Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sara Zoto:Nuk ka gjë më të bukur sesa të ndash muzikën me gjakun tënd…!

Flet artistja e re dhe e talentuar violinistja, Sara Zoto: “Në familjen time po, mamaja ime është violiniste, ajo që më formoi mua dhe tim vëlla, violonçelist… Nuk ka gjë më të bukur sesa të ndash muzikën me gjakun tënd…

Sara Zoto, lindi më 1998 në Tiranë, ka nisur  studimin e violës në moshën 9- vjeçare me E.Katroshi, për  të vazhduar me A.Pacon. Nga viti 2016-të  është e regjistruar në Konservatorin e Muzikës G.Tartini në Trieste, në klasën e A.Amendolës. Ndër vite ka fituar shumë konkurse si: “Earth Songs”, “Tirana Talent”, “Ars Kosova”, “Pjetër Gaci”, “Concorso di giovani strumentisti” (UD), “Premio Città di Padova”. Nga viti 2012 al 2014 ka mbuluar rolin e violës së parë nell’Orchestre Akademie Bochum (Germania). Në vitin 2015-të zgjidhet nga D.Glineur si viola soliste e tourit me orkestrën e të rinjve të Montenegros, Malit të Zi për të luajtur Sinfonine Concertante të Mozart.

Si nisi rrugëtimi në Itali Sara?  

Advertisement

Le të themi që ne studentët kemi shumë ëndrra, dëshira, synime. Sapo dalim nga bankat e shkollës, bëhemi gati për t’u hedhur në krahët e Universitetit, tashmë jo thjesht për të marrë një formim por me ëndrrën për t’u bërë dikushi… Edhe unë, tre vjet më parë, me synimin për t’i hapur një rrugë të bukur dhe të gjatë karrierës time si violiste, zgjodha si fillim shtetin tonë fqinj Italinë, aktualisht Triesten… aty studioj me Maestron Andrea Amendola (violinist ne kuartetin Paul 4klee). 

Në shtetin fqinj je vlerësuar dhe mbështetur si talent. Cilat janë vlerësimet që ju kanë dhënë? 

Duhet të them që në Trieste jam ndjerë shumë mirë. Tashmë është shtëpia ime e dytë, jam vlerësuar shumë si nga Konservatori Giuseppe Tartini edhe nga ente te tjera shtetërore…

Suksesi më i madh nga koncertet e tua. Cilin do të veçosh prej tyre? 

Të them të vërtetën, në këto tre vite nuk arrij dot t’i numëroj më koncertet. E kam humbur sensin e numërimit, sepse unë sapo arrita në Trieste pata shumë telefonata dhe kërkesa për koncerte me orkestër, kuartete, muzikë dhome. Sigurisht ajo për çka unë po studioj: Violë soliste… Nëse vertet më duhet të veçoj dy ose tre koncerte nga këta që kam bërë këtu të fundit janë Koncerti Adagio i Dominant Ensemble, ku kam luajur si soliste me ta “Hindemith Trauermusik”. Më pas një projekt tjetër i madh i Dominant Ensemble i titulluar “Requiem”. Le  të themi që për mua janë të gjithë koncertet të veçantë, janë si një puzzle që më formojmë mua ditë pas dite.

Çfarë të mungon nga Shqipëria? 

Nga Shqipëria më mungojnë shumë gjëra. Sigurisht ajo më e çmueshmja familja ime, Tirana  e bukur dhe për të mos harruar si gatimet shqiptare nuk ka! 

Ju jeni të gjithë artistë në familje. Si ndikon në artin që bën? 

Në familjen time po, mamaja ime është violiniste, ajo që më formoi mua dhe tim vëlla, violonçelist… Nuk ka gjë më të bukur sesa të ndash muzikën me gjakun tënd, që për mua është gjuha që njoh më mirë pas shqipes, gjuhës mëmë, por duhet të them që dhe muzika për mua është  gjuha mëmë.

Së fundi dhe jo me pak rëndësi bashkëpunimet dhe projektet…

Për këtë vit kam shumë surpriza dhe do preferoja të ngeleshin kështu. Derisa unë të shpërndaj publikisht lajmet e reja për të gjithë dëgjuesit dhe publikun e mrekullueshëm. Megjithatë mund t’iu zbuloj ndonjë detaj të vogël, që në projektet e radhës do jetë vëllai im K.Zoto, Kahlo Duo (Sara Zoto/Aurora Sabia), and last but not least Francesco Castellana, bashkëudhëtari im i kësaj rrugë kaq të bukur, my partner in crime, mik i zemrës dhe një dirigjent shumë i mirë! Bashkë kemi formuar dhe për këtë vit do jenë akoma dhe me të shumta skemat e ndryshme të koncerteve që kemi në mendje. Sigurisht gjithmonë të mbështetur nga Maestrot tanë dhe me këshilla nga dirigjentë shumë të famshëm si Gustavo Dudamel, Valery Gergiev, etj.

(Fotot e artistes janë realizuar nga fotografi presonal i saj Gianluca Munari). 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vjen me projektin e parë, Lolo tregon dashurinë për muzikën rap

Next Post

Martohet Krosi, dasëm e madhe e me plot Vip-a

Advertisement