Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Art Abazi:Dua të jetoj bukur

– Përveç pjesëmarrjes në Top Fest, çfarë tjetër të bën të vish gjithnjë me dëshirë në Tiranë?

– Gjithçka që ka të bëjë me Tiranën, më pëlqen. (Qesh)
– E ke menduar ndonjëherë veten me një vajzë nga Tirana në krah?
– Ehë, shumë herë!
– Mendon se ka qenë emri yt (Arti) ai që ka përcaktuar drejtimin tënd?
– (Qesh) Po Dreni, çfarë do të duhej të ishte?
– Më thuaj diçka që s’mund të bëjë pjesë kurrsesi në art?
– Hëm, çdo gjë pa vlerë, s’ka lidhje me ART!
– Ku dëfren dhe argëtohesh më shumë?
– Kudo; në punë, në studio, në futboll, në Tiranë. (Qesh) Ka shumë vende që të bëjnë të ndihesh mirë me veten!
– Çfarë e karakterizon familjen Abazi?
– Fatmirësisht, shëndeti, muzika, harmonia. Këto!
– Cili nga ju të dy ia bëri dhuratën më të bukur mamit për këtë 8 mars?
– Dreni! Unë s’qëllova në shtëpi atë ditë.
– Ti dhe Dreni, vazhdoni të jeni të preferuarit e vajzave?
– Vërtet? Më vjen shumë mirë! Edhe vajzat janë të preferuarat e mia. (Buzëqesh)
– Përveç tradhtisë, për çfarë tjetër do ta braktisje një femër?
– Duhet ta ketë edhe doktoraturën të përfunduar, se s’bën! (Qesh) Nuk e di, mjafton të jetë e kuptueshme.
– Çfarë mendon për martesën?
– Që do të më ndodhë edhe mua njëherë.
– Ekziston dikush që bëhet xheloze për ty?
– Jo, s’ka pse!
– Në një lidhje, të pëlqen të jesh ti ai që dominon?
– Edhe pse e di që s’është e drejtë, në shumicën e rasteve, po.
– Është më e rrezikshme një femër e bukur apo një e zgjuar?
– E bukura ka vetëbesimin, e zgjuara mbetet gjithmonë e zgjuar, por unë nuk i frikësohem askujt!
– Çfarë i thua vetes herë pas here?
– “Art, bëje!”.
– Çfarë e bën një njeri të mirë dhe çfarë, të keq?
– Ai që mundohet për mirë, në çdo rast, është i mirë. Ai që mundohet për t’keq, s’do t’i zgjasë shumë. (Buzëqesh)
– Si janë mbrëmjet e tua të punës kur këndon live?
– Jo, jo, unë ende s’kam filluar të këndoj live nëpër lokale, por jam duke e menduar këtë. Besoj se do të ndodhë në një të ardhme të afërt. (Buzëqesh)
– Deri në sa orë apo ditë mund të rezistosh dhe ke rezistuar pa gjumë?
– Në natën e ndarjes së çmimeve “Oscar” rri zgjuar deri në mëngjes, përndryshe, e dua gjumin.
– Kur thua “lamtumirë”, kthehesh prapë pas?
– Po, më ka ndodhur!
– Periudha më e bukur e jetës tënde…
– Paaaaj… çdo periudhë është përjetim më vete. Megjithatë, 2004-2008-n s’do ta harroj asnjëherë. (Buzëqesh)
– Cila ka qenë hera e fundit kur një vajzë të ka dhënë numrin e saj të telefonit?
– Nuk më kujtohet.
– Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra, kur mbaron zakonisht dita jote?
– Në 23.00, 00.00 ose 1.00, maksimumi!
– Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?
– Gjyshja, gjyshja. (Buzëqesh)
– Me çfarë do ta nisësh ditën nesër?
– Me biçikleten time! (Qesh)
– Çfarë të bën të zgjohesh në mëngjes?
– Dashuria për të jetuar… bukur!
ARTI
– Çfarë është lumturia absolute për ty?
– Të gëzosh shëndet!
– Tipari kryesor i karakterit tënd…
– I dashur!
– Defekti kryesor?
– I dashur!
– Ndaj cilave gabime je më tolerant?
– Ndaj gabimeve te vogla.
– Libri që të ka lënë mbresë të pashlyeshme?
– “Darka e gabuar”, Ismail Kadare.
– Filmi që, pasi e ke parë, ke dashur të ishe ti protagonisti kryesor?
– Ah, “The beach”, Leo di Kaprio.
– Çfarë urren më shumë në këtë botë?
– Padrejtësitë, skamjen…
– Në ç’raste zgjedh të thuash gënjeshtra?
– Në raste shumë të rralla… Shumë të rralla.
– Cila është motoja jote?
– Mendo bukur!
– Po dëshira e momentit?
– Ta përfundojmë më shpejt intervistën, se u lodha pak. (Qesh)
– Të duket vetja tërheqës?
– Edhe po, edhe jo.
– Një moment i sikletshëm për ty…
– Të isha i papërgatitur kur s’duhet!
– Aroma e preferuar?
– E luleve. (Buzëqesh)

 

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqiperia...

Next Post

Pse ka këtë pamje Buda?

Advertisement