Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Lufta e Trojës”e studiuesit Përparim Rexhepaj, një vlerë e shtuar në bibliotekën tuaj! Nga Agron Berdaj 

Pas librit “Elena nuk vajti në Trojë”,studiuesi Përparim Rexhepi,paraqitet para lexuesit, me librin e ri”Lufta e Trojës”.Punimi është produkti i një punë disa vjecare.Mes librave të shkruar për luftën e Trojës,si nga autorë të huaj, apo shqiptarë,libri i Përparimit është më i ploti,i strukturuari dhe argumentuari.Autori,si literaturë ka shfrytëzuar mbi treqind burime të huaja,të lashtësisë, dhe të kohës moderne,me një gjeografi krijimesh mbarëbotërore. Përparimi, me stilin e tij,analitik,vezhgues,kritik dhe polemist,nuk i imponohet lexuesit me përfundime kategorike,apo me mendime përfundimtare historike,në lidhje me luftën e Trojës.Ai mbanë parasyshë porosinë e dhënë, vite më parë nga Kadareja,se Luftës së Trojës, i shkojnë për shtatë, punimet artistike, dhe jo polemikat historiografike. Edhe pse autori, është besnik i ideve dhe tezave të tij, për shumë dukuri në luftën e Trojës, tregohet luajal, respekton mendimin alternativ, është i ndjeshëm ndaj cdo informacioni të ri, arkeologjik,letrar apo historik.Dhe e ka mirë. Luftës së Trojës,po i hoqe mendimin alternativ,hipotezat dhe shpirtin romantik,atë e ke mbytur në gjumë,ashtu sic bënë me të, akejtë. Arma, më e fortë e Përparimit në këtë libër,që e detyron lexuesin të përjetoi intrigat e asaj lufte, është përzgjedhja e informacionit,njohja e thellë e faktorëve historike,politike,zakonore,të kohës para,gjatë zhvillimit të luftës,dhe pas përfundimit të saj.Dhe të gjitha këto, të analizuara me një ndjesi dhe koncept të qartë gjeopolitik,duke respektuar elementët përbërës të saj.Këto koncepte janë baza e argumentave,hipotezave dhe përfundimeve,të nxjerra nga autori.Si në një ekuacion matematike,autori i drejtohet lexuesit për ta zgjidhur,se shkaku i luftës së Trojës, ishte një grua e bukur,lozonjare, dhe me pushtet ekonomik,apo ishin faktorët ekonomik, ato që e nxitën atë.Por autori nuk mjaftohet thjesht duke shtruar pyetjen, sipas pedagogjisë pedante dhe hermetike ,por ai i ushqen të dy alternativat, me materjale të shumta dhe domethënëse,gjë që e bën debatin mes të dy krahëve,të këndshëm,argumentues, dhe bindës. Nga këndvështrimi gjeopolitik në libër,hidhet dritë edhe mbi kohën,vendin,strategjinë dhe taktikën e luftës së Trojës,rolin e perëndive të Olimpit,fituesit dhe të munduritsi, raportet e reja të fuqisë,që u shfaqën pas Trojës. Autori me mjeshtëri,në libër,na tregon elementët kostant gjeopolitik,gjeografik ,historik,natyror,që edhe pse kanë kaluar gati 33 shekuj,nga Lufta e Trojës,ato edhe sot, mbeten të pandryshuara.Dhe fjala është për gjeopolitikën e Trojës,e cila nuk mund të kuptohet, pa Mesdheun.Troja u bë viktimë e Akejve,jo thjesht si Trojë, por si vënd me pasuri të mëdha, e pozicion strategjik, që ajo zinte në Detin Mesdhe.Nuk do të kishteTrojë, pa Mesdhe.Historia njerëzore është një varg pyetjesh që i bëhen të shkuarës,në emër të problemeve të sotme.Provë për këtë është Mesdheu,i cili sic thot Ferdinand Braudel,”… nuk rresht së treguari e jetuari vetveten”.