Laureati i Nobelit Michael Levitt
parashikoi përfundimin e pandemisë
në Kinë me një gabim prej 2%.
Gjithashtu, shkencëtari 72-vjeçar bën parashikime në të gjithë botën – ku pretendon se epidemia do të përfundojë më shpejt nga ç’e presin njerëzit.
Biofizikanti analizoi të dhënat nga 78 vende tё botёs dhe vuri re që shenjat e rikuperimit janë tashmë të pranishme tek shumё pacientё.
Shkencëtari beson se përhapja e virusit së shpejti do të pushojë. Shumica e njerёzve e besojnë atë, pasi parashikimet e tij për Kinёn kanё qёnё tё sakta.
Levitt beson se gjëja më e rëndësishme tani është shuarja e panikut dhe parandalimi i njerëzve të bien në deshperim.Kujtojmë se për momentin ka më shumë se 820 mijë raste të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, nga të cilat 37 mijë kanё ndёrruar jetё.
Pergatiti: Blerina Mahmutaj