Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A e pengon karantina zhvillimin e fëmijës? Nga Lorela Garuli, psikologe!

Kjo është një pyetje

që shqetëson shumë prindër të rinj

të cilët janë të merakosur nëse karantina do të ketë efekte afatgjata tek fëmijët e tyre.

Advertisement

Në fakt, më shumë sesa stimujt e jashtëm mjedisorë, fëmija rritet shëndetshëm nga ndërveprimi, komunikimi, besimi, inkurajimi dhe marrëdhëniet e shëndetshme.

Kështuqë, jo, karantina nuk pengon zhvillimin e fëmijës, as shkathtësinë, as inteligjencën dhe as ecurinë totale në mësime. Në vend të këtyre, aspekti kryesor për të cilën duhet të mendojnë prindërit në këtë periudhë lidhur me fëmijën, është emocionaliteti. Kjo do të thotë se kujdes duhet treguar në reagimet që kanë me fëmijët përgjatë kësaj periudhe; ku stresi, lodhja, mbingarkesa është shumë e madhe, të përpiqen me durim të ruajnë ekuilibrat, të tregohen të qetë dhe të mos përcjellin ankthin e vet tek fëmijët, duke lëkundur tek ata shtyllat e sigurisë.

Nga ana tjetër, prindërit që janë në merak se fëmijët po mbeten mbrapa me mësime, nuk po kuptojnë atë që shpjegohet online, nuk arrijnë të bëjnë vetë detyrat, mund të qetësohen  duke rikujtuar një fakt shumë të thjeshtë: jo gjithcka mësohet në shkollë. Kjo është një periudhë që mund të përfitojnë të mësojnë një sërë gjërash të tjera që kanë të bëjnë me përditshmërinë dhe kujdesin ndaj vetes.

Prindërit mund të luajnë me ta, mund të gatuajnë bashkë, mund të shikojnë një film, të dëgjojnë muzikë, të ndajnë kujtime, të bëjnë aktivitet fizik. Të gjitha kiëto i mbajnë fëmijët aktivë, por më e rëndësishmja është që kështu e gjithë kjo periudhë do të ketë dhe anë pozitive e do të jetë një kujtim jo i keq për ta.

Tani për tani, parësore është qetësia e tyre, mirëqenia psikosociale dhe ruajtja e kontakteve me miqtë dhe të afërmit, qoftë dhe online.

Burimi: Humanum.al

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dr. Artan Koni, androlog-urolog, FEBU, FEAPU: Ja si ndikon kripa e tepërt tek fëmijët…!

Next Post

Driselda Kanina: "Ohrid Fest" a great appreciation for me!

Advertisement