Ç’është Mesdheu në këndvështrimin gjeopolitik? Jo një det i vetëm, por një vazhdimësi detesh.Jo një qytetërim i vetëm,por qytetërime të ngjeshura pas njeri-tjetrit. Përmes një udhëtimi imagjinar në Mesdhe,autori i librit, na sjell në kujtesë,qytetërimet e kohës së bronxit, dhe para saj, piramidat e Egjyptit,ndërtimin e Qipros,e të Maltës,botën romake në Liban,parahistorinë e Sardenjës,qytetërimin grek në Sicili,etj.Mesdheu është një kryqëzim mjaft i lashtë,ku lëvizjet e njerëzve ,të mallrave ,qytetërimeve dhe kulturave,e kanë pasuruar dhe trazuar historinë e tij. Me fjalën Mesdhe nënkuptohet lëvizje,një bashkësi rrugësh detare dhe tokësore,një sistem i plotë qarkullimi,që lidh,tre kontinene,Europën,Azinë dhe Afrikën.Ishin mesdhetarët Marko Polo, që në vitin 1296, zbuloi, Kinën e largët,dhe Kristofor Kolombi, Amerikën më 1492.Nuk është rastësi që në mesdhe kanë lindur fetë kryesore, Zeusit, Krishti ,e Muhameti,dhe derivatet e tyre. Në Mesdhe është caktuar kufiri mes dy universeve Orientit, dhe Oksidentit. Vijën nga Korfuzi e kanali i Otrantos,që ndanë përgjysëm Detin Adriatik,deri në Sicili e në brigjet e sotme të Tunizisë:në lindje të saj,u quajtë Orient,në përëndim Oksidentin.Në këtë vijë janë zhvilluar edhe betejat e mëdha të së shkuarës:në Acio,Prevezë,Lepanto,Maltë,Zama dhe Xherba.Shtetet dhe qytetërimet e kohës, e kanë lidhur ekzistencën e tyre me detin Mesdhe,me kontrollin e rrugëve detare,zotërimin e ngushticave,porteve dhe lartësive detare.Hegjemonia e tyre kushtëzohej nga zotrimi i detit.Edhe Krishti dhe Islami, janë zënë për detin. Qytetërimet mesdhetare janë ngritur dhe kanë rënë në raport, me zotrimin ose jo, të pasurive të mëdha, që ekzistojnë atje.Mesdheu është një nga detet më të vlerësuara, në nivel global.Ai dominon mjedisin gjeostrategjik të Europës,Afrikës së Veriut,dhe Lindjes së Mesme.Përmes tij, lidhen Oqeani Paqësor dhe ai,Atlantik.Deti i brendëshëm dhe i jashtëm i Mesdheut,përfaqëson një pasuri vlerash globale.Në perimetrin 3200 km të Mesdheut,konkurojnë 21 shtete bregdatare,me një popullsi 500 miljon banorë,me 600 porte detare.Në hapsirën e Mesdheut kalojnë në vit, 220.000 anie të tonazhit të rëndë, mbi 100 ton,duke realizuar gati një të tretën e transportit botërorë.Përmes detit, transportohen 370.000.000 tonë,naftë e gaz në Perëndim,që përbën 20 përqind të transportit botërorë.Nga rajoni i mesdheut sigurohet në shkallë botërore, 20 përqind PB. Më tregimin e këtyre të dhënave për Mesdheun,qëllimi nuk është reklama për vlerat e tij,por tu kujtojmë lexuesve, sesa të drejtë ka autori i librit,në vlerësimin e kësaj zonë gjeografile, si një vatër historikishtë e nxehët e luftrave,që i plotëson të gjithë parametrat, edhe për mundësinë,që atje të jetë zhvilluar edhe lufta e Trojës,ndryshe nga se pretendojnë,disa autor të tjerë. Lufta kërkon hapësira,zotërimin e nyjeve strategjike,lëvizshmëri të lartë,pasuri dhe ekonomi të fortë,manovrushmëri, dhe terene të përshtatëshme për aleanca.Autori i librit me një durim të jashtëzakonshëm,i ka mbledhur dhe analizuar hipotezat e shtruara mbi zhvillimin e asaj lufte.Nga Skocia,në vendet Balltike,nga Anglia e deri në bregdetin e Dalmacisë,nga Bosnja e deri në Shkodër,studjues të akademive të ndryshëme,i