Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kujtimet e një oficeri policie. Rruga e burgut. Nga Ndriçim Mesiti

Më në fund e mbarova lejen e zakonshme në plazhin e Durrësit ,

që “leje i thënçin”,

pasi u shkëputa nja dy ditë për disa vjedhje me thyerje lokalesh,

Advertisement

të cilat kishin ndodhur brenda një nate dhe shefi i krimeve Jani, me patjetër kërkonte ndihmën time.

Gjithsesi pushova mire, atë 15 ditësh të parë të muajit gusht. Ngaqë nuk kisha patur kontakte me kolegët gjatë kohës që isha me pushime, rrugës tek afrohesha në Komisariat e ndjeja veten si një njeri i ardhur rishtas,i cili nuk ia ka fare idenë se çfarë bëhej brenda asaj godine 3 katëshe e stilit Italian , e ndërtuar rreth viteve 30,ndërtesë me mure të trasha me dhoma të vogla,që nuk ishte gjë tjetër veçse burgu i kryeqytetit në kohën e pushtimit fashist të vendit tonë. Ndonëse në të ishin bërë disa ndryshime,përsëri hija e burgut të dikurshëm kishte mbetur.

Si ndjenjë trishtimi dhe turp historie në polici përballë kësaj ndërtese qëndron një lapidar, që më së miri transmeton kujtesë tek brezat, pasi aty u vra një nëne, e cila protestonte kundër burgosjes së rinisë shqiptare në këtë burg famëkeq të kohës. Mbeti në memorie të njeriut sa herë bisedohet për të,apo kur dikush ka punë në këtë ndertesë, togëfjalëshi ”banoj tek Mine Peza”,”kam punë tek Mine Peza”.

Pikërisht tek kalova pranë lapidarit, në çastin kur hyra në komisariat,takova dhe u përqafuam të malluar me kolegun dhe njëkohësisht shokun tim Raxhin,ndihmës specialist i policisë kriminale në komisariat.

-Bos,si ia kalova me leje ? – tha ai dhe duke mos më lëshuar dorën e tij si morsë shtoi- Do të jem ndihmësi yt tani e tutje.

-Si është puna ?- ia bëra unë.

-Ke ndërruar zonë dhe ke marrë lagjen përballë politeknikumit, rrugën Don Bosko dhe rrugen e burgut.

-Atëhere do punojmë bashkë!-ia bëra unë i gëzuar dhe duke i shtërnguar sërish dorën thashë – shihemi sa të mbaroj një herë mbledhjen e mëngjesit me shef Janin.

Nëse mbledhja me shefin ishte shkurtër,një gjë e tillë nuk mund të thuhej për marrjen e detyrës në zonën e re që do të mbuloja. Ndaj pa humbur kohë iu përvesha punës për marrjen në dorëzim të dokumentacionit përkatës nga vetë shef i krimeve, pasi specialisti i mëparshëm i kësaj zone kishte dalë në reformë. Shfletoja çdo dokument,që s’ishte gjë tjetër veçse produkt i tendencës së veprimtarisë kriminale. Fiksoja me kujdes personat e implikuar në të dhe vendet ku shfaqej më e mprehtë kjo veprimtari, duke mbajtur shënime përkatëse. Situata kriminale që paraqitej në dokumentet shkresore nuk ishte aq e panjohur për mua,pasi aty gjeja persona të botës së krimit,të cilët i njihja,të implikuar në ngjarje në zonën që kisha punuar më parë. Nëse struktura e policisë ndahet në zona dhe drejtime te caktuara me synim që të jetë efikase në luftë kundër kriminalitetit, por kjo gjë nuk ndodh me personat e botës së krimit. Ata shfaqen kudo ku e shikojnë të arsyeshme për te realizuar qëllimet e tyre.

Përqëndrimi mbi dokumente më mori një ditë të tërë. Të nesërmen paradite me ndihmësin tim Raxhin dolëm në zonë. Kot i thonë asaj shprehjes popullore “gusht e gunë”, pasi dielli digjte si saç dhe tek përshkonim rrugën në këmbë na vinte mirë që mbroheshim nga pemet,apo kur kalonim poshtë pallateve.Nëse vapa më bezdiste sadopak, krejt e kundërta ndodhte tek bisedoja me ndihmësin dhe mikun tim Raxhin këtë mesoburrë shpatullgjërë,trup muskuloz,të cilin sa herë e kërkoja i thërrisja me nofkën “hekur”. Gjithashtu kishim marrë pjesë bashkë në disa aksione policore, ku ai dallohej për gjakftohtësi dhe i vendosur në veprime. Veç të tjerash ndihmësi im ishte njeri me kulturë në çdo aspekt dhe jo vetëm në atë profesional.Të impresiononte me të folurën e tij të shtruar e të qartë. E shihja si komunikonte me pedagogët,apo me vetë drejtorin e politeknikumit sa herë ata kërkonin ndihmën e policisë dhe Raxhi ishte i papërtuar t’u vinte në ndihmë. Ndërsa ndjeja kënaqësinë që e kisha në krah,ai më preku lehtas në bërryl dhe me zë të ulët tha:

-Ky që është ulur në krahun tim të djathtë në trotuar pranë hyrjes së pallatit ështe Altin Nasufi,për të cilin ka informacione që merret me vjedhje makinash dhe banon po në këtë pallat në katin e tretë.

