Në kohën kur pritej që peshqit dhe peshkaqenët e krimit,të vjedhjeve dhe vrasjes së Shqipërisë të shkonin në qeli, po ndodh krejtë e kundërta. Ata, më 25 Prillit, si në gjithë zgjedhjet e këtyre 30-vjetëve, po shkojnë drejt parlamentit të ri, hijerëndë,serbes, me ballin lartë dhe krenarë për krimet e kryera. Imuniteti parlamentar përmes votës së popullit i bën ata më të mbrojtur nga çdo lloj drejtësie, e vjetra dhe e reja.Këto llojë drejtësish mund të kenë shumë ndryshime mes tyre, por e përbashkëta fatale me sa duket eshtë, se të dyja janë të gjunjëzuara para peshkaqenëve dhe pushtetit të krimit. Në 26 Prill peshqit e mëdhenj të krimit ka gjase t’i kemi në parlament, të mborojtur nga eskortat qeveritare, të shpërblyer me ofiqe dhe paga të larta. Ata,dorën e përgjakur nga krimet, vrasjet dhe vjedhja,do ta vendosin mbi kushtetutë,dhe do të betohen para saj. Dhe për çfarë?Se ata do të jenë besnikë të veprave të tyre kriminale,se do të përpiqen të zhdukin nga faqja e dheut provat e krimeve të bëra dhe se pushtetin do t’ua dorëzojnë pa kushte padronëve të trafiqeve dhe mafies. Në këtë tregëti peshku, janë përfshirë si gjithmonë aktorët e brendshëm, partitë politike, por edhe diplomatët e huaj.Në pazarin mediatik, dhe politik kohët e fundit është nxjerrë një cironkë e tipit Tom Doshi dhe të gjithë po rendin drejt tij, ku dikush do ta shikojë atë, të pjekur në tigan, të tjerë kërkojnë t’i heqin luspat, apo të mbyllur në akuarium,në vetminë e tij të madhe.Të merresh me cironka dhe të lësh të pashqetësuar, peshqit e mëdhenj dhe dinosaurët e krimit,kjo është të tallesh me popullin shqiptar,me demokracinë e brishtë,por dhe me fushatën e zgjedhjeve parlamentare.
Basha i entuziazmuar nga zhurma që ka krijuar fenomeni Doshi,kërkon që pas kësaj cironke të fshehë peshkaqenët dhe kryedinosaurin e kësaj partie që e ka mbytur Shqipërinë në gjak dhe krime monstruoze. Pa dënimin e tyre nuk do të ketë paqe dhe qetësi në Shqipëri. Është një maskaradë e vërtetë që partitë politike shkojnë në sitën e antikrimit dhe korrupsionit kandidatët e rinj dhe të pa infektuar nga pushteti dhe lënë në harresë kapot e krimit në udhëheqie të këtyre subjekteve politike.Varfëria sado e ndjeshme të jetë në vend, nuk do të arrijë të fshijë nga kujtesa e popullit të ndershëm, 26 viktimat e Gërdecit,drejtësinë e munguar për të vrarët e 21-Jnarit,të vrarë nga qeveria e kohës,nga ata që kërkojnë në këto zgjedhje mandatin e deputetit,natyrishtë për t’i rivrarë ata, edhe të vdekur.
Vështirë se do të harrohen nga shqiptarët, fishkëllimat mbi kokat e tyre të plumbave në ngjarjen tragjike të 97-tës,urdhërat e qeverisë për të vrarë njerëz me lista si kundërshtarë të saj,hartat dhe urdhërat luftarak për pushtimin e Jugut të vendit.Ata nuk do të harrojnë as mbi 3000 shqiptarëve që humbën jetën në këto ngjarje makabre vetëm se kërkonin paratë e vjedhura nga mafja dhe qeveria. Askush nuk e ka harruar aktin e tradhëtisë kombëtare nga qeveria e kohës, kur e cila furnizonte me naftë, në kushtet e embargos botërore, ushtrinë vrasëse Sërbe ndaj popullit të Kosovës. A mund t’i mbulojë krime të tilla tragjike një cironkë si Tom Doshi,aq më pak që nuk ka lidhje me këto ngjarje?Ky mund të akuzohet nëse ka prova për gjithçka,edhe për tërmetet e ndodhura, edhe për pandeminë,për vrasje dhe vjedhje,por kursesi për krimet e mësipërme.Ato kanë autorët e tyre,me emër dhe mbiemër,me prova të pakundërshtueshme,të pohuara dhe ripohuara prej tyre,me autorë të penduar para opinionit publik se në ato ngjarje duhet të kishin vrarë më tepër njerëz, dhe vjedhur më shumë pasuri.
