Urologu dhe andrologu i njohur
Dr. Artan Koni e analizon situatën në Shqipëri të njëjtë si në të gjithë botën.
I vetmi gabim në shpërthimin e pandemisë nuk kanë qenë masat e marra nga shteti shqiptar,
por vonesa e marrjes së tyre.Edhe ai si shumë kolegë të tjerë të kësaj fushe ka frikë përpara një situate të pazgjidhshme, por që asnjëherë nuk e lë përgjysmë. Përpiqet dhe jep maksimumin që njerëzit të ndihen të qetë. Të jesh doktor ke një përgjegjësi edhe më shumë ndaj vetes, pacienti duhet të jetë mirë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, gjë e cila nuk varet nga ne, ne luftojmë me jetën e pacientit pa bërë dallime.
Dr. Artani ka dhënë një parashikim të përafërt se çfarë mund të ndodhte më tej. Ai thotë se i vetmi shpëtim nga kjo situatë janë krijimi i vaksinave, të cilat laboratorët po i verifikojnë dhe po punojnë mbi to.
Nëse këto vaksina japin rezultatin e duhur atëherë pas një viti situata do jetë në gjendje të mirë dhe vazhdimisht të kontrollueshme. Gjithashtu ai thekson se qeveria duhet të jets e sinqerts në numrin e të prekurve nga kjo pandemi, për të arritur në një rezultat pozitiv.
“Duhet t’a pranojmë se të gjithë jemi njësoj, kufijtë e ndarë nuk na bëjnë të jemi të ndryshëm nga të tjerët. Shqipëria duhet të punojë dhe të gjejë zgjidhje efikase për t’u përgjigjur globalisht si një shtet i vetëm pandemive në të ardhmen” – shton më tej doktor Artan Koni.
Shpresojmë që gjithçka të shkojë drejt normalizimit të situatës, e mbyll ai deklaratën e tij.