Ajo ka përqafuar aromën e Amerikës, prej kohësh tashmë, me ëndrrën e jashtëzakonshme për të krijuar identitetin e vet artistik në një vend, në të cilin gjërat duan punë të madhe, për tu arritur e natyrisht pasion. Gerona Hyska, këngëtarja simpatike që numëron disa këngë të ndjera kushtuar dashurisë dhe jo vetëm, ka dashur që ana tjetër e saj, jeta private të qëndroj larg vrullit mediatik. Hyska ka dashur të njihet vetëm për atë që di të bëj më së mirë, muzikën që i buron nga shpirti. Gerona ka dashur të qëndroj në atë strehëzën e vet artistike, që me shumë mund e ka ndërtuar, të vazhdojë të sjellë produksione të reja dhe të mos i shkëpusë kurrë lidhjet me ata që e duan muzikën e saj. Së fundmi, shohim një ndryshim tek ajo. Jo operacione plastike, sigurisht!
Gerona duket se ka ardhur në super formë këtë pranverë. Një trup i tonifikuar, ndërsa fytyra mbetet po ajo e njëjta, plotë diell dhe e mbushur tejet me lumturi. Mos vallë këngëtarja ka nisur ndonjë histori dashurie në Amerikën e largët? E dimë që të gjithë ju po aludoni tani, megjithatë e kontaktuar nga “Gazeta Intervista”, këngëtarja është shprehur se fotot e publikuara në ato linja fantastike nuk kanë lidhje me asgjë tjetër, përveçse me një projekt të ri muzikor, i cili sapo u publiku dhe titullohet “ Zemër” . Gerona ka pohuar se ky ishte çasti i duhur për ta ndarë me fansat. Një bashkëpunim me këngëtarin e ri Besar Maliqi, që i ka bërë të gjithë për vete. Ne i urojmë Geronës urime të mëtejshme e sa më shumë frymëzim, për projekte të reja bdërkohë shijoni klipin e ri: