Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Andropauza, kur shfaqet dhe si duhet përballuar… Nga Dr. Artan Koni!

Nga Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog
Jo vetëm te femrat, ndryshimet hormonale që ndikojnë në disa çrregullime të mundshme, ndodhin ngjashëm edhe te meshkujt sikurse te femrat. Madje, këto ndryshime hormonesh edhe te burrat shoqërohen me menopauzë tek meshkujt ose ndryshe andropauza!
Një tjetër element që e bën menopauzën mashkullore më të thjeshtë dhe më të lehtë nga ai i grave, është fakti që kjo dukuri nuk shfaqet te të gjithë meshkujt.

Termi menopauza mashkullore ose andropauza përmbledh ndryshimet në nivelin e hormoneve mashkullore të cilat shfaqen për shkak të moshës. Kjo nënkupton zvogëlimin e prodhimit të testosteronit te meshkujt mbi 50 vjeç!
Menopauza mashkullore dallon nga menopauza te femrat, sepse nuk shfaqet tek të gjithë meshkujt dhe e dyta nuk nënkupton shuarjen e plotë të organeve reproduktive, ndonëse mund të ketë komplikime si pasojë e uljes së prodhimit të hormoneve.
Zvogëlimi i prodhimit të testosteronit është diçka normale që ndodh për shkak të moshës. Mendohet se vlerat e testosteronit bien për 1% në vjet pas moshës 30 vjeçare.
Për shumicën e burrave simptomat janë të përballueshme edhe pa kurrfarë mjekimi. Nëse simptomat ju shqetësojnë, atëherë patjetër konsultohuni me mjekun. Problemi më i madh është që meshkujt e kanë shumë më të vështirë që të flasin me mjekun për ankesat e tyre seksuale.

Menopauza mashkullore shkakton probleme fizike, seksuale dhe psikologjike. Këto ankesa theksohen me kalimin e viteve dhe janë:
▪ Ulja e energjisë
▪ Depresioni dhe mërzia
▪ Mungesa e motivimit
▪ Ulja e vetëbesimit
▪ Vështirësitë në përqendrim

Advertisement

▪ Pagjumësia ose problemet me gjumin
▪ Rritja e peshës trupore
▪ Ulja e masës muskulore dhe ndjenja e lodhjes fizike
▪ Gjinekomastia ose rritja e gjinjve
▪ Zvogëlimi i densitetit të kockave
▪ Disfunksioni erektil dhe ulja e libidos
▪ Infertiliteti
Mënyra më e shpeshtë e trajtimit është:
• Dieta e shëndetshme
• Aktiviteti i rregullt fizik
• Pushimi dhe gjumi i mjaftueshëm
• Zvogëlimi i stresit
Terapia hormonale është shumë kundërthënëse. Për shembull steroidet dhe testosteroni sintetik mund të kenë efekte të dëmshme.

Për andropauzen, tregon edhe specialisti androlog , Dr Artan Koni, i cili ka dhënë këshilla dhe mënyra të trajtimit në lidhje me fazën e andropauzes!
‘’Simptomat kryesore të andropauzës ose menopauzës te meshkujt janë: ulja e libidos, humbja e masës muskulore, shtim i masës dhjamore,  djersitje – kryesisht natën, depresion, rritje e gjinjve, zvogëlim i testiseve, zvogëlim i lartësisë trupore, humbje e vetëbesimit dhe përqendrimit, dobësim i kujtesës, pagjumësi, anemi dhe më kryesorja zvogëlim i ereksionit! Edhe pse të dy gjinitë e përjetojnë menopauzën, ajo nuk mund të jetë e njejtë për të gjithë, këtu ka dallime të mëdha në hormone.
‘’Andropauza dallon nga menopauza e grave, sepse këtu kemi zvogëlim gradual të nivelit të hormonit seksual mashkullor – testosteronit dhe pasojat e këtij zvogëlimi ende janë shumë të qarta për dallim nga gratë ku niveli i hormonit seksual femëror-estrogjenit, zvogëlohet papritur dhe gjatë një periudhe relativisht të shkurtër kohe’’ shton Dr Koni.
Testosteroni është i njohur si hormoni i gjinisë mashkullore, i cili nxit dëshirën seksuale te meshkujt, por roli i tij në organizëm është edhe mbajtja në formë e trupit. Ky hormon ulet përgjatë viteve, por varet edhe nga gjenetika e vet mashkullit.
‘’Në dekadën e pestë të jetës së burrave fillon një rënie graduale e nivelit të testosteronit me rreth 1 % ulje brenda një viti. Kjo rënie gati është e papërfillshme për shumicën e burrave deri në moshën 60 vjeçare. Pas kësaj moshe, kjo rënie është më e theksuar për të arritur maksimumin e rënies në vitet e 80-ta. Por, ky rregull nuk vlen për të gjithë burrat. Lëkundja e nivelit të testosteronit përveç moshës varet edhe prej shumë faktorëve tjerë gjenetikë e shëndetësorë’’ tregon Dr Koni!
Trajtimi i andropauzës mund të bëhet me konsultimin e seksologut, andrologut dhe endokrinologut, për faktin se akoma ka kundërthënie në mes të përfitimit dhe efekteve të mundshme anësore si pasojë e marrjes së terapisë me testosterone.
‘’Disa nga efektet e mundshme anësore pas terapisë me testosteron janë: çrregullim potencialisht serioz i gjumit, paraqitje e puçrrave ose reagimeve të tjera të lëkurës, rritje beninje e prostatës, përkeqësim i kancerit ekzistues të prostatës, rritje e rruazave të kuqe të gjakut i cili kontribuon në rritjen e rrezikut të formimit të një mpiksjeje gjaku’’ thekson Dr Koni!
Por, t’u thuash meshkujve që përjetojnë andropauzë deri në moshën 60 vjeçare, nuk e besojnë sepse mendojnë që ndodhë vetëm te gratë!
‘’Në kliniken time kam pasur numër të konsiderueshëm të burrave që ankohen për probleme seksuale, shumica e burrave nuk kanë dëgjuar asnjëherë për termin andropauzë e as që janë të njohur me problemet që paraqiten si rezultat i kësaj faze të jetës së tyre. Shumica nga ata mendojnë se mosha e shtyrë vetvetiu nënkupton edhe ulje të dëshirës për seks dhe lodhje të pashpjegueshme.
Gjendja e andropauzës është normale dhe trajtimi i saj është i domosdoshëm,prandaj andrologu ka një mesazh për të gjithë meshkujt që e përjetojnë një fazë të tillë në jetën e tyre.
‘’Mesazhi im për meshkujt që kalojnë në andropauzë është që ata të konsultohen me profesionistë shëndetësorë (seksolog, androlog, ednokrinolog, urolog), të kontrollojnë rregullisht nivelin e testosteronit dhe nëse ju rekomandohet nga mjeku marrja e terapisë me testosteron të mos hezitojnë ta bëjnë atë sepse mund t’ju përmirësoj dukshëm shëndetin seksual dhe t’ju mbaj seksualisht aktiv edhe në moshë të shtyrë’’ këshillon Dr Artan Koni!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Adi Harizi: Koha i jep secilit vlerën që meriton…!

Next Post

Shpërthen këngëtarja e mirënjohur: Mjaft mbështetët striptistët dhe këngëtarët që nuk janë të talentuar

Advertisement