– Lexova diçka për të kur merrja dokumentet nëdorëzim – ia bëra unë, duke hedhur vështrimin tek personi me emrin Altin,i cili ishte një djalë hollak, i hequr në fytyre,pa brisk në faqe, qethur shkurt,ku pamja e tij perkonte me moshën 20 vjeçare, gjeneralitetet e të cilit tashmë i kisha të fiksuara nga studimi i materialeve shkresore.

-Me se merret dhe çfarë profesioni ka ?- vazhdova unë.

-Është i papunë. Gjithë ditën këtu në hije e gjen poshtëpallatit të tij.-sqaroi më tej ndihmësi im- ndërsa natën merret me vjedhje.

-Hekur, ti bashkë me ndihmësin tjeter Gimin dhe dy puntorët e policisë Ismetin dhe Eqremin akoma nuk i keni verifikuar këto informacione ? O lereni në hije tëpallatit, ose çojeni në burg Altinin.- i mëshova zërit unë.

-Mos u mërzit bos! Tani me ardhjen tënde gjithçka dotë eci mirë.

-Miku im unë e di respektin dhe njohjen që ke në zonë.Natyrisht kjo ndikon pozitivisht në marrjen e informacioneve ndaj personave që merren me veprimtari kriminale, por ato duhen verifikuar shpejt dhe në kohen e duhur. 

-Patjetër,por në këtë drejtim ka dhe vështirësi,pasi nuk mjafton vetëm njohja në zonë,apo respekti që ke tek banorët – ia bëri Raxhi,ndërsa përshëndeste banorë ku kalonim aty pranë kryqëzimit të rrugës së burgut meunazën dhe shtoi – pa drejtimin e specialistit te policisëkriminale të zonës nuk bëhet detyra me cilësi. Ndaj tani jemi bashkë.

Bashkëbisedimin dhe rrahjen e mendimeve për situatën kriminale në zonë e ndërpreu një zë i fortë që dëgjovambrapa nesh.

-Shef Çimi !

Jo vetëm ktheva kokën, por menjëherë bëra hapa drejt dyqanit të riparimit të biçikletave.

-Astrit si je ! –ia bëra unë,duke i zgjatur dorën personit , i cili  u shkëput nga pragu i derës së dyqanit të tij dhe erdhi të më takonte.

-Mirë shef. E mora vesh se ke ardhur në zonën tonë dhe u gëzova pa masë. Zap do e bësh dhe këtu.-ia bëri ai,teksa rrotullonte në dorë një kuzhinietë biçiklete.

-Familja mirë? Babai,nëna mbahen ?

-Nuk të heqin nga goja shef ! Nuk ka burrë si ty thonë. Shef Çimi të ka sjellë në rrugë të drejtë.- tha Astriti dhe ndërsa rrotullonte kuzhinietën fort shtoi – Nuk kam tëlarë unë me ty shef. E dija që ishe me leje dhe mezi tëprisja.

– Si është puna ?

– Është një Xake Krutani,me shtëpi tek rruga e burgut,nuk le gjë pa vjedhur. Deshi të më sillte për të shitur dy biçikleta. Nuk ia pranova,duke i nxjerrë llojlloj preteksesh. 

– E ke kushëri ti atë ?

– Asgjë nuk e kam. Vetëm mbiemrin kemi njëlloj. Ai vjen dhe më takon pothuajse çdo ditë.

– Astrit, se mos vjen tani Xakja.- i thashë unë duke i dhënë dorën.- Do flasim gjërë e gjatë pasdite vonë në darkë në vendin dhe në orën që tashmë ti e di. Mirë u pafshim dhe të fala nga shtëpia.

-Të fala paç shef Çimi dhe bëji të fala Raxhit që nuk deshi të më takonte – tha ai dhe ia bëri me dorë kolegut tim,i cili ia ktheu përshëndetjen po të njëllojtë ngaqëndodhej disa metra më larg nesh dhe nuk mori pjese ne bisedë.

Vijuam të ecim unë me Raxhin, duke lënë pas pallatet  në një rrugë gjithë pluhur e pa asfalt, që gjarpëronte përmes shtëpive përdhese, ndërtuar në kohëra tëhershme s’di se kur, të cilat ishin me katërma e tek tuk diku me qerpiç,por të gjitha pa formë e të sajuara si mos më keq.

-Çfarë është kjo rrugë kështu gjithë pluhur !

-Kjo është Brraka e famshme ! – foli me qesëndi Raxhidhe me sy tregoi.- Këtu e ka shtëpinë Lul Dhia, ndërsa ajo që ka derën me dryn është e Ner Bajramit,persona të dyshuar për vjedhje banesash.

-Ku rrijnë ata zakonisht ?- e pyeta unë.

-Në lokalin me teneqe përballë politeknikumit. Kanë shoqëri dhe me Astritin që takove. I kam parë disa herë duke pirë kafe së bashku.

