Një nga këngëtaret më në zë të tregut muzikor në Shqipëri, Amarda, duket mjaft e revoltuar për mbështetjen që i ofrojnë mediat në vend këngëtarëve, që nuk kanë potencial. Në një pjesë të postimin të saj, në rrjetin social “Instagram” duke marrë parasysh dhe eksperiencën e gjatë të saj nëpër muzikë ajo shkruan: “Për fat të keq, këngëtarët e vërtetë nuk kanë mbështetje të madhe nga disa prej televizioneve në Shqipëri”, duke nënkuptuar kështu vëmendjen thuajse të vakët të ekraneve ndaj atyre që kanë bërë histori në muzikë. Më tej postimi i këngëtares vijon: “Mbase disa këngëtarë janë shumë më të aftë për të qenë në këto televizione.
Mjaft mbështetët striptistët dhe këta (këngëtarët) që nuk janë të talentuar. Vendi ynë ka artista më të mirë se sa këta që tregoni ju, por e vetmja gjë është se disa artistë nuk kanë lekë për të qenë artista të mëdhenj, ndërsa striptistat po.”
Kështu mbyllet postimi i këngëtares që ironizon me faktin se si vihen në qendër të mediave në Shqipëri, ata që nuk kanë talent. Këngëtarja ka zgjedhur një foto të saj duke performuar në një aktivitet për t’i dhënë postimin rëndësinë e merituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *