Albumi i ri i Adele, “30” pati javën më të madhe të hapjes nga çdo album tjetër i publikuar në vitin 2021, por ishte gjithashtu 75 për qind më pak se javën e parë të publikimit të albumit të saj të mëparshëm.
Këngëtarja, 33 vjeçe, emocionoi fansat dhe kritikët me “30”, I cili thuhet se shiti 838,000 kopje në javën e parë, kryesisht nga CD dhe shkarkime. Ndarja e shitjeve arriti në 678,782 në CD dhe shkarkime, ndërsa transmetimi llogaritet në 152,690.
Ndërsa kjo i jep Adele javën më të madhe të hapjes së çdo albumi të vitit, është një rënie nga 3.8 milionë kopje që ajo shiti nga “25” kur u publikua në nëntor 2015.
“25”, albumi i tretë i Adelës, vazhdoi të shiste18 milionë kopje në mbarë botën gjatë vitit të parë.
Rënia mund të jetë pjesërisht për shkak të rënies së shitjeve të albumeve në përgjithësi gjatë disa viteve të fundit pasi dëgjuesit i kthehen transmetimit.
Sipas MCR Data, shitjet e albumeve vetëm në SHBA shkuan nga 507 milionë njësi të shitura në 2007 në 102 milionë deri në vitin 2020.
Advertisement