Nga Fabjola Kuburi
Ajo duket se ka lindur me muzikën dhe për muzikën sepse gjithçka e lidh me të. Ori, këngëtarja e hitit “Nga lindja në perëndim” duket se po bëhet gati për një tjetër prodhim muzikor për t’u mbajtur mend gjatë. Le të flasim pak më gjatë me të dhe të na sjellë me nga afër projektet që po bëhen gati të publikohen dhe pse jo të njihemi pak më shumë edhe me të…!
-Ori, nëse kthehemi në fillimet e tua, çfarë kishe parashikuar dhe çfarë jo që në nisje, për vazhdimin?
-Përshëndetje, e dashur! Është kënaqësi dhe për mua gjithashtu. E vërteta është që janë bërë hapat ashtu siç duhet, step by step. Deri tani jam e kënaqur. Nuk kisha parashikuar asgjë të them të drejtën.
-Risia në muzikë e në sjelljen skenike duket se ka qenë parësore për ty. E pamë këtë me klipin tënd të parë, “Nga Lindja ne Perendim”… Sa e ke ndjerë presionin e prezantimit ne publik aty ku ndjekes i yti ne muzike është edhe komshiu, edhe djali i parkingut, edhe shitësi i bukës? Ka patur raste pendese pas ndonje veprimi duke qenë se tani je personazh i njohur?
-Po ç’është e verteta ka qenë një muaj plot me emocione, dashuri, kënaqësi dhe ankth po ashtu, për faktin se si do ta priste publiku këngën. U jam shumë mirënjohëse dhe i falenderoj të gjithë ata që e kanë pëlqyer dhe me kane mbeshtetur. Presioni, hm, shumë pak po ka qenë me momente. Jo se reflektonte gjatë gjithë kohës, falë Zotit, jo. (qesh)
– Po perceptimi i kolegëve për punën tënde? Ke kapur diçka të thënë nën zë?
-Sa i përket punës/kolegëve kisha fatin që të bashkëpunoja me artistë/këngëtarë grek te njohur te cilet kan nj histori secili prej tyre ,dhe jam shumë mirënjohëse per kete qëndrim të cilët më mbështetën dhe më inkurajonin. Kjo gjë më lehtësoi jashtë mase sepse fakti qe ata kanë mbi 20 vite në skenë dhe kjo gjë më bëri shumë mirë, për të shpalosur veten në skenë,per te qene me vetvetja dhe e fokusuar ne punen time pasi nuk ishim konkurrent, ose me mirë le të them nuk kishim konflikte.Mbrapa krahëve asnjëri nga ne nuk mund të di se çfarë thuhet, por di të them qe ne syt e mi s’kam parë reagime,ose dëgjuar, përsa i përket anës profesionale, për të vetmen arsye jam shumë komunikuese, këmbëngulëse, allegro, çdo gjë tashmë e marr me sportivitet edhe përcjell me pozitivitet.
– Çfarë mund të themi për ndjekesit?Ç’marrëdhënie keni vendosur në heshtje me njëri-tjetrin?
-Mundohem gjithmonë të jem komunikuese ,nuk më pelqen heshtja apo le të themi diferencimi ,ose më saktë neglizhenca. Kam qenë jam dhe do jem e thjesht, edhe pse ndonjëherë angazhimet nuk na lënë dhe koha nuk na mjafton te jemi 24 në 24 në rrjete sociale.
– Le të flasim pak për stilin… Dëgjojmë dhe shohim vazhdimisht për veshje, gjeste e modele flokësh të kopjuara… Ti, ku e ke mbështetur stilin tënd?
-Mendoj që çdo artist/artiste duhet të ketë stilin e saj/të tijin pa kopjuar, pa imituar. Por adhuroj dhe jam fanse e Monica Belucit.
-Sa larg mendon të të çojë apo ta çosh këtë rrugë që ke nisur?
-I lutemi Zotit në rradhë të parë që të jemi mirë. Hm, sa larg? Sa jetë më ka shkruar Zoti aq jetë, gjallëri do përcjell në publik dhe nëse fati më do që të udhëtoj mbi notat e pentagramit do ta ndjek derisa të mbyll sytë. Muzika është jeta ime, antistres, pasion. Me punë dhe emocion rizgjohem çdo ditë.
-Një qëllim të caktuar që ia ke vënë vetes…
-Qëllimi im është të mbaroj studimet e mia dhe të diplomohem këtu ku jetoj.
-Emocioni të frymëzon apo të bllokon?
-Emocionet janë të ndryshme dhe varet se si mund të gjendem gjatë ditës, ose para publikut por le te themi me shum e Clire,por mund t’ju them se të dy varientet ekzistojnë. Se njerez jemi dhe ne ,kemi baticat dhe zbaticat .haha
-Kënaqësitë më të mëdha për ty në jetë janë…!
-Janë shumë. Në rradhë të parë kur zgjohem dhe kam përqafimin e fëmijëve çdo ditë në mëngjes, kur shikoj një mot të kthjellët. Tashmë nuk ka të paguar sepse dikur nuk e vlerësoja, kur më dhurojnë buzëqeshje, respekt, dashuri, komunikim me shoqërinë dhe me njerzit qe me duan, gjëra të cilat i vlerësoj jashtë mase dhe gjithmonë jap më shumë. Më del instiktivisht,si shenjë Gaforre që jam (qesh)jam shumë emocionale.
-Projektet që presin të marrin zë…!
-Përsa i përket projekteve jemi në përfundimin të projektit të dytë. Është një këng verore ritmike, dhe nga vjeshta uroj mos të kemi ndonjë lock down dhe mos të kemi ndonjë pengesë. Më vonë do të jetë në proces kënga patriotike në prag festash.
Urim: Ju uroj të gjithëve një verë të mbarë dhe të mrekullueshme. Qoftë një verë plot dasma dhe gëzime.Duhet të mendojmë dhe të shpresojmë për më të mirat, për gjërat që duam, pasi universi i dëgjon lutjet tona. Duajeni veten dhe çdo gjë do të arrihet. Me rastin e ditëlindjes sime dua të falenderoj dy prindërit e mi, që janë të mrekullueshëm dhe i pershëndes publikisht sepse e meritojnë.Falë tyre jemi në këtë botë. Nuk duhet kurrsesi t’i harrojmë dhe t’i nenglizhojmë. Jam shumë e gëzuar, me fat dhe e plotësuar sot, në këtë ditë festive. Gëzuar ditëlindjen, vetja ime dhe të gjithë atyre që e festojnë sot gjithashtu!