quajnë si vënde ku mund të jetë zhvilluar lufta e Trojës.Dhe argumenti sipas tyre është përafërsia e terenit, krahasuar me përshkrimet e Homerit.Ka prej këtyre studiuesve,nënvizon Përparimi,që nisen nga qëllime serioze profesionale ,por ka edhe shumë të tillë, që pas zbulimit të trojës së tyre, fshehin qëllime politike, dhe ultranacionaliste. Përhapja e legjendes së Luftës së Trojës, dhe përpjekjet për t’a privatizuar atë,nga shumë vende të Europës, dhe Azisë,ka të ngjarë të ketë ndodhur, si me legjendën e Krishtit.Në shumë vende të botës u imitua kryqëzimi imagjinarë i Krishtit,u emërtuan vëndet e kryqëzimit,shpellat ku ai më pas, u ringjall,të njëjta me ato,si në Nazaret,ku ndodhi kryqëzimi i vërtetë. Një simbolik e tillë ndodhet edhe në fshatin tim Tërbac, të Vlorës.Një lagje e fshatit quhet Gjinakriq,atje është edhe një shpellë, dhe një përrua me këtë emër.Dikush mund të thotë se historia e Krishtit, është gati dymbëdhjetë shekuj më pas, nga Lufta e Trojës.Ashtu është,por ka të ngjarë se simbolika e Luftës së Trojës, të jetë imituar edhe, me lindjen e Krishtit. Vetëm në Amerikë janë mbi 33 qytete dhe qytetëza me emrin Trojë.Kështu ndodh me ngjarjet e mëdha,që përbëjnë epoka dhe histori.Emri dhe madhështia e tyre është e lakmuar të pëvetësohet dhe përjetësohen ,kudo në botë. Për ta bindur lexuesin, se kjo luftë, më tepër gjasa ka të jetë zhvilluar në Trojën e Shlimanit, dhe jo në ndonjë vend tjetër,qëllimisht,autori analizon historinë e luftrave në pellgun e Mesdheut,ku si pjesë e tij është edhe Troja.Lufta e Trojës,në kohët e lashta nuk ka qënë e para, dhe e fundit luftë, në Mesdhe.Ky rajon nuk mund të kuptohet pa luftra,ndikime dhe influence,të fuqive të mëdha,pa marveshje dhe ekujlibra, në interes të fitimit dhe pasurimit të tyre.Shumë shekuj para Luftës së Trojës,autori i librit, i tregon lexuesit, kalendarin e zhvillimeve luftarake të kohës.Sipas francezit Jean Berard,Troja që në vitet 1350 p.e.s,u pushtua nga disa fise trake, me origjinë ilire.Të shumta kanë qënë luftrat e perandorisë Hitite,për pushtimin e vendeve mesdhetare, si Babiloninë,Sirinë,Libanin,Trojës,Egjyptin, dhe Anatolinë jugore.Sipas Eric.H.Kline,perandoria Hitite, ka zhvilluar luftë edhe me Akejtë,edhe pse mes tyre kishte lidhje miqësi dhe krushqie.Shkaku i luftrave ka qënë rrëmbimi i disa ishujve, gjatë brigjeve të detit Egje,në Anatolinë perëndimore.Ato edhe pse u përkisnin akenjëve , ishin përvetësuar nga hititët.Me këto synime ekonomike,strategjike për zotërimie, dhe hapsira,ka të ngjarë të jetë zhvilluar edhe lufta e Trojës. Luftrat për këtë zonë magjike të Globit Tokësor,nuk kanë rreshtur.Janë zhvilluar luftra lokale dhe botërore,rajonale dhe kontinentale,të pjesëshme dhe gjithëpërfshirëse.Nuk është rastësi që edhe sot,në pjesën e jashtëmë të Detit Mesdhe,përballë Trojës se dikurëshme të Priamit,zhvillohet lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.Nuk ka rëndësi se në Trojën e Hektorit luftohej me heshta, dhe në Ukrainë,pushtuesit rus përdorin armë hipersonike.Rëndësi ka se si heshtat me bronx, edhe predhat hipersonike,janë armët për të realizuar qëllimet strategjike,për zotërime në Mesdhe.Mesdheu si pjesë e tij, edhe Troja,kanë paguar magjinë e tyre,pozicionin strategjik ku ndodhet,xhevairet nëntokësorë,e mbi tokësore që zotron,detin,klimën,gjeografinë dhe qytetërimet, sa historike, aq edhe moderne. Historia e luftrave të zhvilluara në Mesdhe, janë një argument tjetër i fortë,që tregon se nuk është rastësi,por tepër bindëse, që edhe lufta e Trojës, të jetë zhvilluar atje. Asnjeri nga studiuesit e deritanishëm për luftën e Trojës,sa Përparimi,nuk ka përdorur aq me mjeshtëri, botën zakonore të kësaj periudhe historike,për të spjeguar shumë dukuri dhe ngjarje,për të cilat arkeologjia, ka qënë memece.Në notën e protestës,nëse do ta quajmë të tillë, që akeasit i dërguan Zeusit, për të justifikuar luftën e tyre ,ndaj Trojës, thuhej se, Paridi i Trojës, kishte shkelur dy ligje të shënjta hyjnore:rrëmbimin e gruas të zotit të shtëpisë, dhe poshtërimin e rregullave të mikpritjes.Ishte kjo thjeshtë demagogji,për të mbuluar shkaqet e vërteta të luftës,apo se u rrëmbimi i një gruaje,shikohej si shkelje e rëndë e kodeve morale.Kjo është një cështje që ka 33 shekuj, që hetuesia e Olimpit, punon për ta zbardhur.E rëndësishme është,se shkelja e zakoneve dhe kodeve morale, trubulloi mëndjen e perëndive të Olimpit, dhe e ndëshkuan Trojën me luftë. Në Trojë nuk shkoi Helena, por sozja e saj,të cilën, e shpuri Hera, gruaja e Zeusit, si hakmarrje për Paridin.Sipas zakoneve,në kohën e bronxit të vonshëm,thotë autori,gruaja e kishte të ndaluar poligaminë,ajo ishte një e drejtë vetëm e burrave.Edhe Helenës nuk i lejohej një gjë e tilë,sepse do të ndëshkohej rëndë,edhe pse ishte vajza e Zeusit. Eskili e shpreh bukur largimin e Helenës, drejt Trojës.”Ajo guxoi atë,që nuk guxohet”.Në periudhën kur u zhvillua lufta e Trojës,tradhëtia e gruas e një sovrani,ndëshkohej me vdekje.Kur,Klitmenenstra,vrau Agamemnonin për shkelje të rregullave zakonore,(kështu thotë ajo),si mund të pranohej Helena,nga Menelao,kur ajo ishte martuar me dy burra të tjerë trojanë,Paridin dhe Dejfobin.A mund të ndodhte, që pas dhjetë vjetë tradhëtie,Helena dhe Menelao,të jetonin dashurinë e tradhëtuar,e të munguar.Nëse mes tyre do të kishte tradhëti bashkëshortore,a mund tu ngrihej atyre, një tempull.Tempulli i shënjtë i Helenës dhe Menelaos,gjendej në juglindje të Spartës,ku sipas miteve ishin varrosur së bashku.A mund që historia dhe popujt, ti ngrerë tempuj tradhëtisë?Kjo nuk ndodh askund.Nëse tradhëtia ishte e vërtetë,dy rrugë kishte:ose Menelo do ta vriste Helenën,ose Helena do të vristë Menelaon,ashtu siç bëri motra e saj,Klitmenestra me Agamemnonin.Dy standarte ligjore për të njëjtin akt tradhëtie,nuk kishte.Ky sipas autorit të librit,është një argument bindës, së në Trojë nuk vajti Helena e vërtetë, por sozia e saj.Helena që vajti në Trojë, duhet të ishte agjente e shërbimeve sekrete të Akejve,që i shërbente gjeneralit të famshëm të zbulimit , Odisesë. Mënyra e të qarit, në përcjelljen e heronjëve të vrarë në luftë,është një fakt tjetër,që vërteton, se në Trojë ka qënë sozia e Helenës.Për këtë autori,si mjeshtër i analizave,ndërtimit të hipotezave, e deduksione,mgre versione,dhe bën krahasime,në përqasje me kodet zakonore të kohës,në Trojë.Për këtë autori analizon qëndrimin e dy