Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Govi Reka: Përpiqem të jem më e mira e vetes; Ja si më emocionoi një fanse

Muzika e saj ka rrokur në endje të ngrohta shpirtrat e fansave.

Ata e duan dhe e mbështesin në çdo projekt që ajo lançon.

Govi Reka mes një lumturie që i përshkon sytë,

Advertisement

na tregon për momentet më emocionuese mes fansave, lidhjen e fortë me muzikën, si dhe zbulon disa detaje rreth jetës së saj. Një artiste që entuziazmi e shoqëron edhe në ditët gri, duket se motivimin kryesor për të ecur plot siguri e ka gjetur në punë, talentin e saj e natyrisht te strehëza e ngrohtë familjare. Mes të qeshurash rrëfimi i këngëtares vjen i rrjedhshëm dhe shumë interesant. Për të gjithë fansat e saj, Govi jep një lajm mjaft të rëndësishëm. Së shpejti vijnë projekte të reja. Deri atëherë qëndroni në pritje!

Image preview

Govi, kohët e fundit, këngëtarët tanë janë më të predispozuar për të sjellë shumë klipe, mes tyre dhe ti, pse kjo zgjedhje?

Sepse unë rreth vetes kam kaq shumë njerëz, që më duan dhe presin gjatë gjithë kohës këngë të reja prej meje e padyshim që unë e shpërblej dashurinë e tyre.

Ti ke sjellë jo pak, por tre klipe vetëm në pak kohë, më trego pak më shumë për secilin.

Solla duetin “Malli i mërgimtarit”, në bashkëpunim me kolegen Emira Memaj, një këngë e vjetër kjo, por që ne e sollëm në një mënyrë krejt tjetër dhe është pëlqyer shumë nga fansat. Ermira është një këngëtare e talentuar. E kam zgjedhur për grupin tim muzikor duke qenë se është artiste e kompletuar. Ne do të kemi edhe bashkëpunime të tjera. Dihet që, shqipëtarët kanë emigruar prej vitesh në të gjitha shtetet e botës dhe janë një numër i madh njerëzish, që e gjejnë veten aty. Më ishte kërkuar një këngë e tillë nga fansat e unë jam gjithmonë e gatshme me shumë dashuri për ti gëzuar ata. Së dyti, kam sjellë këngën e re “O sherbet”, e cila është pritur mirë dhe ma kërkojnë live në çdo vend. Ajo flet për një dashuri të ëmbël si sherbet. (buzëqesh) Së treti, solla një kolazh me këngë dasmash, një përzgjedhje këngësh për ata, të cilët nuk më kanë marr dot në dasmë edhe pse kanë dashur shumë (rastet kur datat e dasmave i kam të zëna). Për ata, të cilët nuk marrin muzikë live në dasmë edhe pse asgjë nuk krahasohet me muzikën live. Dhe për secilin, që do zërin tim në këngë të tilla. Ndërkohë, një numër i madh këngësh po përgatiten e besoj që do të pëlqehen shumë. Si gjithmonë, me kompozitorin tim Alban Arifin dhe tekstet e mia.

Image preview

Nëse ndodh të mos kesh koncert,(di që je e ftuar në shumë të tillë) çfarë rrjedhe ndjek një ditë e jotja?

Ditët e mia nisin me shumë dashuri dhe mbyllen, po ashtu. Nisin me familjen, dy djemtë e mi dhe bashkëshortin. Të qenurit këngëtare ka goxha impenjime, megjithatë qëllon ndonjë ditë, që mund ta kem të lirë. Tani jam duke punuar me këngët e reja, studion muzikore. Kam më pas dhe kohën për të afërmit siç është motra ime, që e kam këtu në Shqipëri, pasi pjesën tjetër të familjes e kam në Amerikë. Më pas gjej dhe kohë për miqtë. Asnjë ditë si ngjan tjetrës. Kohën dt t’a menaxhoj gjithmonë. Zgjedh ta mbush me dashuri dhe pozitivitet.

