Është kthyer pas në kohë dhe mjaft nostalgjike këngëtarja
Amarda ka publikuar një foto ku ajo shihet se ka pozuar kur ishte diku rreth moshës 15 vjeçare,
një adoleshente mjaft e bukur me freskinë dhe ëmbëlsinë që karakterizon këtë moshë.
Mirëpo, një detaj interesant është se Amarda nuk ka pësuar shumë ndryshime në fytyrën e saj nëse krahasojmë këtë fotografi nga adoleshenca me fotografi të saj në ditët e sotme. Amarda ka vite që është pjesë e skenës muzikore shqiptare ku deri më sot ka sjell këngë që janë shndërruar në hite. Përpos karrierës së saj, ajo shpeshherë është veçuar edhe për pamjen e këndshme dhe sharmin që përcjell në skenë.