Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të rritim agrume në kushte shtëpiake?

Agrumet janë kultura bimore më e përshtatshme për t’u rritur në kushte shtëpiake. Ato mund të shtohen me anë të farave, krahëzave, apo fidanëve të gashëm që shiten në dyqanet përkatëse. Veç zbukurimit të ambientit, ato janë shumë të dobishme sepse pastrojnë ajrin. Bërthamat për të mbjellë një lloj agrumi, duhen zgjedhur nga frute të pjekura mirë. Ato, para mbjelljes, duhen larë dhe rekomandohet të lihen parapraksht disa ditë në ujë të ngrohtë, duke u hedhur disa pika epine apo cirkoni. Në përgjithësi, ato mbijnë brenda dy javëve. Më shpejt se të gjitha agrumet, mbijnë mandarinat, që lëshojnë lastar brenda pesë ditëve. Më shumë duhet pritur mbirja e grejfrutave dhe disa agrumeve të tjera ekzotike. Për mbjelljen e farës, është mirë të përdoret vertikuli (lloj materieje) që e mban lagështirën dhe nuk ka lëndë organike që mund ta infektojnë e kalbin farën.
Në kohën kur fillojnë të dalin gjethet e para, lastarët e agrumeve mund të rimbillen në vazo me dhé. Bimët kanë nevojë për temperaturë jo më të ulët se 25 gradë dhe duhet mbajtur parasysh se ato nuk i durojnë dot korrentet e erës. Ndaj dheut, ato kanë këto kërkesa: Dheu duhet të jetë i shkrifët, të ketë drenazhim, të mos ketë lagështi të madhe dhe grumbullim uji.
Limoni dhe mandarinat kanë më pak kërkesa, përshtaten më shpejt në kushtet e apartamentit, madje bimës së mandarinave mund t’i japim forma të ndryshme… Një nga shërbimet që kërkojnë agrumet është krasitja: Priten të gjitha degët e shtrembra dhe ato që janë anemike. Degët hiqen, zakonisht, pasi kanë nxjerë gjethen e pestë.
Bimët që mbillen me fara, lulëzojnë pas 3-5 vitesh dhe më shpejt se të gjitha llojet e agrumeve lulëzon limoni. Shpesh, ndodh që bima të lëshojë shumë lule dhe nuk është në gjendje t’i mbajë ose më keq, rrezikon shëndetin e saj. Në këto raste, lulet rrallohen që në kohën kur janë burbuqe. Llogaria është e thjeshtë: Çdo lule duhet të ketë dhjetë gjethe të shëndosha.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si shkon Dashi me shenjat e tjera?

Next Post

Gjellë fshati armene

Advertisement