kunatave,Helenës dhe Andromakës,kur dy burrat e tyre,Paridi bënte dyluftim me Menelaon ,dhe Hektori me Akilin.Andromaka para duelit i lutej me fjalët më prekse Hektorit,të mos e pranonte dyluftimin.”Vec ti më ke mbetur Hektor ,ishin fjalët e saj,ty të kam nënë e babë,të kam vëlla dhe burr,në lule të moshës.Prandaj rri këtu, në pirg,jetim mos e lër djalin,as mua te ve”.Ndërsa Helena, nuk shqetësohej për dyluftimin mes dy burrave të saj,përkundrazi,kur Paridi braktisi dyluftimin,dhe u kthye në shtëpi, ajo i thotë me përbuzje:”Erdhe nga lufta,mortja si stë mori.Me turp të mposhti trimi,që pata dikur për burrë.Dil,dil,sërish e Menelaon ngacmoje,e ballë për ballë me të,shko matu burrash”.Pra, Helenës i vjen keq, që Paridi nuk u vra nga Menelau(mortja si stë mori),dhe e nxiti të shkonte në dyluftim,kur dihej se Menelau ishte më i fortë.Nëse do të ishte Helena e vërtetë e rrëmbyer në emër të dashurisë,do ti lutej Paridit të mos shkonte drejt vdekjes të sigurtë. Helena,sipas Homerit,nuk mbajti zi per Paritin e vrarë,se i hoqi shpejtë rrobat e zeza,dhe nuk shkoi, as në varrimin e tij.Ndryshe nga Helena,gruaja e parë e Paridit,nimfa Enona,në ceremoninë mortore,u hodh mbi stivën e druve, dhe u dogj bashkë me kufomën e tij.Njohja dhe përdorimi me mjeshtëri nga autori,i kodeve zakonore dhe morale,e ka bërë Përparimin,si një prokuror të rreptë,dhe shumë bindës, në analizën e ngjarjeve, në luftën e Trojës. Libri i Përparimit, lufta e Trojës,rrok një tematik të gjërë problemesh.Edhe pse,ngjarja i takon historisë së largët,por autori nga mënyra e trajtimit,dhe erudicioni që e karakterizon atë,me shtjellimin dhe informacionin që i sjell lexuesit,duket sikur ngjarjet i afron në ditët e sotme.Nisur nga parimi se gjeopolitika është e lidhur fortë me gjeoekonominë,autori mes ketij raporti,vërteton se lufta e Trojës,u zhvillua për qëllime ekonomike.Argumentat që sjell autori,për këtë cështje janë të shumta.Le të kujtojme dialogun mes Agamemnonit dhe Odisesë,në kohën që trojanet,patën sukses mbi akeasit, dhe i zmbrapsën me luftë deri në buzën e ujit,duke djegur edhe disa anie.Në këto rrethana, Agamemnoni dha urdhër, të tërhiqej ushtria për në atdhe,duke i dhënë fund luftës.Odisea e kundërshtoi.Dhe argumenti i tij ishte sesi ata, a mund të ktheheshin në atëdhe me duar boshë,pa fituar azgjë.Po shkaku i zënies së Agamemnonit me Akilin,a nuk ishte vec,robinave Kriseidës dhe Briseidës,edhe ndarja e pasurive në mënyrë të pëbarabartë mes tyre?Ti je i pangopur i thotë Akili,Agamemnonit.Edhe për tu pajtuar,pas nëntë vjetësh Agamemnoni i premtoi Akilit pasuri përrallore.Ende pa përfunduar lufta,akeasit plaçkitën popullsinë trojane,zotëruan doganat,shisnin skllevër,punonin tokat,grabitën minjerat e floririt dhe të bronxit,etj.Përvetësimi i pasurive të tilla, ishte një nga faktorët kryesor, që ndikoi në moralin e ushtrisë akeasve. Si një njohës i mirë i problemeve ushtarake,autori me informacionin që trajton në libër, i bën një shërbim të denjë, edhe historisë së Atrtit Ushtarak.Kur lexon librin,kupton sesa të ngjashme me sot, janë konceptet strategjike ,të organizimit e të drejtimit,roli i armëve në ndertimin e mënyrave të luftimit,mbrojtja në bregdet,në