Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jusi Sinanaj: Jeta mes Shqipërisë dhe Italisë, ja pse zgjodha të rikthehesha për të vijuar karrierën

Ajo nuk e ka parë kurrë muzikën si biznes. Për Jusi Sinanajn, këngëtaren që për një kohë të gjatë ka jetuar në Itali, muzika është pasioni, që e riktheu përsëri në Shqipëri dhe e bëri që të prekte ëndrrën më të dashur të fëmijërisë. Në këtë intervistë Jusi rrëfen për detajet e panjohura të pasionit të saj dhe për vajzën përtej muzikës. Këngëtarja tregon për suksesin e këngës “Hana e verës” dhe qëndron optimiste për të nesërmen e tregut muzikor shqiptar.

Jusi, përshëndetje, do donim ta nisim këtë intervistë me një pyetje për këngën tënde me të re e cila u publikua gjatë verës dhe lidhet pikërisht më simbolikën e asaj stine “Hana e verës”, si erdhi kjo këngë, u pëlqye apo pati një ngërç prej situatës së covidit?
Kënga “Hana e Verës” u projektua për t’u lançuar pikërisht në fillim të verës, me qëllim që të dëgjohej, të këndohej e të kercehej, por fatkeqësisht situata e vështirë që kaluam dhe ende po kalojmë më bëri t’i ndryshoj planet dhe ta shtyj publikimin e këngës për në datën 24 korrik. Kënga është pritur mirë, është pëlqyer nga publiku sepse është një këngë me një ritëm aq të ëmbël e qetësues. Ka qenë rastësi kur unë e kam dëgjuar demon e kësaj kënge në studion e Sardi Mnerit dhe më ngeli në mendje që herën e parë që tingullin e parë, dhe thashë kjo është për mua, kjo është e imja!
-Mendon se po ia merr më të mirën karrierës tënde apo ka akoma?
Një artist, nuk mendon kurrë se ka bërë më të mirën dhe pse mund të jetë në kulminacionin e vet. Gjithmonë është në kërkim të më së mirës dhe unë mendoj njësoj si artistët e tjerë.
-E do vëmendjen Jusi, si femër dhe si artiste?
Çdo femre i pëlqen vëmendja, por kur je artiste, është shumë ndryshe. Atëherë ti shihesh si femër dhe si artiste, jeton si mes dy zjarresh.
-Nëse do të të ishte dhënë mundësia për të lëvizur jashtë ku do të bëje edhe karrierë ndërkombëtare, do ta lije Shqipërinë përgjithmonë?
Kam jetuar jashtë, në Como të Italisë gjatë periudhës së liceut, por shpirti im ishte në Shqipëri dhe kjo më bëri të hiqja dorë e të kthehesha sërish këtu. Domethënë e kam vendosur vetë ta krijoj jetën dhe karrierën në Shqipëri!
-Ke kohë në muzikë, mendon se ia njeh mirë rregullat këtij biznesi?
Nuk e shoh muzikën si biznes por si një pasion të madh. Dakord, unë prej muzikës siguroj të ardhurat e mia, ky është fakt, por është pasioni dhe dashuria që kam për muzikën ajo që vjen në vend të parë!
-Je e ndërgjegjshme për energjinë që përçon në publik?
Publiku e sheh sinqeritetin te një artist. Me sinqeritet, nuk del nga natyra jote dhe ofron energji pozitive.
-Me cilin këngëtar do të ndiheshe e nderuar ta ndaje skenën?
Skenën do ta ndaja me Flor Mumajesin. E vlerësoj shumë si artist. Do të më pëlqente një bashkëpunim me të, ose një projekt i krijuar nga Flori për mua!
-Çfarë të bën të buzëqeshësh?
Më bëjnë të buzëqesh njerëzit pozitivë, dashuria, dhe ëngjëlli im Zhaklin. Unë jam tip me shumë humor dhe batuta dhe dua të rrethohem vetëm me njerëz si vetja. Dua pozitivitet!


-Kur të ka ndodhur të qeshësh përmes lotëve?
Të qesh përmes lotëve?! Po shumë herë, do veçoja miken time Silvana Rusi me të cilën o Zot sa qeshim…
-Për çfarë i lutesh më shumë Zotit?
Për familjen, shëndetin e tyre, timin dhe të njerëzve të mi të dashur.
-Nëse do të të pyesnin për çfarë ke nevojë tani…
Paqe dhe dashuri mes njerëzve se kjo po mungon shumë kohët e fundit, duam edhe të këndojmë të lirë, ndoshta nuk e beson po na ka marrë malli të këndojmë me shpirt dhe për publikun.
Gjërat që të marrin kohë më së shumti?
Rutina ime, kujdesi ndaj vetes dhe familja!
Vendimi më i vështirë që të është dashur të marrësh?
Reflektoj përpara një vendimi dhe nëse e marr nuk quhet më i vështirë.
-Reflekton femrën e fortë, të matur, të sigurt në vetvete… Cila është frika më e madhe që ke?
Frika më e madhe është të humbas njerëzit e zemrës, por çdo gjë e di vetëm Zoti, Ai e ka shkruar fatin për të gjithë!
-Çfarë duhet për të prekur shpirtin e një femre?
Ndonjëherë mjafton edhe vetëm një lule, por që të jesh i sinqertë me një femër, është gjithçka.
-Zemra e Jusit është e zënë?
Po, zemra e Jusit prej disa vitesh është e zënë cep më cep, nga një njeri që më vlerëson dhe më jep atë dashurinë dhe vëmendjen për të cilën kam nevojë, si çdo femër tjetër besoj!
Shumë njerëz thonë se e kanë ditur gjithnjë se si do të ishte jeta e tyre, e kanë ditur rrugën që do të përshkonin, suksesin që do t’i ndiqte… Ti, ke patur të tillë ndjenjë ndërgjegjësimi që përpara se të ishe kjo që je tani?
Po, e kam pas ditur. Ndoshta jo deri në këtë masë, por e kam pasur njëfarë intuite. Që e vogël e kam dashur gjithmonë muzikën.
-Në ç’fazë të jetës je tani?
Shumë komode, ndoshta në fazën më të mirë që kam qenë ndonjëherë. Jam gjithmonë mirë kur familja është mirë, ndërsa kur ata s’janë mirë, e humbas.
Një mundësi e madhe që ke humbur…
S’po më vjen ndërmend të kem humb diçka të madhe. Nëse s’e kam bërë dot sot, e kam bërë të nesërmen.
-Çfarë ke mësuar për veten gjatë këtyre viteve?
Pavarësisht se dukem shumë e fortë, jam shumë delikate, shumë e ndjeshme, shumë emocionale. E kam Jusin e fortë brenda vetes, po kur del ajo e buta, e mund të fortën. Njeri i mirë jam… (qesh) Me rëndësi është mos me ia dashur të keqen askujt.

Advertisement

Burimi: Gazeta Shqiptare

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Elton Ilirjani:Kam në plan të bëj një film me skena të forta seksi

Next Post

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit! Të gjithë janë të bindur se në daljen publike nuk ishte Melania Trump, por...

Advertisement