Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Edhe vetëm edhe produktiv në karantinë! Nga Marsida Simo, sociologe!

Edhe ata që janë vetëm

këto ditë në karantinë

kanë shqetësimet e tyre.

Advertisement

Sidomos brezi i ri e ka ndërtuar jetën më shumë jashtë katër mureve të shtëpisë, dhe tashmë ndihen si të angështuar nga kjo situatë. Një pjesë e tyre po i zgjasin orët e qëndrimit në internet, ngushëllohen me ushqime të shpejta, si dhe i janë çorientuar oraret e gjumit. Ideja që kanë kohë mjaftueshëm i bënë ata të  nisim ditën vonë, por kjo është mënyra jo e duhur për të konceptuar ditët në karantinë. Nuk po detyrojmë ata që jetojnë vetëm të ndjekin orar strikt, por t`i përmbahen me përafërsi rutinës së mëparshme. Ndjekja e një ditë të programuar, i mundëson mendjes më pak ankth, më shumë siguri dhe interesa në vazhdim.

Paradite– Niseni ditën me një listë të gjërave që mund të bëni- Përgatisni një mëngjes të shëndetshëm. Konsumoheni në ballkon, pranë dritares.- Aktivitet fizik, zumba, joga etj.- Bisedë me familjarët, miqtë.- Punoni nga shtëpia, ose përgatisni materiale që mund t`ju duhen për punë edhe nëse nuk keni detyra të reja ose jeni pa punë. E këshillueshme është të krijoni një hapësirë ku të punoni. Që të jeni të përqendruar sa më shumë qëndroni në një zonë të qetë.

Dreka– Përgatisni drekën. Madje mos përgatisni edhe për të nesërmen. Mundohuni çdo ditë të jetë diçka e ndryshme.- Lexoni libra, revista, informacione.- Risistemoni dollapin duke u përgatitur për stinën tjetër- Pastroni nga pak përditë

Pasdite– Kërceni, dëgjoni muzikën e preferuar- Mësoni një recetë të re gatimi- Ndiqni kurse online- Ndiqni vizita virtuale në muzeume- Bëni lojëra të ndryshme për mendjen përmes disa aplikacioneve, craft, pikturë.- Përkujdesuni për vazot me lule.

Darka– Biseda me familjarë dhe miq- Film- Maskë për flokët, fytyrën, trupin. Pse jo, kjo është koha për përkujdes maksimal edhe për lëkurën.- Bëni orar të plotë të gjumit

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Drejtuar të rinjve në emër të jetës! Nga Besmir Guri, psikolog.

Next Post

Oxa : Pas "Ma bella" e ardhmja rezervon projekte surprizuese dhe të veçanta!

Advertisement