Image preview

Mban mend ndonjë ngjarje, nga koncertet apo vendet ku ke qenë e ftuar për të kënduar, që ka qenë për të mos u harruar asnjëherë…

Di që në çdo koncert marr dashuri të madhe, pasi kam përballë një numër të konsiderueshëm njerëzish, që më duan. Emocionin më të madh më ka dhënë një fanse në një X vend, tek e cila ndieva dridhje duarsh kur më takoi dhe më kërkoi këngët e mia. Ai çast më ka mbetur në mendje dhe ka qenë dashuria më e madhe që kam marr ndonjëherë. Ajo e përcillte në formë njerëzore dashurinë për mua dhe këngët e mia sa nuk do ta harroj kurrë.

Me cilën ose me cilat këngë je shumë e lidhur?

Duke qenë se të gjitha këngët e mia i kam krijuar vet secila ka te veçantën e vet brenda meje, por vlen për tu veçuar balada “Pa dashni m’ke lan”, meqënëse atë këngë e duan të gjithë më shumë se çdo këngë timen.

Image preview

Në çfarë përpiqesh të ushtrosh kontroll mbi veten?

Në korrektësinë. Aty kam kontrollin më të madh. Mos e dhëntë Zoti të më mungojë! (qesh)

Je e lumtur me zgjedhjet që ke bërë deri më tani?

Unë i mendoj mirë hapat, që hedh e kështu më rezulton se kam bërë zgjedhjet e duhura. E mira s’ka fund dhe çdo ditë jam në kërkim të saj.

Cila është gjëja më e bukur që të ka ndodhur në karrierën tënde muzikore?

Gjithmonë dashuria e fansave. S’mund të ketë gjë më të mirë.

Tashmë i gjithë procesi; realizim këngësh, xhirime klipesh apo pjesëmarrje në koncerte është kthyer në pjesë të rutinës apo vazhdon të jetë pjesë e kënaqësisë?

Është gjithmonë kënaqësi. Do e quaja lodhje të bukur.

Cila prej hallkave të mësipërme të pëlqen më shumë?

Secila ka rëndësinë e vet brenda meje.

Sukseset janë në proporcion të drejtë me punën, fatin apo këmbënguljen?

Punë dhe vetëm punë.

Cili është komplimenti më i madh që ke marrë deri më tani në aspektin profesional?

Vlen për t’u përmendur e veçanta e vokalit tim, ëmbëlsia. (Buzëqesh)

Cila është për ty pika e referimit në gjithçka që bën?

Edhe te pika e referimit e para dhe më e rëndësishmja është dashuria, që më falin fansat. Ata më mbajnë të ingranuar e në këmbë edhe kur mund të jem 48 orë pa gjumë.

Image preview

Në cilat vende e ndjen se publiku të do vërtet shumë?

Kudo ku kam shkelur kam marr dashuri e kjo më mjafton.

Përpiqesh të jesh gjithmonë më e mira?

Përpiqem të jem më e mira e vetes, mjaftushëm është.

Ajo që bie në sy në fotot që poston në rrjetet sociale është se ti pozon gjithmonë duke buzëqeshur, te do publiku në këtë formë apo je gjithmonë e qeshur?

Nëpërmjet fotove unë shpreh dashurinë për fansat . Buzëqeshja ime u dedikohet atyre. Kjo më lumturon aq shumë sa nuk kam sesi mos të jem e qeshur unë. Edhe si natyrë jam e qeshur dhe plot jetë. (qesh)

Në fund çfarë do të themi?

Në fund dua të bëj një falënderim për ju, që jeni zëri ynë tek ata, që na duan. Një falënderim special shkon për ata më të rëndësishmit, që më duan mua. Ju dua pafund e së shpejti prisni shumë këngë të reja!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Madonna planifikon lidhje afatgjate me të dashurin 25 vjeçar

Next Post

Këto filma janë të përsosur për t’u parë gjatë Krishtlindjeve

Advertisement