Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi i javes

Klasifikimi i javës

  1. Gaforrja
  2. Demi
  3. Luani
  4. Binjakët
  5. Bricjapi
  6. Ujori
  7. Virgjëresha
  8. Peshqit
  9. Shigjetari
  10. Akrepi
  11. Dashi
  12. Peshorja

 

DASHI, 21 MARS-20 PRILL

Advertisement

Situata është përmirësuar, falë Hënës shumë dinamike, që do t’ju zgjojë dëshirën për gjërat e largëta dhe të jashtëzakonshme. E mërkura dhe e enjtja do të jenë më energjike dhe me një dëshirë të madhe për t’u treguar të tjerëve vlerën e tyre, por edhe shumë të gjallë e joshës. Mund të filloni edhe ndonjë projekt të ri në punë, sepse do të keni sukses. Fundjava do të jetë e shkëlqyer për gjendjen shpirtërore, që do të rikthehet e qetë.

 

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ

Tre ditët e para duhet t’i duroni me stoicizëm, sepse Hëna kundër do të krijojë tensione dhe mungesë harmonie, sidomos në marrëdhëniet në çift. Mos e teproni me ironinë, por tregohuni miqësorë dhe të afërt, gjë që në fund të fundit, nuk ju kushton asnjë sforcim. Të enjten dhe të premten do të tregoheni autoritarë e skrupulozë dhe do të merrni mbi vete përgjegjësi. Fundjava do të jetë e lehtë. Mbase ndonjë udhëtim do t’ju shuajë dëshirën për t’u relaksuar dhe larguar nga rutina.

 

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR

Fillim jave dinamik dhe me forca të reja për të mbaruar punët që keni në dorë. Do të bëni njohje të reja dhe interesante në ditët në vazhdim, për shkak të karizmës suaj. Të enjten mund ta kaloni më shoqërinë, duke pirë ndonjë kafe ose në një restorant. Të premten do të grindeni me dikë që e keni halë në sy, mbase në punë. Të shtunën dhe të dielën relaksohuni, ose qëndroni në shtëpi, ose bëni ndonjë piknik diku.

 

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK

E marta dhe e mërkura do të jenë ditë shumë dinamike, qoftë fizikisht, qoftë nga ana psikologjike. Është shumë e mirë kjo energji, sidomos për sportistët. Të enjten dhe të premten mund të verifikohet ndonjë pengesë në punë. Bëni durim, sepse fundjava do të jetë më e mirë. Nga pikëpamja e shëndetit, shihni stomakun, gjunjët dhe kurrizin. Këto, do të jenë pikat tuaja të dobëta. Të shtunën e të dielën preferohen ekskursionet dhe shëtitjet jashtë, aktivitetet kulturore e shoqërore në përgjithësi dhe komunikimi, në plan të parë.

 

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT

Të hënën do të keni tendencë të tregoheni të ftohtë dhe të largët, të mbyllur në vetvete dhe në meditimet tuaja. Dy ditët në vazhdim do të shoqërohen nga motivimi dhe energjia që ju nevojitet për të mbaruar punët që keni në dorë. Të lindurit nga 26 marsi-1 prill do të shijojnë kënaqësi të veçanta në fushën e profesionit. Nga e enjtja, deri të shtunën, gjithçka do të shkojë mirë në fushën e ndjenjave, ndërsa të dielën, do të jeni shumë të shoqërueshëm dhe brilantë.

 

VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR

Hëna do të kalojë sektorët e horoskopit, ku do të kërkohet autonomi dhe efikasitet. Kush nga ju është përballur me probleme kohët e fundit, do të ketë rastin të tregojë energjinë dhe aftësinë e tij. Do ta keni mendjen si te puna, ashtu edhe në gjendjen familjare. Marsi kundër mund të krijojë ndonjë tension në marrëdhënien në çift, por do t’ju mbështesin Afërdita dhe Jupiteri pozitivë. Me durim dhe maturi, do të mund të zgjidhni çdo problem.

 

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR

Jeni me projekte të reja dhe më të frymëzuar se kurrë. Mund ta kaloni të hënën me kokën ndër re. Të martën dhe të mërkurën, duhet të tregoheni më pragmatikë, pasi puna kërkon nerva të forta dhe shkathtësi. Tre ditët në vazhdim, nga e enjtja në të shtunë, shoqëria dhe dalja me ta do t’ju bëjnë të ndjeheni mirë, sidomos nëse do të organizoni një darkë të këndshme në shtëpi. Të dielën është mirë të çlodheni ose të merreni me ndonjë pasion joimpenjues.

 

AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR

Të hënën, të martën dhe të mërkurën do të jeni në formë, me Hënën në shenjën tuaj që ju jep forcë e energji. Të mërkurën dhe të enjten duhet t’u qëndroni larg problemeve. Nuk duhet të ndërmarrin misione të pamundura (të paktën për disa ditë), sforcime shumë të mëdha në palestër, ose të ngrënë pa masë. Në fundjavë mund të bëni udhëtime, ose të zhvilloni aktivitete në ajër të pastër. Bëni gjithçka, vetëm mos rrini në një vend.

 

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR

Java do të hapet me një ndjesi të kënaqshme se i keni të gjitha rrugët e hapura para jush. Të martën dhe të mërkurën do të ndizet entuziazmi për të patur lidhje të reja (për beqarët) ose për të gjallëruar rutinën në çift, për ata që janë të martuar. Të enjten dhe të premten do të gjallërohen lidhjet me shoqërinë, së cilës do t’i dedikoni një pjesë të mirë të kohës suaj. Të dielën mund të lindë ndonjë konflikt në familje; dikush do të flasë me zemër dhe dikush me mendje, por janë gjëra kalimtare.

 

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë mund të kalojnë një periudhë të trazuar, për shkak të Afërditës dhe Jupiterit kundër. Për fat të mirë, do të keni pozitiv Mërkurin, që do t’ju mbrojë nga ndonjë incident diplomatik. Të hënën mund t’ju mungojë energjia, por të martën dhe të mërkurën do të rifitoni gjallërinë dhe entuziazmin, sidomos në fushën sentimentale. Nga e enjtja deri të shtunën paradite, vëmendja do të përqendrohet nga detyra më prozaike. Të shtunën pasdite dhe të dielën, evitoni impenjimet me shoqërinë dhe kalojini në mënyrë më të shkujdesur.

 

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT

Hëna në shenjën e Shigjetarit dhe Mërkuri në atë të Luanit ju dhurojnë një javë plot entuziazëm. Tregohuni më elokuentë e të besueshëm dhe do të përfitoni në marrëdhëniet shoqërore. Të enjten dhe të premten mbase do të kërkohet më shumë impenjim nga ana e familjes, ose do të jenë fëmijët ata që do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Të lindurit në dekadën e parë do të përballen me probleme të vështira në punë, ndërsa të lindurit në atë të tretë, duhet të durojnë edhe nja 10 ditë, sepse më pas do të vijë çlodhja.

 

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS

Ditët do të jenë më të vrullshme, me ndonjë problem në lidhjen e dashurisë. Mërkuri kundër nuk ju ndihmon të sqaroni arsyet tuaja dhe pozicioni i Hënës ju ndihmon vetëm të enjten dhe të premten, pikërisht në ditët që jeni plot energji dhe të kënaqur me veten, kur mund të përballoni sfida të reja, pa rënë pre e rutinës. Mundohuni të bëni ndonjë hap më tutje.

 

 

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bujar Nishani: Nuk do ta lejoj miun, të më kalojë nën mustaqe!

Next Post

Me cilën shenjë mund të jeni miq?

Advertisement