Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Dafina Zeqiri ka dhënë një intervistë në emisionin e Alaudin Hamitit “NIN”. Daljet e saja nuk janë shumë të shpeshta, prandaj ajo zbuloi dhe shumë të pathëna për publikun ditën e djeshme.
Sot në InstaStory ajo na zbulon dhe diçka të re nga vetja. Këngëtarja në dukje është një tip moskokçarës e që s’e vret mendjen për asgjë, por kur vjen puna tek ndjekja e intervistave të saj, puna ndryshon paksa.
Këngëtarja e hitit “A je pendu” tregon se ajo ka qenë në studio duke punuar ndërkohë që intervista e saj po transmetohej live në TV dhe kjo jo rastësisht.
“Për arsye të ndryshme mua më vjen turp të shoh intervistat e mia, të shoh veten time teksa flas! Ichhh.” – vazhdon më tej këngëtarja.
Mund të na duket e çuditshme që ajo, Dafina Zeqiri të ketë probleme të tilla, por ja që ndodh që edhe vajzat e ekranit të kenë komplekse.
Më tej artistja falenderon të gjithë mbështetësit e saj duke i inkurajuar për të folur edhe për tema jo shumë të cekura, si ajo e shëndetit mendor, temë të cilën ajo e preku dje në intervistën e dhënë.
Këngëtarja në intervistë tha se është shumë mirë të hapesh te psikologu për gjërat që nuk mund të hapesh me të tjerët.