Një rrugë e suksesshme
që ka ardhur si pasojë e një pune
sistematike dhe e pasionit të madh.
Alfred Nushi që është marr pjesën më të madhe të jetës me bodybuilding, na tregon për sekretet e këtij sporti, çmimet dhe vlerësimet ndër vite, si dhe të ardhmen e ndritur që e pret. Atij i është dashur të luftoj shumë për të realizuar objektivat e tij. Një shkëputje për ca kohë, si pasojë e një dëmtimi, ka bërë që ai të reflektoj dhe të rikthehet më energjik se kurrë për të vijuar ëndrrën e tij. Nushi ka një mesazh për të rinjtë, të cilët duan të ndjekin udhën e tij. Gjithçka arrihet me punë dhe pa u dorëzuar asnjëherë. Sa i përket të ardhmes, Alfredi na lë të kuptojmë se do të ketë vetëm lajme të mira.
Alfred, si fillim do të donim një prezantim për lexuesit tanë…
Unë jam Alfred Nushi. Jam 37 vjeç lindur e rritur në lagjen Perash, Shkodër. Ka 17 vite që jetoj në USA, Boston Massachussetes. Tani jam rikthyer në vendlindje mbas kaq shumë vitesh.
Si i hyre rrugës së sportit?
Ishte shtysë im atë. Duke parë atin tim, që është shumë fomuar fizikisht, thashë pse jo. Gjithashtu kanë qenë frymëzim edhe filmat me aktor të mëdhej të Hollywood-it, si Steve Reeves , Lundgren e deri tek aktori më i famshëm dhe kampion në disiplinën e fizikut për kohën, (7 herë fituesi i olympias) Schwarzzeneger.
Konkretisht u more me bodybuilding. Pse zgjodhe këtë disiplinë? Si u gjete me të?
Në fillimet e mia s’jam marrë me bilding. Isha më shumë i dhënë mbas futbollit, që gjithë kohën ka qenë ëndërr në sirtar. Ky është dhe paradoksi i kësaj jete, jo çdoherë marrim atë që duam. Siç ju tregova dhe më sipër, më tërhoqi bobybuilding diku nga mosha e pjekurisë, kur isha 20. Mbaj mend si tani kur bëra stërvitje për herë të parë me gira, që im atë mi solli nga një shkollë. Nga atëherë deri më sot se kam lënë asnjëherë këtë sport.
Kompeticione? Je vlerësuar me çmime?
Jam shpallur vendi i parë në 2015, vendi i 3-të në 2016. Gjithashtu jam vlerësuar me vendin e parë në IFBBO, që u mbajt në Hungari në vitin 2017. Dalja ime më e dobët, të cilën e përmend shpesh ishte në 2016, ku pësova dëmtim kur isha në sezonin e definacionit, ndryshe quhet, të dietës.
Çfarë do të thotë për një bodybillder të dëmtohet?
Më shumë se dëmtimi tërheqja muskulore ose abuzimi me pesha sidomos në sezonin e dietës mund të jetë e rrezikshme, por më shumë të vjen inat se s’mund të dalësh në gara në formën që dëshiron. Është një vit investim financiarisht, fizikisht, motivim që dëmtimi mund të bëhet shkak që të dalësh jo mirë në gara. Nuk është vetëm dëmtimi muskulor, që shumica e rikuperon. Që në 2016, që mora atë çmim këputa 2 tendina nga e majta, por u rikuperuan falë Zotit.
Cili është çmimi i fundit që ke fituar? Na trego pak më shumë për përjetimet.
Çmimi i fundit, që kam fituar është në Hungari, më nëntor të 2017, IFBBO. Jam shumë i kënaqur se i mora titullin një bodybuilderi, që kishte 5 vite i pathyeshëm . Konkurrenca ishte shumë e fortë. Detaje shumë të vogla, që bën diferencën. Më pëlqen shumë kur konkurrenca është e fortë e sidomos në kategorinë superiore garova me 105 kg dhe në peshë jam 127 kg, duke pasur parasysh që arrihet shumë vështirë fiziku, po dhe pa harruar gjatësinë, pasi jam 1.93 i gjatë. Gjatësia e madhe më shumë është disfavorizim në bilding.
Cili është synimi yt në të ardhmen?
Synimi im është më shumë të motivoj rininë e sotme sidomos atë shqiptare, që ta ushtrojnë sa më shumë këtë sport të bukur, por dhe të vështirë. Mos të shkojnë në palestra me qëllimin e vetëm, për të hequr peshën apo për të mbajtur trupin në formë. Duhet të kenë ambicje, pse jo të ndërtojnë një fizik shumë të mirë dhe mos të jetë palestrat vetëm si pikë takimi ose edhe flirtesh. Kur e dëgjoj këtë të fundit s’më vjen mirë. Normalisht të gjithëve ju pëlqen të kenë partner/e ideale në krah. Gjithsesi mendoj se palestra duhet të jetë plot me njerëz që shkojnë me vullnet e pasion për të formuar një trup të mirë. Me thënë të drejtën është duke u zhvilluar si sport edhe në Shqipërinë tonë. Kam parë edhe djemosha, që më bëjnë shumë qejfin në kategori të ndryshme. Edhe femra po ashtu. Madje ato e kanë marrë më seriozisht këtë sport, që me dekada është njohur më shumë si sport burrërie.
Cili është hobi yt?
Hobi im është shtimi i pastër i një rrace autoktone ose unike të qenit siç është Deltari Ilir, me nofkën Daija. Ka mbi 19 vjet që shtoj këtë rracë qeni me linja të pastra gjenetike. Një rracë që shteti jonë duhet të mburret për bukurinë, karakterin, forcën dhe prejardhjen. Qeni ka një mision shumë të shenjtë, atë të ruajtjes së gjësë së gjallë (deleve) nga egërsirat. Është ndër të vetmet rraca që është në gjendje të përballet me ujkun. Daija shumë herë ka triumfuar duke e mbytur kafshën që i është vërsulur bagëtive.
Di që ke një merak për të folur?
Dua të flas diçka në lidhje me rrjetet sociale kryesisht, Facebook-un. Ky i fundit jo gjithmonë është menaxhuar nga unë, por më së shumti nga vëllai im i vogël. Persona që hakerojnë kanë marrë sms të mijat i kanë bërë copy paste, një pjesë të bisedave, të cilat i kam bërë me njerëz në Facebook dhe ua kanë dërguar personave të tjerë, me të njëjtin tekst. Mirë femrave, po dhe meshkujve. (qesh) S’kam qenë në dijeni për këtë, vetëm kur më informuan miqtë, këtu nuk e kam fjalën për ata virtual. E kam rimarr profilin ka pak kohë nga miku im i zyrës qëndrore të Facebook-ut në Detroid, Anthony Asker. Pas ndodhisë, mesazhi i parë ka qenë për një person të veçantë. Ishte qëllimi ta informoja që ngjante me ish të dashuren time. Ajo ka nderruar jetë në vitin 2012 në Philadelphia dhe personi në fjalë, tjetra duket sikur është kopja e saj. Vajza është një njeri i mrekullushëm, që e mirëkuptoj mesazhin tim. Persona të tjerë, që pandehin se kanë marrë mesazhe nga unë mos ti eksitojë fare ky fakt, pasi kam qenë i hakërruar. Të njëjtin mesazh ju ka bërë dhe meshkujve, madje dhe të afërmëve të mi. Desha patjetër ta sqaroj gjithçka që ka ndodhur.