Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
A ka kuptim festa?! Nga Denis Dyrnjaja
Blerina Balili: Muzika këto kohë është shpëtim për shpirtin
Maya: Ai është kryevepra ime…!

Blerina Balili: Muzika këto kohë është shpëtim për shpirtin

Këngëtarja Blerina Balili është mësuar që në fëmijëri të këndoj bashkë me të ëmën, një nga këngëtaret më të dashura në Shqipëri, prej shumë vitesh, Vitori Balili. Sot Blerina vjen në një rrëfim për muzikën dhe për përditshmërinë, për të njohurën dhe të panjohurën e për të zbuluar skutat më të errëta të profesionit, duke qëndruar pozitive ashtu siç është në skenë. Për të gjithë ata që janë duke pritur produksionet e reja të saj, Blerina thotë se shumë shpejtë do të publikojë këngë të reja duke mos harruar të na zbulojë edhe një të re të ëmbël në jetën e saj, ajo është bërë gjyshe e një mbese, duke e bërë kështu edhe gjyshen më të bukur në botën e muzikës! 

Blerina, sa të vështirë e ke patur të krijosh një imazh potent në muzikën shqiptare, të punosh për emrin tënd?

Advertisement

-Gjithmonë hapat e para janë shumë të vështirë, por njeriu i vë kusht vetes, jam për këtë dhe do të mbaj seriozitet e autoritet në punë. Për mua këto kanë qenë thelbësore. Tek unë si Blerina me aq sa kisha mundesi përpiqesha te bëja reklamën time gjithmonë, me mundësinë time. Ka qenë e vështirë, por çdo gjë harrohet kur je vetvetja dhe të rrethojnë njerëz, që të admirojnë.

Klipi yt më i i ri “Si ta gënjëj zemrën”më trego pak si u realizua dhe a mendon se do gjejë vend tek publiku duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhemi?

-Klipi im i ri një ide, që e punuam bashkë me yllin Vojsava Alia është diçka që e dashurova si tekst, sa e lexova, shpresoj të gjej vend tek populli. Pak muzikë zbut zemrat tona në këtë situatë. Shpresat janë të mëdha, që të shkoj mirë gjithçka. Muzika këto kohë është shpëtim për shpirtin

Sa ka ndikuar kjo gjendje tek fusha juaj dhe si mendoni se do rikuperohet?

-Situatë shumë e vështirë për të gjithë ne, sidomos për njerëzit e artit. Na ka lënë shumë pas. I lutemi Zotit, pasi në dorë të tij jemi, që kjo situatë të iki një herë e përgjithmonë e t’i kthehemi normalitetit.

Muzika dje dhe sot, sot dhe nesër… Ç’të bën të mendosh? 

-Muzika dje, flasim për muzikë kur kishte kompozitorë që të rrinin tek koka për të nxjerr një këngë, që të ngelej në histori artista të rrallë, muzikë e rrallë, me nostalgji i kujtojmë. Sot muzika është bastarduar shikojnë vetëm çfarë do tregu, që të gjithë pa përjashtim. Ky është mendimi im, ndoshta dhe gaboj, por këtë mendoj. Për të nesërmen nuk e di çfarë na pret të jem e drejtë. Muzika nesër besoj se do të jetë, si nesër. (qesh) Kur themi më bën të mendoj që duhet një pastrim i mirë, ky bën ky s’bën përfshirë dhe mua këtu, që ti afrohemi sadopak muzikës së djeshme, pak vështirë, por mir do të ishte.

Ti je vajza e një prej ikonave të muzikës popullore Vitori Balili, si ndihesh kur të thonë kështu, sa ke marrë prej saj ti në profesion por edhe në karakter?

-Është e vërtetë se vajza e të madhes Vitori Balili, që e ka filluar karrierën e saj në moshë të vogël, ka 42 vjet në këngë dhe sado të përpiqemi ti ngjajë sado pak prapë është larg, pasi eksperienca e saj është shumë e gjatë. Ndihem shumë kur më njohin si bija e saj. Jam krenare për nënën time Vitori Balili ndoshta i ngjaj nga zëri, por prapë nuk kam ato cilësi, që ka ajo do të doja shumë të kisha urtësinë, që e ka ajo dhe qetësinë si njeri. Nuk ka ndjesi më të mirë se sa kur dëgjoj të flitet mirë për nënën time dhe të vlerësohet për punën e jashtëzakonshme, që ka bërë prej shumë vitesh në muzikë. 

Për çfarë kujdesesh në mënyrë fanatike, gati maniake, sa i përket jetës profesionale?

-E drejtë. Jam pak fanatike në lidhje me punën dhe këngët. Dua që gjithçka të më kënaqi shpirtin, pastaj njerëzit që e dëgjojnë. Më pëlqen shumë serioziteti në punë. 

Je më shumë egoiste apo modeste, kur bëhet fjalë për punën tënde?

-Jam modeste dhe kjo është një cilësi që më pëlqen.

– Blerina ti je edhe nënë, si ke arritur ti balancosh jetën familjare dhe atë profesionale e ti kushtosh kohë të dyjave?

-Është tepër e vështirë ti përshtatesh këto të dyja, ndërkohë që je çdo ditë në punë, në lëvizje, por nëna e gjen gjithmonë kohën e mënyrën për fëmijët e saj. Sakrificë e quaj unë dhe dashuri, natyrisht.

Më fol pak për pikat e forta të Blerinës…

-Pikat e mia të forta janë: Së pari, që gjithmonë dua të ndihmoj në veçanti familjen time dhe pastaj të gjithë njerëzit. Jam këmbëngulëse në atë çka dua të bëj do ta arrij dhe pikë. (qesh) Jam shumë e ndjeshme. Përpiqem të jem korrkete e të mos trazoj punën me familjen, në një farë mënyrë jam mbrojtese e thekur. (qesh) jam gjithë kohës e buzëqeshur, nuk kam xhelozi për kolegët e mi. Gjithkush ka rriskun e vet. Mundohem që energjinë time pozitive ta përçoj tek njerëzit.

Çfarë do të ishte ideale si dhuratë për 2021-n pas këtij viti që kaluam? 

-Dhurata më e bukur është ti kthehemi përsëri realitetit. Na mungon rutina e dikurshme.

Çfarë do të doje më tepër nga jeta në këtë moment?

-Të kthehet realiteti. Nuk do të doja asgjë tjetër.

-Nëse për një moment, mbyll sytë dhe kujton fëmijërinë, cilat janë imazhet që shfaqen para teje?

-Një fëmijëri me dy prindër, që janë përpjekur shumë për ne edhe pse ishim shumë të varfër, por u rritëm me dashuri dhe rregull në familje. Më kujtohet fëmijëria, shoqet e mia, me të cilat kaloja gjithçka me buzëqeshje, gjë që sot nuk e gjen. Kam kujtime të bukura nga ajo kohë.

Çfarë të ka ngelur pa bërë akoma?

-Këngë të reja, të tjera. Unë i quaj fëmijët e mi. Do të vazhdoj të publikoj produksione të tjera.

Vitet që ikin, ndikojnë në vetëdijen tënde, në mënyrën si i koncepton gjërat, jetën, njerëzit, rrethanat?

-Duke kaluar vitet, thonë që njeriu piqet, mendon të kaluarën duke buzëqeshur dhe shikon veten sot. Pastaj mendon krejt ndryshe, je më e pjekur dhe them mirë kam bërë, qoftë për gabimet, qoftë për të mirat. Përsëri do të jem ajo Blerina që do të vazhdoj të buzëqesh dhe të dhuroj dashuri pa kufi ndonëse rrethanat janë pak të vështira, për momentin, për shkak të Covid 19, që ka mbërthyer gjithë botën. Përsëri me muzikën dhe me buzëqeshje t’i japim pak shpresë njerëzve dhe të lutemi t’i kthehemi realitetit me ndihmën e Zotit.

Plane, projekte, dëshira, qoftë personale apo profesionale për në vazhdim…

-Plane ka plot, po ashtu edhe projekte me një stil komplet ndryshe. Jam tip që rrezikoj sado kritika të marr. Blerina nuk thotë kurrë stop! Eci para, vazhdoj gjithmonë duke pasur ne krahë dy ëngjëjt e mi, dy djemët e mi dhe sidomos mbesa e parë, që po më bën gjyshe për herë të parë, është thjesht lumturi.

https://youtu.be/QfEMxCHLfBg

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A ka kuptim festa?! Nga Denis Dyrnjaja

Next Post

Maya: Ai është kryevepra ime…!

Advertisement