Ajo ka zgjedhur të sjelli pozitivitet përmbi këtë tokë. Vida Kunora, një prej zërave më të mirë të muzikës në Shqipëri, nuk mundi të mos e ndante lajmin e mrekullueshëm të të bërit me nip me të gjithë dashamirësit e këngëve të saj dhe të miqëve në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Facebook, jo shkroi: “Mjalt i mjaltit, dashuri që s’përshkruhet me fjalë. Më ndriçove zemrën i bukuri i botës Noah!
Zoti të ndriçoftë jetën dhe shpresoj të mbash marrëveshjen, që bëmë bashkë për pseudo-statusin tim (top sekret) , se ti je nipi më i ëmbël i të gjitha kohërave! Jetofsh sa malet!” Ky ka qenë postimi i artistes në rrjetet sociale!
Një tjetër postim i një tjetër artisteje të jashtëzakonshme si Fatmira Breçanit, edhe ajo e bërë gjyshe së fundmi ka shkruar e lumturuar:” Tani zyrtarisht gjyshe. Jam shumë e lumtur dhe falenderimi i shkon të madhit Zot, për këtë mrekulli që na bekoj. E paç jetën e gjatë Triumf dhe të premtoj që gjithmonë do të jesh i rrethuar nga shumë dashuri”, kështu e mbyll artistja statusin e bashkëshoqëruar me foton e vogëlushit! Në fakt ajo që bën përshtypje është pjesa e dukjes së tyre, që i bën të mrekullueshme, duket sikur kanë msaluar kohën dhe kanë marrë të gjithë eliksirin e rinisë së përjetshme. Linjat e përkryera dhe një shkëlqim vezulles i fytyrës dhe i syve. Dhe të mendojmë që sapo është bërë me nipa shqiptaro-amerikanë, e duken kaq në formë. Po ju keni në jetë tuaj një grua, që e admironi e që duket si Vida Kunora e Fatmira Breçani?!