Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

UNË JAM NJË STINË! Poezi nga Suela Bako

Poezia fituese e çmimit të tretë në konkursin poetik “Alternativa 2020”, autore Suela Bako.

UNË JAM NJË STINË

Jam të gjitha stinët bashkë.

Advertisement

Jam pranvera;
kur më gagarrisin fëmijët në vesh;
çel si zambak,
petale më bëhen dhëmbët,
duart e mia përplas,
duart e foshnjes që rrita
në flokët e mi ngatërrohen paq…

Jam vera;
ngre çati buganvillesh
në folenë që shtrëngoj në sqep
si zog grabitqar, e shqyej
at’ krijesë që do të më thyejë vezët,
jam valë deti që përkund varka letre
(në ëndrra bëhen vaporë me vela)
erë e mbarë fryn, ndryshe dal e fryj vetë;
Oh! Poseidoni më zileps.

Jam vjeshta,
kur në dashuri bie.
lulet e mia çelin në petalë t’arta.
Atij që dua i puhiten mbi krye,
retë më bëhen pengesë…
I çmil një e nga një petalet dhe retë.
Poleni në kaltërsinë e qiellit bëhet dielli vetë.

Jam dimri
kur mërria më err sytë
as shoh as qesh, derdhem si ortek,
zvarrë marr përpara të mirë e të keq…
mërrinë time si përbindësh e nxjerr nga zgavra
ashtu si zhavorrin i heqin malit nga zemra
e në mes i lenë një gropë.

Jam stina e pestë
s’e gjeta kurre stinën q’i përkas.
Jam ajo që dashurinë e mërinë i bën bashkë;
fëmija nga dolën fëmijët që rrita
ajo që pret të rriten e të rritet
jam stina Prag.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

DR.Edmond Puca: Të shpëtosh njerëzit është hyjnore! Këshilla: Mos ngurroni të bëni vaksinën!

Next Post

Eglantina Alliaj: Ja faktorët që mundojnë median shqiptare

Advertisement