Është një djalë me origjinë nga Shqipëria,
që ndjek përrallën metropolitane
që po gëlon në të gjithë Romën.
Ajo Shqipëria e kryeministrit Edi Rama, i cili dërgoi një ekip prej tridhjetë mjekësh dhe infermierësh në vendin tonë për të na ndihmuar të luftojmë Coronavirus.
Dhe kjo përrallë lindi në rrugë “Lorenzo il Magnifico”, ku Edmond Prenga, 39 vjeç, pronar i furrës “Bon Pan”, lë çdo ditë jashtë dyqanit qese të mbushura me gjërnëthemelore për njerëzit në nevojë, bukën, ngjitur me një mesazh: “Nëse keni nevojë, kjo është për ju”.
Edmondi shpjegon arsyen e këtij akti të madh njerëzor: “Unë e kam provuar urinë, kam ardhur në Itali në 1998 pa asnjë lekë në xhep, i di mirë këto probleme – i thotë ai -. Kështu që vendosa t’i lija qeset me bukën jashtë, sepse mendova se njerëzve i vjen turp dhe vihen në siklet të kërkojnë ushqim, dhe se do të ishte më mirë t’i lija atje në anë ”.
Njëzet e dy vjet më parë, Italia e priti dhe i dha dorën Edmondit dhe tani ai dëshiron të kthejë mirësinë që iu bë nga italianët: “Ne u rritëm me mitin e Italisë që fëmijë në Shqipëri, kemi ëndërruar të vinim këtu. Marrëdhënia me ju italianët është e fortë – thotë Edmondi.
Ne shqiptarët e dimë varfërinë, sot po rimëkëmbet por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur, e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë ”.
Pas shembullit të Edmond Prengës ishin pronarë të tjerë të biznesive që ndoqën hapat e tij, si shitësi i frutave dhe pronari i supermarketit dhe të gjithë ishin të huaj. “Ne shpesh jemi sulmuar nga dikush, e di, por në këto situata krize nuk ka dallime në fe dhe etni. Të gjithë duhrt jemi të bashkuar. Zona e Piazza Bolonjës gjithmonë na ka trajtuar mirë, është plot me njerëz të rinj dhe të mirë. Kur panë iniciativën tonë, shumë u mallëngjyen, ”tregon Edmondi.
Biznesi i tij, Bon Pan, gjithashtu kryen shërbimin e shpërndarjes në shtëpi. Për të kontaktuar me të, mund të telefononi në 0645422232.
Perktheu: Fabjola Kuburi
Marre nga www.romah24.com