Rabiti nuk po ndalet por gjithmone
na surprizon me projektet e tij fantastike siç e nxori edhe projektin e tij të fundit të titulluar”KONTO”.
Se si erdhi deri te ky realizim reperi i rrallë Rabit Hysenaj shprehet: Vlersoj dhe mendoj që çdo artisi i nevojitet liria në artë dhe liria e shprehjes së ideve personale në këngët dhe projektet e tij, por AlbanianOutlawz eshte e njejta qe ka qenë është fabrikë reale e hip hopit ! Mua dhe Ali Demën nuk na ka lidhë vetëm hip hopi por dashnia vllaznore qe kemi për njeri tjetrin por thjesht e kemi rritur horizontin! Muzikën e vlersoj shumë pasi që është mundesia me e mirë për njeriun që ti shprehë emocionet! Përveç muzikes jeta ime është 24 orë aktive pasi që udhëheqi dhe dy kompani njera barber shoop dhe kompania tjetër është TatooStudio! Kohët e fundit Rabiti realizoi projektin e “KONTO” dhe se kujt i dedikohet ai u përgjigj: Kënga ime i dedikohet të gjithë atyre të cilet duan të arrijnë me shumë në jetë dhe të realizojnë vizionin e vet! Por cdo here duhet ta dini se me e rëndēsishme është rruga që e kalon se qellimi! Ideja rreth këngës është realizuar tek une në studio me Cano Milano instrumentalin të cilin e ka punuar Cano ndërsa mixin Niza! Përveç kësaj këngë se shpejti do dalë albumi im i titulluar”NALT” dhe shume projekte tjera të realizuara me videoklipe! Ndihem më së miri kur punoj dhe do vazhdojë të punojë pa ndalur pasi qe vetëm ashtu e ndjejë vetën të kompletuar! Po ashtu reperi Rabit Hysenaj na premtoi që kënga “MAMACITA”me Ali Demën do dalë së shpejti me videoklip! Nuk bëj pjesë të përsonat që i duan fjalët,unë më shume i dua veprat prandaj për mua flasin veprat! I falenderoj të gjithë ata të cilët nga fillimi im dhe deri më sot vazhdojnē të besojnë në punen time prandaj kam dashni dhe shume respekt për të gjithë! Mesazhi im për ta është se edhe nëse deti ndalet une prap nuk do ndalem duke punuar dhe krijuar këngë për ta. Ju dua…. shtoi për fund Rabit Hysenaj!