qëndrat e fortifikuara,etj.Zënia e Hektorit, me Këshillin trojan të Luftës,kishte të bënte me një parim themelor të luftës në bregdet.Në buzën e ujit duhet ta kishim pritur armikun thotë Hektori, dhe jo në muret e kështjellave.Një mosmarrëveshje tipike si kjo ndodhi, pas 33 shekujsh ,edhe në Këshillin e Mbrojtjes në Shqipëri.Autori i librit,si njohës i mirë edhe i problemeve ushtarake,pasi analizon problemet teknike të luftës,në fund shtron pyetjen,se kush e vendosi fatin e fitores në Trojë ,faktori ushtarak e teknik,apo mendimi dhe inteligjenca njerëzore?Dhe përgjigjia, po nga vetë autori është, se Trojën e pushtoi inteligjenca.Se revolucionet shkencore dhe mendimi inteligjentë,do të jetë edhe në të ardhmen e historisë njerëzore,arma më e fortë që do të zhvillojnë ushtritë dhe luftrat. Tematika e trajtuar në libër është,mjaftë e larmishme,plotë ngjyra,dhe hijeshi,që të tërheq,dhe e bën lexuesit,ta rreshtoi veten,si një luftëtar akeas, apo trojan.Kur një gjë të tillë e bënë edhe perënditë e Olimpit,të rreshtuara në njërin apo tjetrën ushtri,si të mos e bëjnë lexuesit.Me të drejtë autori i librit thotë së lufta u zhvillua në Trojë,por në të njëjtën kohë, edhe në Olimp.Perënditë e Olimpit,në luftën e Trojës ishin të ndara.Vetë kryeperëndia ishte i dyzuar,herë ndihmonte trojanët dhe herë akeasit.Jo vetëm kaq,por perënditë e Olimpit,ndryshe nga statusi i tyre,në shumë raste,nuk i dalloje nga qeniet e vdekëshme tokësore.Ato tregonin ,karaktere dhe dukuri të pahishme si ,urrejtje,hakmarrje,inate vetjake, ndaj heronjëve tokësor, të vdekshëm.Jo në pak raste ato,tregoheshin të pabesa, mashtronin, se ishin dinake,dhe hipokrite,imorale,shfaqje,që nuk ishin normale për perënditë.Mesa duket,me qëndrime të tilla,ato po bëheshin më tokësore se toksorët.Nuk do të vononte, dhe pas dymbëdhjetë shekujsh më pas, do të lindëte një besim tjetër fetar,ndoshta për mëkatet e vetë perëndive të Olimpit.Ai ishte kristianizmi. Biseda e Prometeut më Hermesin,në malin e Kaukazit,ku Kadarea e përshkruan në mënyrë gjeniale,duket se gjithcka ishte e paralajmëruar.Kur Hermesi,po i zgjidhte Prometeut, duart dhe këmbët, nga litarët,dhe i dorëzoi urdhërin e Zeusit,ku përsëri emërohej perëndi e Olimpit,me të gjitha të drejtat dhe privilegjet,ai e pyeti,Hermesin.Po ata grumbull njerëzish, diku në Nazaret,çfarë duhet të jenë,pyet Prometeu.Thonë se janë një grumbull njerëzish që kanë kryqëzuar një njeri, me emrin Krisht,I përgjigjet Hermesi.Në malin e Kaukazit po ndodhte clirimi i Prometeut,nga vargojtë e Zeusit, dhe në Nazartet,po kryhej kryqëzimi i Krishtit,për t’u kthyer më pas në Zot,të njerëzimit.Perënditë po zëvendësonin njëra-tjetrën.Edhe ato nuk janë të përjetëshme. Libri i Përparimit “Lufta e Trojës”, është një vlerë, që nuk mund të analizohet me një shkrim përgjithësues.Vetë libri shpjegon gjithcka që lidhet me Trojën,ndaj meriton që ky libër, të ndodhet në biblotekën vetjake të çdonjerit,si një vlerë e çmuar. Agron BERDAJ. 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Errësirë” e Oltsen Gripshit, ekspozita që hedh dritë mbi shpirtrat që pluhurosi komunizmi

Next Post

Beauty in Things Exists in the Mind Which Contemplates Them

Advertisement