Valbona Halili
duket se është jo vetëm një këngëtare
shumë e dashur për publikun por edhe një amvisë e shkëlqyer.
Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus këngëtarja ka treguar për publikun, se si është duke i kaluar ditët e saj të izolimit, me djalin e saj Deanin.
“ Po u bënë 35 ditë brenda me Deanin. Ditë të vështira dhe të lodhshme. Jam e lumtur që jam me të, pasi edhe i kam munguar për shkak të punës , si dhe të kuptojmë të mirat dhe të këqijat. Nuk e kisha të vështirë sepse një pjesë e ditës sime i kushtohet familjes. Me pjesën e pastrimit jam e fiksuar. Një pjesë e mirë e kohës më kalon me Deanin, ndaj jam munduar të organizoj kohën dhe të merrem me detyrat e tij. Kemi bërë mini- koncertet në shtëpi se djali ka dell artisti.”
Si pasojë e izolimit masiv të popullsisë, Valbona Halili tregoi se është detyruar të anulojë një sërë koncertesh, të planifikuara më herët.
“Koncerti më i afërt që kisha ishte në Itali në Bergamo, për Pashkë i cili u anulua . Për dasmat kanë kaluar në plan të dytë dhe rëndësi ka shëndeti i shqiptarëve. Shpresoj të kaloj sa më shpejt. Më mungojnë koncertet. Dita kalon ngrihemi paksa vonë dhe orari shtyhet pak. Bëj pak palestër në kushte të shtëpisë. Gatimi është një pjesë e imja dhe kam mundur të gatuaj, ha pak më shpejt por me kilet jemi mirë. Mund të them që është bërë një fëmijëri e dytë e imja. Këngë të reja kemi shumë dhe tashmë janë në plan të dytë ,rëndësi ka shëndeti dhe të kaloj kjo situatë sa më shpejt, me lutjet e të madhit Zot.” – ka përfunduar Valbona.