Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Bianca: “Dashni je”, eksplozivi i verës
Spikeren e njohur të lajmeve e pushojnë nga puna sepse nuk lyente flokët
Fantazi në gatim si ajo e shef Gestit…!

Spikeren e njohur të lajmeve e pushojnë nga puna sepse nuk lyente flokët

Një nga prezantueset më të njohura të lajmeve në Kanada, Lisa LaFlamme, ka thënë se e kanë pushuar nga puna për shkak se flokëve të saj gri, të thinjur.

Në një video të postuar në Twitter, LaFlamme zbuloi se ajo ka hequr dorë nga organizimi i edicionit të lajmeve të mbrëmjes të CTV. Vendimi “më tronditi dhe më trishtoi,” tha ajo, duke shtuar se “në moshën 58-vjeçare mendova se kisha më shumë kohë përpara meje”.

Në mes të pandemisë, LaFlamme mori vendimin të mos i lyente më flokët, si shumë gra të tjera. Kjo “më çliroi”, tha ajo më vonë dhe do të donte që ta kishte marrë vendimin më shpejt.

Advertisement

Drejtuesit e kanalit kishin një mendim ndryshe. Gazeta Globe and Mail raportoi se një drejtues i lartë i kanalit pyeti se kush e miratoi vendimin për të thinjur flokët e LaFlamme. Të dy, gjithmonë sipas publikimit, nuk janë pajtuar për arsye gazetareske dhe më në fund ai i ka njoftuar se kontrata me të do të përfundonte.

Ishte fundi i një karriere 35-vjeçare në kanal për LaFlamme. Ajo ka bërë reportazhe luftarake, ka mbuluar fatkeqësitë natyrore, por u pushua nga puna për flokët e saj.

Dëbimi erdhi si një tronditje për politikanët dhe gazetarët në Kanada, raporton Guardian. Shumë folën për sekizmin dhe moshën pas vendimit.

Kompania mëmë nga ana e saj e justifikoi largimin si “përshtatje me zakonet e shikuesve”, por nuk komentoi ankesat për ngjyrën e flokëve. Dhe drejtuesit mohojnë se shkarkimi ka lidhje me flokët e thinjura të prezantueses.

Ka edhe nga ata që komentojnë standarde të dyfishta. Burrat nuk frenohen të tregojnë moshën e tyre ndërsa plaken. LaFlamme madje kishte zëvendësuar një spikere 77-vjeçare në edicionin e lajmeve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bianca: “Dashni je”, eksplozivi i verës

Next Post

Fantazi në gatim si ajo e shef Gestit…!

Advertisement