Ka lindur me 9 prill të vitit 2001
në qytetin e Peshkopisë ,
nga një familje e mirë shkolluar dhe me tradita të mira dibrane.
Shkollen 9 vjeçare e ka kryer tek “Demir Gashi” ku ka qënë dhe aktiviste në shumë organizata dhe konkurse të ndryshme.
Perpos organizatave si “Word Vision” apo “Save the Children” , është angazhuar edhe si aktiviste në “Underadio Albania” , një radio e shtrirë në shumë qytete të ndryshme të Shqiperise me anë të së ciles rinia shprehnin problematikat e tyre përgjatë perditshmerisë duke arritur që shpeshherë t’i zgjidhnim ato në instancat perkatese më të larta.
Vajzë me vizione, me vullnet për të mirën e së ardhmes .
Përveç kësaj Megi ka marr pjesë
në konkurset e “Fjales artistike” ka qënë gjithmonë e pranishme jo vetëm si moderatore por edhe si recituese. Perpos ketyre mori pjesë dy vite rradhazi në një konkurs letrar mes shkollave të qytetit ku fitoi dy herë çmimin e parë të cilat i ka dhe të çefertikuara
Megi , vjen nga një familje që e ka ushqyer për dashurinë ndaj letërsisë dhe librit e mbi të gjitha dashurinë ndaj arsimit pasi familja saj ka qënë gjithmonë e përbërë nga njerëz intelektual dhe mirë të shkolluar. ( duke filluar që nga gjyshi i saj i cili ka qënë Drejtor Arsimi i rrethit Diber për shumë vite dhe mesues matematike , e duke kaluar tek xhaxhallaret e kusherinjtë)
Megjithatë , mendoj që është e gjitha e lindur dhe çeshtje talenti , forcé dhe vullneti pasi gjithmonë siç lexohet ka investuar në dije dhe ka punuar shumë për të që të kishte rezultate të shkelqyera në shkollë.
Pas mbarimit të 9- vjeçares ,vazhdoi gjimnazin “Said Najdeni” gjimnaz që ka vërtetuar se është i shenjtë pasi gjithmon ka nxjerr vlera .Gjithashtu në të cilin aktivitetet ku mori pjesë serish nuk munguan.
Aktiviteti i fundit ku Megi mori pjesë serish mori çmim me çefertikatë si fituese e çmimit të parë ishte ai i organizuar nga shoqata “Ardhmeria” në një konkurs eseje mes të gjithë nxenesve të gjimnazit.
Perfundimi i gjimnazit erdhi me një sërë dilemash për degen në të cilen do ndiqte studimet në universitet pasi besoj që konfuziteti eshte tejet normal , për çdokënd. Por , Megi , kot lodhej sepse ajo e kishte profilanizuar zgjodhi të ndjek pasionin e saj që kishte punuar fort ndaj zgjodhi gazetari se pari sepse atë e ndjen si profesion që do me shumë, produktive në atë që ben dhe se dyti sepse është e vetedijshme për aftesitë e mira të komunikimit dhe të oratorisë që posedon.
Megi nuk e vazhdoi gazetarinë në shtet dhe pse e fitoi ajo e nisi në “Kolegjin universitar Beder” në të cilen fitoi dhe burse ekselence për të tre vitet e Bachelorit.
Persa u perket pasioneve , është e dashuruar me artin në pergjithesi. I pelqen shumë të shkruaj ,gjë që është e natyrshme kuptohet. Të derdhesh shpirtin në shkronja është e mrekullueshme pasi arti i të shkruarit është gjithmonë plot ngjyra të reja, diversitet mendimesh dhe fsheh shumë botë pertej një bote siperfaqesore.
Persa i perket librave ,të të lexoi është aktiviteti saj i preferuar në kohë të lirë .
Letersia klasike është ajo që e mban të mberthyer pas vetes , Hygo , Remark, Cvajg , Balzak e shume autore të tjerë të kesaj natyre janë të preferuarit e saj.
Libri ka nje influencë shumë të madhe në formimin individual dhe nuk pendohet kurrë që zgjodhi atë si mikun e saj më të mirë .
Ajo shpreson shumë që me punën dhe perkushtimin e saj të arrij synimet që i ka vendosur vetes jo vetëm për të arritur veterealizimin por mbi te gjitha për të bërë krenarë prinderit e saj sepse falë punes së tyre dhe mbeshtetjes që nuk shteron kurrë Megi është sot e gatshme të shkoj aty ku endrra me pret.
Nuk më mbetet asnjë më shumë përveçse të ti uroj shumë suksese !
Hamdi Skeja !