Çuditërishtë këta i marrin në mbrojtje edhe organet e ligjit dhe drejtësia e re,edhe Komisioni i Zgjedhjeve, politika, por edhe ajo pjesë e elektoratit militant e të verbër të cilët plagët dhe dhimbjet e shoqërisë nuk i quajnë edhe dhimbjet dhe fatkeqësinë e tyre.Indoktrinimi i skajshëm i ka bërë ata që lumturinë e tyre ta ndërtojnë mbi fatkeqësitë dhe dhimbjet e viktimave të krimeve qeveritare.Disa, ish- ambasadorë amerikan ,në respekt edhe të punës së bërë nga vetë ata, në luftë me peshqit e mëdhenj, kalojnë ndonjë xhiro nga Shqipëria,për të parë nëse është kapur ndonjë prej tyre.Por fatëkeqësishtë peshqit e mëdhenj në Shqipëri janë në krye të shtetit,të opozitës dhe drejtësisë,dhe në kërkim të imunitetit të ri parlamentar. Ndërsa ambasadorja amerikane në mënyrë të pashpjegueshme është ngatërruar me një një cironkë të tipit Doshi,duke u bërë fresk peshkaqenëve të krimit shqiptarë.
Në tregëtinë e peshqëve po shfaqet edhe Edi Rama,si gjithmonë ngacmues,mospërfillës,i sigurt në fitoren e zgjedhjeve, por edhe me një vision të qartë për pas zgjedhjeve.Ai në propagandën zgjedhore bën një dallim tinzar mes grupit të kriminelëve të njohur në rradhët e opozitës.Nga radhët e të akuzuarve si kriminelë të tipit Berisha,Meta dhe Kryemadhi,lë jashtë vëmëndjes, dhe nuk e përfshinë në këtë bashkësi,edhe Bashën.Të parët ai i quan si djaj me brinj,kurse Bashën e vlerëson, jo si një engjëll,por si një gjumash,që nuk njeh tabelën e shumzimit,ortografinë drejtshkrimore, artin e drejtimit,dhe kaq.Ai nuk e përmënd atë, si një të dyshuar potencial për krime të rënda shtetërore.Pse duhet të ndodhi kjo kur pesha specifike si kriminelë e të katërve pothuajse është e njëjtë?! Dhe në këtë diferencim fillon edhe tregëtia e peshkimit nga ana e Ramës.Ai mesa duket ka projektuar si një zgjidhje bashkohore dhe të domosdosëshme për Shqipërinë, një koalicion mes të majtës dhe të djathtës.Kjo zgjidhje është mëse e pranueshme dhe vizionare,por e papranueshme është harresa ndaj veprave penale të Bashës.Koalicioni ndoshta është i domosdoshëm me Partinë Demokratike,por jo me Bashën,pa kaluar në sitën e drejtësisë.Një kompromis i tillë i Ramës me krimet e rivalit të tij politik,është i gabuar dhe me pasoja për demokracinë shqiptare.Dhe ky është prej tij një gabim I përsëritur,si në zgjedhjen e presidentit aktual, apo të ndonjë deputeti dhe kryetari bashkie.Dështimi i politikës shqiptare në luftën me krimin dhe kryekriminelët më duket se është i plotë edhe në këtë fushatë zgjedhore.E dështuar është edhe Reforma dhe Komisjoni i Zgjedhjeve,Drejtësia e Re,mbështetja ndërkombëtare,pra gjithçka.E vetmja shpresë në luftën ndaj tyre mbetet elektorati,që si thotë ambasadorja amerikane,nuk duhet t’ja dorëzoi fuqinë e tij kriminelëve,pra peshqëve të krimit .Natyrishtë jo vetëm cironkave, por mbi të gjitha dinosaurëve të krimit shqiptaë.Një ndërmarje e vështirë, por le të shpresojmë.
Agron Berdaj