Fëmijët e ish-ministrit të ndjerë
Dritan Priftit ishin të ftuar sonte në emisionin
Vizioni i Pasdites me Evi Recin.
Davidi, Tedi dhe Livia janë ata të tre të cilët kanë spikatur gjithmonë në fushën e modelingut.
Ata kanë treguar për pasionet e tyre por gjithashtu ata janë ndalur edhe te marrëdhënia me të atin.
I pyetur nga moderatorja Evi Reci nëse mendojnë se ish ministri i ndjerë Dritan Prifti do ishte krenar për ta, Davidi u përgjigj:
“Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin , ne gjithmonë do ta përkujtojmë në mënyrë maksimale”
Ndërsa djali i vogë Tedi Prifti foli për kujtimet me babain. Ai foli për kohën që kalonin bashke dhe ndër të tjera u shpreh se :
“ Gjithmonë, disa herë kur ikja në futboll I thoja hajde me mua se do bëjë një gol për ty dhe gjithmonë e bëja”, u shpreh Tedi mes emocionesh.
Vajza e vetme e ish ministrit Dritan Priftit, Livia emocionoi me fjalën e saj teksa kujtonte të atin.
“ Unë gjithmonë do kujtoj babin në cdo hap që do hedh”,- ka përfunduar ajo.
Ata deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur si kujtim . Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojne cdo moment te kaluar me babin e tyre. Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe. Gjithashtu Davidi tregon që i ati kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një show man i së ardhmes duke e mbështetur shumë në këtë passion .
Ndërsa për djalin e madh të familjes, Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit ish ministri , Dritani donte që Joni të ndiqte hapat e tij .