të freskët, si kjo kapele e madhe me ngjyrë pasteli dhe kjo çantë e stilit etno-shik.
Çfarë ju duhet:
1 dhe 4. Komplet i kombinuar xhinsi, me këmishë të shkurtër dhe xhinse treçerekëshe, Topshop.
2. Kapele kashte e thurur, Cora
3. Byzylyk prej tunxhi dhe rripi lëkure të thurur. ëhistles.
5. Çantë prej lëkure dhe qime viçi me ngjyra dhe stampime gjeometrike, Jérôme Dreyfuss.
6. Sandale lëkure me rripa të trashë, të kryqëzuar, COS.

 

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjetan Keta: Egërsira e pandalshme

Next Post

Për ty...

Advertisement