Vizioni ynë mbi botën ndryshon sipas mënyrës me të cilën ne perceptojmë evenimentet e ndryshme dhe si u përgjigjemi atyre. Në këtë vlerësim shqisat tona ndërhyjnë në mënyrë të pandërgjegjshme. Sigurisht, ne fusim në punë të gjitha shqisat dhe mënyrat e perceptimit, por më shpesh privilegjiojmë njerën prej tyre. Po ju, i perceptoni më shumë gjërat me dëgjim, shikim, apo trup? Për ta mësuar këtë përgjigjiuni dhjetë pyetjeve të mëposhtme.
1. Shefi ju kërkon ta zëvendësoni për të shpjeguar një projekt në një mbledhje, por ju nuk e zotëroni mirë këtë subjekt. Mendoni:
a. Nuk ndjehem i/e aftë për këtë.
b. Çfarë do të thonë po dështova?
c. Nuk e shoh si mund t’ia dal mbanë…
2. Nëse niseni vetëm me pushime për një javë, e bëni për:
a. Të reflektuar më mirë për një projekt
b. T’u çlodhur larg zhurmave
c. Të qenë i/e qetë larg punës
3. Një komshie plakë e pallatit ju del para syve, si me magji, sa herë dilni nga shtëpia:
a. Marifetet e saj ju acarojnë. Ju zieni së brendshmi.
b. Përfitoni për të bërë pak muhabet
c. Përpiqeni të rrëshqisni pa zhurmë anash murit, që të mos e takoni.
4. Rigjeni foton e një dashurie të madhe të së kaluarës:
a. Kujtoni gjithçka nga kjo epokë e këndshme
b. Rikujtoni skenën e takimit tuaj
c. Mbyllni sytë dhe rijetoni momentet më të fuqishme
5. Ju prezantojnë një bashkëpunëtor të ri. Pamja e tij e relaksuar bën kontrast me bisedën serioze. Mendoni:
a. Ai duhet të jetë shumë efikas, po koha do ta tregojë.
b. Ai flet në mënyrë bindëse, duhet të jetë i zoti!
c. Duket pak si tepër i relaksuar për të qenë i aftë.
6. Ndërkohë që po shihni një dvd, ju telefonon mamaja në celular:
a. Ju vjen keq, por ajo duhet të marrë më vonë, pasi është filmi juaj i preferuar!
b. Vazhdoni të shihni dvd-në, duke vazhduar bisedën me të.
c. Vëmendja juaj është përqëndruar tek filmi, mamaja juaj flet me murin…
7. Gjatë një darke, një aktore e njohur që sapo keni njohur, deklaron se është shoqja juaj:
a. Ju buzëqeshni dhe mendoni: Nesër ajo nuk do të kujtohet më për mua!
b. Kërceni përpjetë sikur t’u ketë pickuar grenxa: Ju nuk e shisni miqësinë kaq lehtë!
c. Ndjeheni i/e mikluar që jeni zgjedhur nga një njeri i famshëm
8. Ju pyesni veten pse ju ka thirrur në zyrë shefi. Kuptoni se është çështje serioze nga:
a. Shtrëngimi që ndjeni në gjoks
b. Nga toni i zërit të tij
c. Nga tensioni që ka në shikim
9. Si e kuptoni se keni rënë në dashuri:
a. Keni përshtypjen se po fluturoni
b. Ju duket sikur dëgjoni gjithë kohën zërin e tij/saj
c. Rrini me orë të tëra duke zgjedhur veshjet
10. Kur blini një roman në një librari, ju:
a. Peshoni dhe shfletoni faqet duke u marrë erë.
b. Lexoni disa pasazhe të zgjedhura rastësisht
c. Josheni kryesisht nga kopertina.
