Vēllimi poetik “trup e shpirt” i autorit Timo Flloko ēshtē i shkruar me njē stil tē veçantē ku tē bie nē sy rrjethshmēria e vargut tē poezive nē pērgjithēsi dhe poemave nē veçanti .Niveli artistik ka njē meny estetike dhe elegante qē ndihet ndjeshēm nē çdo varg.Çdo poezi ka nēnshtresat e saj ku diku tē rrēmben ēndra mistike e njē toksori me njē bekim parajse qē kthehen nē shtrirje fushimi dhe vērvitje si pjesē e njē ekzistence ndërmjet tē bukurēs dhe dominimit grua si figurë stoike e njē tē ardhme sublime.Emocionet dhe ndiesitē e autorit pērcillen kaq shpirtērore ku tē bie nē sy lidhja e njē ēndre midis reales nē tokē dhe irreales nē qiell.Vetē vēllimi letrar merr nocione e trajta tē paparashikueshme duke na u shfaqur me trille ēndrash nē mitologji si riti i njē rringrintje pas njē pauze tē gjatē e diku zbritja e njē gruaje si njē perēndi bukurie .Dashuria shfaqet me gjithē hiret e saj por e mbetur nē largēsi si njē profeci qē nuk u realizua duke mbetur ashtu e brishtē, e paprekur nē atē liri tē kufizuar si e pakalueshme nē atē frikēn njomzake pa ngritje krye.E bukura jetē shfaqet kryeneçe si ēndrat e njē dielli qē lind nē fshehtësi e njē lirie tē cunguar po aq sa dhe sublime duke na e paraqitur si pikē takimi diku nē njē botē qē vetēm njerzit e vērtet nuk takohen.Aty kētu poezitē vinē si rrēfime intriguese imagjinare me njē kulm ngritje reflektimi për tē pērjetsuar njē bosht narrativē me vlera letrare.Antagonizmi dhe konfliktet te personazhi Maria japin idenē e njē ēndre qē tejkalon gjithçka pēr tu takuar me atë qē dashuron por ndodh frenimi duke zgjuar nē fshehtësi vetëdijen e mbyllur e dhēnē bukur me njē diskurs letrar e gjuhēsor.Shpesh nē disa poezi gjejmē atē njeriun e dashur qē e dashuron jetēn deri nē qelizē por nē shumē raste lufton me veten pēr tē mbledhur copēzat e sē kaluarës qē e rilind pērmes kujtimeve.Brenda kētij kori shpirti ai thērret si njē botē frymore duke mbjellē lule dashurie tē njē mjellme shtatlartē qē lufton me jetēn nē atē pafajsinē e saj.Ndërdhurja dhe pērshtatja kohē krijon njē gjendje emocionale tē njē niveli tē lartē ku udhētimet ēndērore janē zgjedhur me mjeshtēri si njē “kurth”qē tē mos kesh mundēsi apo shanc tē shkēputesh nga njē botē e detajuar me trille artistike tē bazuara nga antikiteti.Jo pa qēllim emrat janē zgjedhur si konteks kyç duke marrē trajtat e njē trumcaku ,e njē mjellme,aty dhe njerzore me emrin Mari.Tē bie nē sy sinqeriteti i personazhit Mari ,dashuria e pafat qē lindi aq e bukur por qē mbeti aty mes qiellit dhe tokēs ,apo aty ku dhe shkallēt diku zgjateshin e diku humbisnin.Autori e vesh poezinē me art tē mirfilltē duke e bērē fjalēn kaq tē lēmuar me gjeneracione epike qē lēnē gjurmē e shenjē nēpër udhēt e jetës si njē deshifrim i njē kodi tē heshtur enigmatik qē ēndrèn e pērkēdhel nēn lēkurē pikērisht aty ku zëri i tij simbolikisht bashkohet si me magji me rrufetē e padukshme qē shkundin retē dhe qiellin nē njē ēndër dashurie sa tokēsore aq dhe qiellore.Mjafton që kjo “arenē” ta shndroj dhimbjen e njē brenge nē njē liri njerēzore qē kērkon SOS nē fund tē shpirtit.Mirazhet e dashurisē na vinē si njē simbiozē paqje qē hulmuton mes njē loti qē derdhet dhe njē shpirti tē mbushur sa njē oaz burimi nē brendēsi.Kēto dashuri janē sa shtegtare aq dhe rastēsore duke filluar ēmbēl dhe duke u fikur pa fat nē atē zemer tē lēnduar.Momente vizuale shfaqen nē jehonat e njē vendi tē largēt sa i magjishēm aq dhe i huaj plot zhurmē me vello misteri ku hapat dhe çastet shfaqen si njē meteor tinēzar qē fal ,merr dhe jep nga karvanēt jetēsor paksa tē lodhur nga ngrirja e njē malli dashurie qē u tret si ato balonat bohemē ku mbyturazi dēgjohet valsi i njē dashurie tē larguar..I gjithē vēllimi poetik na paraqitet si njē “anije kozmotike” ku mbarten fantazitē ,yje tē kēputura ,hapēsira malli e brenge,zgjime qē luten e falin nē kohē moderne pēr tē takuar dikē nē atē tokē tē premtuar ku falen diejt ,rrezet.Poezia e Timos shēnon suksesin e rradhes duke dëshmuar se vargu i tij na vjen kaq fin,lērues,aktualizues,
demostrues si vlerē dominante tē njē poezie lineare me shkēlqim tē beftē….
RUDINA PAPAJANI
Advertisement