Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mami më keqtrajtonte se e pashë me dashnorin

Jeta ime ka qenë një varg i gjatë vuajtjesh dhe vetëm ky vit ka qenë një vit triumfi, mbi të gjitha ndaj dhimbjes që kam ndjerë gjatë njëzet viteve të jetës sime. Them kështu, pasi vetëm tani arrita të kurorëzoja ëndrrën time të hershme për të ndjekur Juridikun. Kam dashur gjithnjë të bëhesha avokate dhe të mbroja të drejtat e njerëzve të dobët dhe të pambrojtur, ashtu siç kam qenë unë dikur…
Unë linda në provincë. Ishim një familje e thjeshtë, por e qetë dhe unë isha e fundit nga pesë fëmijët. Mbaj mend që e doja shumë babain tim. Edhe ai më kishte pikë të dobët. Duke qenë se me profesion ishte shofer, sa herë që vinte nga shërbimet më sillte ndonjë gjë për të cilën unë e kisha porositur. Megjithatë, ai i donte shumë të gjithë. Lodhej e rropatej që familja jonë të ishte si gjithë të tjerat, ndërsa mamaja ime dinte vetëm të lahej dhe të lyhej. Shkonte në punë për të bërë muhabet e për të pirë kafe me shoqet e saj dhe në shtëpi nuk bënte pothuajse asgjë. Motra e madhe ishte ajo që gatuante dhe bënte punët. Babi e dinte këtë, por nuk kishte çfarë të bënte. Në atë kohë, shkak që gjithçka të shkonte keq, u bëra unë, megjithëse arsyeja ishte një tjetër…
Në atë kohë unë shkoja në kopësht. Atë ditë, ndërsa po luaja, më hipi temnperatura. Edukatorja më tha se duhet të shkoja patjetër në shtëpi, ndaj më veshi dhe më përcolli deri te dera e shtëpisë sime. I ramë ziles, me shpresën se mos ishte kthyer motra nga shkolla, pasi mami e babi ishin në punë. Duke qenë se s’po dilte njeri, edukatorja u nis që të linte te komshiu përballë, por në atë moment u hap dera e shtëpisë sime. Ishte mami. Ajo më mori dhe më futi brenda. Aty më drejtoi për nga dhoma ime dhe e motrave. Më shtriu në krevat dhe dukej sikur donte të më tërhiqte vëmendjen. Ndjeva një zhurmë dhe zgjata kokën. Pashë një burrë që po largohej nga dhoma e saj dhe e babit. Bërtita fort se kujtova se ishte hajdut. Ajo vajti ta takonte dhe më tha se nuk duhet të kisha frikë, pasi e kishte përzënë hajdutin. Më tha edhe që të mos i thosha babit, pasi nuk duhet ta mërzisnim. Unë iu betova që nuk do t’i thosha. E besova vërtet, por një natë kur po shihnim një film me ndjekje, mua më shpëtoi goja dhe fola për hajdutin që kishte hyrë në shtëpinë tonë. Babi u habit dhe nisi të më bënte shumë pyetje, që në atë kohë nuk i kuptoja. Pasi i tregova çfarë kishte ndodhur, ata u zunë keq. Kaloi një javë, derisa mora vesh se mami dhe babi do të ndaheshin. Motrat dhe vëllezërit nuk më flisnin më. Ata mendonin se unë isha fajtore që babi po largohej.
Ishin kohë të tjera, kur askush nuk divorcohej nga gruaja, por babai im nuk e falte dot mamin për atë që kishte bërë. Gjithë kjo situatë rëndohej edhe nga fakti që jetonim në një provincë ku njerëzit shpesh i shpiknin gjërat nga mendja e tyre e jo më të kishte ndodhur në të vërtetë. Tani, kur e kujtoj, e kuptoj atë që ka ndjerë mamaja ime, megjithëse nuk e justifikoj dot.
Netët e para, kur babi iku, unë nisa të shihja ëndrra të këqija. Më dukej sikur më sulmonin hajdutë si ai që kisha parë atëherë. Zgjohesha natën dhe ulërija. Po në atë kohë, nga frika, nisa të urinoja në krevat. Herët e para mamaja vetëm më bërtiti, por një natë, teksa u zgjova sërish nga një ëndërr e keqe dhe ajo pa që kisha lagur krevatin, nisi të më rrihte shumë fort. Vetëm më bërtiste dhe më rrihte. Dukej sikur po shfrynte inatin për çfarë kishte ndodhur. Më shante me fjalë të pista dhe më qëllonte me sa fuqi kishte, ndonëse unë po mekesha duke qarë. Më pas, më ndërroi çarçafët dhe më shtriu që të flija.
Kjo situatë nisi të përsëritej sa herë shihja ëndrra të këqija. Unë zgjohesha duke bërtitur, ajo vinte dhe më rrihte dort. Më pas, nisi të mos më ndërronte as çarçafët. Për dënim, më linte të flija aty, e lagur. Ngaqë e dija çfarë do të ndodhte, kisha frikë edhe të flija. Natën mundohesha të mos i mbyllja sytë e të rrija zgjuar, por ishte e pamundur. Kjo zgjati derisa ajo më dërgoi te një mjek popullor. Pas dy vizitave tek ai, nisa të mos shihja më ëndrra të këqija, megjithatë, mamaja vazhdoi të më rrihte. Me të tjerët nuk vepronte kështu… Tani e kuptoj që më quante fajtore për atë që kishte ndodhur.
Nuk më ndihmoi që të vazhdoja gjimnazin. Ishte babai im ai që më jepte lekët për të përballuar shkollën. Unë e ndiqja me zell, sepse e dija që e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ai ferr ishte shkolla e lartë. Kur mbarova gjimnazin, i thashë se do të konkuroja në Tiranë për Juridik. Ajo më kundërshtoi menjëherë: “Nuk është shkolla për truthara si puna jote”, më tha ajo. Fola me babain dhe ai më përqafoi fort. Më premtoi që do të më mbështeste, ashtu siç kishte bërë deri në ato momente. Kështu, unë konkurova dhe fitova.
Ditën që u largova nga ajo shtëpi, mora frymë lirisht. Më në fund shpëtova nga ai njeri që vetëm nënë nuk mund ta quaj. Tani që jam e rritur e di çfarë ka hequr, por nuk ia fal dot asnjëherë. Babai m’i ka shpjeguar të gjitha dhe më ka treguar se nuk isha unë fajtore që ata u ndanë. Ai nuk ma ka thënë përsenë, por unë e kuptoj se mamaja ime e ka tradhtuar shumë herë babin, ndaj edhe nuk ndiej dot dashuri për atë njeri që ma ka nxirë jetën. Çdo ditë të jetës sime do të luftoj kundër njerëzve si puna e saj, që vënë dorë mbi fëmijët e pafajshëm.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pesë receta të çuditshme të popujve aziatikë

Next Post

Si të keni shikim të mirë edhe pas të 35-ave?

Advertisement