Ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme (e enjte) aktori i njohur shqiptar, Hajrullah Ramizi.
Artisti nga Shkupi vdiq në moshën 37-vjeçare, ndërsa lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga faqja zyrtare e ‘Teatri Shqiptar’.
Përkundër se u nda nga jeta në moshë të re, ai ka lënë një bagazh të madh e të bujshëm artistik.
Postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):
“Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi
02.03.1984 – 18.11.2021
Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.
Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj.