Javët të fundit po përjetojmë makthin e COVID-19.
Pandemitë nuk janë një risi për njerëzimin,
ato shpërthejnë çdo njëqind vjet përafërsisht, sikurse një zile globale që tringëllon një zgjim të vështirë që i kujton çdo brezi, në çdo cep të globit:
Ne nuk jemi të perjetshëm, dhe duhet të ndryshojmë për të mbijetuar. Pak rëndësi ka nëse COVID-19 është një virus i krijuar ne laborator apo një virus i transmetuar nga kafshët te njerëzit, efekti i tij është: terror dhe frikë nga vdekja!
Por cilat janë ato situata astrologjike që bëjnë të mundur shfaqjen e këtyre pandemive?
Shumica e pandemive ndodhin në periudhat kur Chiron {asteroidi i cili përfaqëson “Terapinë” (trauma)} i ndodhur në shenjën e Peshqve ose në atë të Dashit bën kënde të vështira me Plutonin, kur ky i fundit ndodhet në shenjat e Dashit, Gaforres, Bricjapit, Virgjëreshës, dhe Peshqve. Eshtë shumë e rëndësishme të kuptojmë rolin e Plutonit (Vdekja) dhe Chiron në çdo pandemi që ka goditur planetin tonë.
25 maj 1720 – Gusht 1722: Murtaja e Marsejes: Shënoi afro 100.000 viktima. Plutoni ndodhej në shenjën eVirgjëreshës dhe Chiron në shenjën e Peshqëve.
1817 – 1824: Kolera Aziatike: Numri i vikitimave arriti ne 30.000 në Bangkok dhe 1-2 milion në British- India. Chiron dhe Plutoni ndodheshin së bashku në shenjën e Peshqve. Këtu, ky bashkëpunim i Plutonit me Chiron në një shenjë uji hedh dritë dhe mbi mënyrën e përhapjes së kolerës.
Janar 1918 – Dhjetor 1920: Gripi Spanjoll: Shënoi një numër rekord viktimash: 17- 50 milion te vdekur. Chiron ndodhej në shenjën e Dashit dhe Plutoni në shenjën e Gaforres. Duke qenë se Plutoni ndodhej në shenjën e Gaforres dhe shenja e Gaforres simbolizon: Atdheun, shtëpinë, territore, familje, siguri, kjo pandemi u shoqërua dhe me Luftën e Parë Botërore. Luftë e cila në bazë synonte mbrojtjen e integritetit territorial të çdo shteti.
Për të mbërritur tek COVID 19
Nëntor 2019 – COVID-19: Unë do ta quaja ndryshe: Lufta e kurorave. Chiron ndodhet në shenjën e Dashit dhe Plutoni në shenjën e Bricjapit. Shenja e Bricjapit përfaqëson shtetin, pushtetin, karrierën dhe kohën, kjo situate reflekton qartë luftën mes kurorave, që do të finalizohet me ndryshimeve e kaheve. Kurora ekonomike do të ndryshoj vendndodhje dhe formë, ndryshim që do t’a përjetojmë ndjeshëm në muajt e vitet në vijim. Interesante është dhe origjina e emrit Corona Virus: proteinat virale në formë gozhde, e rrethojnë virusin nga jashtë, duke i dhënë kësaj mbështjellje pamjen e kurorës, nga mori dhe emrin virusi: Corona virus.
Cili ështe mesazhi që përçojnë këto pandemi? Të mësojmë të përdorim historinë dhe statistikat astrologjike! Shkenca e Astrologjisë tregon qartë që historia përsërit vetveten, por në të njëjtën kohë jep të dhëna të vlefshme se si të menaxhojmë këto situata të përsëritura dhe të sikletshme.
Në situatën COVID-19, Chiron ndodhet në shenjën e Dashit, që simbolizon Unin, Egon tonë. Prania e Chiron aty, tregon që Uni jonë ka nevojë për “Terapi”. Pra të pranojmë vetveten ashtu si realisht jemi, që të mund të pranojmë dhe mjekojmë plagët tona.
Çfarë të presim në vitin 2020?
Deri në 5 maj të vitit 2020, domethënë, për sa kohë që lidhjet e hënës mbesin në boshtin Gaforre-Bricjap, ne do të qëndrojmë në shtëpi. Pas majit, masat do të lehtësohen, por ne do të mbartim në vetvete një mbyllje sociale (kufizim social), duke lënë pas krahëve përqafimin dhe dhënien e dorës, gjë që kushtëzohet nga vendodhja e Saturnit në shenjën e Ujorit.
Lidhjet e HËNËS do të kalojnë në boshtin Shigjetar – Binjakë në 5 maj 2020, por pikun e rasteve me COVID-19 (jo viktimave) do ta shohim kur këto lidhje të hënës të komplikohen nga eklipsi i datës 5 qershor 2020 që do të bëhet në gradën e 15°34′ të Shigjetarit.
Situata COVID-19 do të përmirësohet nga korriku deri në fund të vjeshtës.
Ndryshimi global që po përjetojmë do të jetë afatgjatë. Njerëzimi nuk do të jetë më si parë, pasi ndryshimet që kushtëzon Plutoni janë të parikthyeshme. Plutoni na detyron të rindërtojmë nga gërmadhat gjithçka të shkatërruar në një format të ri dhe më bashkëkohor.
Bota ka hyrë në proçesin e pakthyeshëm të një ndryshimi kolosal që prek çdo dimension të jetës: ekonomik, politik dhe social. Bëhuni gati!