Afërdita Dreshaj, këtë herë ka kaluar një verë mjaft interesante krah të dashurit të saj çek. Kjo, jo vetëm për pushimet, por edhe sepse vetëm para disa ditësh, ajo ka qenë e pranishme në njërin nga koncertet e këngëtares Rihanna dhe Eminem, në turin e tyre koncertor. Falë pjesëmarrjes në këtë koncert, çifti ua ka shtuar larminë pushimeve të kësaj vere, ndërsa suksesi në karrierën e secilit nuk mungon, duke qenë se para pak ditësh Afërdita solli edhe këngën më të fundit për publikun e saj, të titulluar “Mos rri larg”. Pas ndarjes nga Shpati, modelja dhe këngëtarja shqiptare, duket se ka gjetur shumë shpejt lumturinë në krahët e të dashurit të saj të ri. Ndërkohë që Shpati vazhdon me koncertet dhe me shtimin në peshë, për ndonjë lidhje të re nuk është përfolur ende.
Advertisement