Vetëm dy ditë më parë ministrja e Shëndetësisë njoftoi që protokolli për trajtimin e protokollit për trajtimin e të sëmurëve nga Covid-19 do të ndryshojë. Mjeku i njohur dhe gjithashtu edhe mbrojtës i zjarrtë i të drejtave të njeriut Dr Artan Koni ka reaguar duke ngritur edhe një pikëpyetje të madhe: Si mund të ndryshohet diçka që nuk ekziston?! Ja dhe reagimi i tij i plotë:
“Ministrja e Shendetesise shprehet se do te kete rishikim te protokollit per trajtimin e COVID-19, rishikim i cili u beka ne menyre ciklike, qe prej fillimit te pandemise. Si mund te ndryshohet dicka qe nuk ekziston? Ne dijenine time, akoma nuk kemi te shpallur nje protokoll kurimi, teme te cilen e kam trajtuar disa here. Biles edhe disa nga anetaret e komitetit teknik nuk kane dijeni se me cfare ilacesh kurohen pacientet. Nese ekziston nje protokoll i tille, i kerkoj ministrise ta beje publike sa me pare. Ministrja shprehet gjithashtu se nuk do kete trajtim te COVID-19, por trajtim te simptomave te pacientit. Nuk e kuptoj cili mjek e keshillon ministren ne kete menyre. Ministrja mbase nuk eshte ne dijeni qe shumica e vendeve kane ne protokollet e tyre ilace anti-virale, ilace te cilet nuk perdoren per trajtimin e simptomave, por per luftimin e vete virusit. Termetet, PPP-te, abuzimet sipas KLSH-se, mungesa e investimeve te huaja, borxhi i larte publik, etj…te gjitha keto bejne qe Shqiperia te kaloje nje periudhe te veshtire financiare. Ne i kuptojme te gjitha keto. Rrjedhimisht, do ishte me e ndershme ndaj publikut te pranojme se ilacet anti-virale jane te shtrenjte dhe qeveria nuk ka buxhet per te perballuar kura te tilla, prandaj shteti yne i kuron pacientet me antibiotike (ilace te cilet luftojne bakteret, jo viruset).Shpresoj qe ministrja te ndryshoje keshilltaret e saj per shendetesine, sepse viruset luftohen me ilace anti-virale, jo me antibiotike!!