Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë
në mengjesin e zi të 26 Nëntorit mësojmë
se ka lënë shumë pasoja të mëdha edhe te njerëz kryesish te fëmijët.
Shumë specialistë, psikologë, mjekë por dhe njerëz të thjeshtë mundohen tu qëndrojnë pranë atyre. Ne mësojmë se në spitalin e traumave në Tiranë është një vajzë e re e uniformave të bardha e cila ka orë e ditë që ka harruar të pushojë duke dhënë ndihmën e saj 24 orë në 24 orë për këta njerëz. Ajo quhet Elvisjana Gjoni, e cila ndoshta kurrë nuk do të donte që të përmendej emri dhe puna e saj por me anë të një miku i cili dëshiron të mbetet anonim por personazh i njohur publik, mësojmë se ajo po tregon punën dhe humanizmin e saj të madh, madje duke menaxhuar çdo cent ndihmë që ky personazh i ka dërguar për këta persona të traumatizuar.