Të dashur shokë!
Ju përgëzoj të gjithëve,
personelin ushtarak të Rusisë, veteranët tanë të dashur, ju uroj të gjithëve gёzuar festёn, Gezuar Ditën e Madhe të Fitores.
«Presidenti i Federatës Ruse vuri në dukje se “ajo ishte e drejtë, heroike dhe sakrifikuese për tërë popullin Sovjetik. Ishte ai që shkatërroi nazizmin, mundi këtë fuqi monstruoze, e cila solli vdekje, pikëllim dhe vuajtje për miliona njerëz. Unë jam i sigurt se një botë mirënjohëse do ta kujtojë këtë heroizёm me dekada dhe shekuj!
Dje, nё nder të të gjithë heronjve të Luftës së Madhe Patriotike, u mbajt një paradë ajrore në qiell. Dhe këtu, në zemrën e Atdheut tonë, në Sheshin Katedralja të Kremlinit të Moskës do të zhvillohet një marshim solemn ushtarak. Dhe jam i sigurt se secili nga ju, të gjithë ushtarët dhe oficerët e Forcave të Armatosura Ruse janë të barabartë me veteranët tanë, guximin e ushtarëve të vijës së përparme, përkushtimin e tyre në detyrë dhe betimin për të dashurit e tyre, për atdheun e tyre, për të cilin ata luftuan, duke mos kursyer veten, luftuan deri në të fundit, në linjat legjendare dhe në lartësi pa emër!
Pergatiti: Blerina Mahmutaj