Rezultatet
Nëse keni më shumë përgjigje a. Ju perceptoni më shumë me trup
Trupi juaj është një aleat i shkëlqyer në perceptimin tuaj të botës. Për shembull, kur futeni në një vend, e ndjeni menjëherë atmosferën e përgjithshme që mbizotëron aty. Nëse ajo është e mirë, ju ndjeheni i/e lehtë dhe i/e relaksuar. Përkundrazi, kur ajo është e rënduar, ju duket se ndjeni pothuajse fizikisht peshën e saj. Ju e ndjeni një rrezik që po ju afrohet edhe para se ta kuptoni në mënyrë të ndërgjegjshme. Të gjithë këto paralajmërime ju vijnë nga ana emocionale e trurit, e cila është më e shpejtë se ana e ndërgjegjshme dhe ju dërgon sinjale trupore që mund të marrin forma të ndryshme: Frymëmarrja përshpejtohet, ndjeni një rëndesë në gjoks, stomaku ngërthehet…Ju takon juve më pas t’i deshifroni! E njëjta gjë ndodh edhe kur ju ndodh diçka e bukur. Nëse ju bëni një takim dashuror, gjithë qenia juaj gëzon dhe zemra rreh fort. Vazhdoni të dëgjoni intuitën tuaj, por përpiquni nganjëherë të qetësoni trupin, sepse, duke e pasur gjithmonë të tensionuar, të gjitha problemet e grumbulluara rrezikojnë t’ju lodhin, ose t’ju japin informacionet e gabuara. Kështu pra bëni ushtrimet e relaksimit dhe më pas përpiquni të zgjeroni mënyrën tuaj të komunikimit me shqisat e tjera, në mënyrë që t’i fusni edhe ato në punë.
Nëse keni më shumë përgjigje b. Ju perceptoni më shumë me dëgjim
Dukeni se ju i dëgjoni të tjerët dhe ndjenjat e tyre, bile arrini të dëgjoni edhe qëllimet që fshehin pas fjalëve të tyre. Kështu ju ndodh të perceptoni me intuitë një gënjeshtër apo një tallje në një bisedë, që nga jashtë duket e parëndësishme. Kjo aftësi ju bën të analizoni gjërat siç duhet në marëdhëniet me njerëzit që ju rrethojnë, por mbase ju kritikojnë se nuk komunikoni shumë. Pa dyshim të tjerët duan të jeni më demonstrativ/e, të flisni më shumë për veten, eksperiencat si edhe ndjesitë që provoni. Ju keni tendecë të mbylleni në vetvete, në mënyrë që të lidheni me botën tuaj të brendshme, pasi keni aftësinë të dëgjoni atë zërin e vogël që ju udhëheq, pa u besuar shumë gjykimeve të jashtme. Ky objektivitet ju lejon një pavarësi, që disa jua kanë zili dhe të tjerë jua qortojnë… Megjithatë, do të ishte mirë të zgjeroni hapësirën tuaj të shqisave, me qëllim që të lidheni më shumë me ata që ju rrethojnë. Mbase ju ndjeheni mirë në botën tuaj, por duke iu hapur të tjerët do të zbuloni marëdhënie të reja, që do t’jua bëjnë jetën më të pasur.
Nëse keni më shumë përgjigje c. Ju perceptoni më shumë me shikim
Ju merrni informacione të rëndësishme nëpërmjet fushëpamjes suaj. Kështu, kur flisni me të tjerët, ju pëlqen t’i shihni drejt e në sy. Bezdiseni nga njerëzit që fshihen pas syzeve të tyre, apo që largojnë shikimin, sepse arrini të deshifroni emocionet e bashkëbiseduesit tuaj nëpërmjet syve. Keni dhuntitë të perceptoni atë që njerëzit ndjejnë dhe mendojnë me shikimin e parë…Kjo aftësi e mrekullueshme ju autorizon të gjykoni me shpejtësi çdo person të ri që takoni. Megjithatë, bëni kujdes mos nxitoni dhe të mos i besoni shumë pamjes së jashtme. Kujdesuni që të mos i vlerësoni njerëzit vetëm duke u bazuar tek pamja, mënyra e të shprehurit dhe lëvizja. Dhe nëse u gjeni një gabim, lërini një mundësi korrigjimi! Do të ishte për të ardhur keq nëse ju do të përqëndroheshit vetëm në disa aspekte dhe të linit pas dore të tjerat. Përpiquni t’u kushtoni më shumë vëmendje njerëzve që ju rrethojnë. Kjo gjë do të bëjë të mundur të ekuilibroni marëdhëniet tuaja me ta. Në këtë mënyrë do të shkëputeni nga një gjykim i jashtëm, i cili mund të ishte edhe reciprok! Kështu do të jeni akoma më i natyrshëm dhe marëdhëniet tuaja do të jenë më autentike.