-Me Astritin the?

-Po me atë,por ai nuk është më soji tyre. Ka bërë kthesë.

Më vinte mirë që shoku im jo vetëm kishte informacion të bollshëm dhe me vlerë ndaj personave me tendencë kriminale,por ishte objektiv nëpërcaktimin e personalitetit të tyre.

Si në revistë me doli ngjarja e para disa muajve ku zbuluam nje grup për vjedhje lokalesh tek Medreseja. Gjatë procesit të pyetjes një nga autorët e e vjedhjes implikonte Astrit Krutanin,pasi i kishte lënë për të shitur një biçikletë të vjedhur. Astriti jo vetëm nuk kishte pranuar t’ia shiste pa një dokument përkatësbiçikletën, por kërkoi ndihmë tek një nga lidhjet e mija miqësore për shqetësimin që i ishte krijuar. Gjatëprocesit të hetimit materialet proceduriale në ngarkim të tij  u veçuan pasi nuk kishte konsumuar veper penale.

Akoma e ndjeja fjalën e dhënë të Astritit “ Të premtoj shef se unë kurrë nuk do jem si ata. Unë jam baba i dy femijëve të vegjël dhe me dyqanin e riparimit të biçikletave mbaj familjen time dhe prindërit”.

I besoja fjalës së tij dhe për vetë faktin që kisha mëse 3 muaj që krahas grupit që ndiqja studioja dhe personalitetin e Astrit Krutanit,këtij djaloshi trup mesatar por të lidhur mirë,ku binin në sy muskujt e formuar si të një shtangisti. Nuk i kishte kaluar te 25vitet me moshë,por ishte mjaft i matur kur fliste.

-Bos, nuk do i mësosh të gjitha sot në zonë,se u bë kohë dreke.- më tha Raxhi.

-Mirë shoku e prishim dhe takohemi pasdite.

Në vend që të takohesha pasdite siç  e kisha lënë me ndihmësin tim, tek oborri i Komisariatit më doli përpara shef Jani.

-Çimi ke një vjedhje banese tek rruga e burgut. I thashë të dëmtuarës të të presi në banesë,të cilën e ka pa shkuar tek shinat e trenit.

-Çfarë i kanë vjedhur ?

-Një televizor me ngjyra- tha shefi dhe shtoi – lajmëruam dhe Raxhin,i cili po vjen tani.

Nuk mbaroi fjalën veç kur ia behu ndihmësi im tek pragu i derës së hekurit të Komisariatit.

-Shkojme Raxhi se po na pret makina policisë.

Sipas adresës që dha shef Jani shtëpinë e gjetëm pa vështirësi pasi e dëmtuara na priste në krye të rrugës automobilistike.Si zbritëm nga makina policisë, të cilën e lamë të shkonte,iu drejtova një gruaje të imët dhe verdhacuke në fytyre.

-Ti je Vezire Qylja, që të kanë vjedhur shtëpinë?

-Po.- ia bëri ajo me një zë të dobët ashtu siç ishte dhe vetë, duke na shoqëruar disa metra më tutje tek banesa e saj.

-Nga të kanë hyrë se derën e paske të mbyllur me dryn.

-Më kanë hyre nga dritarja-ia bëri ajo duke hapur derën prej kompesate,e cila ishte jo më e lartë se një bojënjeriu normal.

Duke e matur me sy derën jo vetëm na binte tëpërkuleshim si  une ashtu dhe Raxhi,por ajo që mëvinte në siklet të futesha brenda ishte një rrjetë e madhe merimange në  kanatin e sipërm  të derës. E mora me mend se sa pisllik do ishte brenda.

-Raxhi,futu ti i pari se do të qeras me çfarë të duash ti.

Vërtet nuk ma bëri dysh fjalën miku im dhe u fut ai dhe më pas unë në atë shtëpi që ishte sa një furrik pulash. Banesë i thënçin përbëhej nga një koridor i vogël as katër metra katror,i cili të çonte në nje dhomë me tavan të ulët saqë e preknim me kokë nëse nuk rrinim disi të kërrusur. Në dhomë ndodhej një krevat hekuri me mbulesa të zhubravitura dhe të mbuluara nga pluhuri. Ngjitur me krevatin ishte një tavolinë ku sipër saj ndodhej një pjatë e palarë me ushqim të mbetur,ku nuk e përcaktoje dot se sa ditë kishte aty. Pranë nesh lëvizi i trembur një mi që nuk e pashë nga u fut. Papastërtia nëdhomë mbante era kërmë.

-Ku e ke patur televizorin me ngjyra ?- pyeta unë.

-Ja tek kjo tavolina. –ia bëri ajo me dorë nga e vetmja tavolinë që ndodhej në dhomë.

– Ku e ke blerë televizorin?

-Ma ka sjellë djali nga Greqia.

-Ku e ke djalin?

-Është në Greqi refugjat.

-Po burrin?

-Jam e ndarë.

-Sa kohë ke pa ardhur në shtëpi?

-Kam qenë e shtruar në sanatorium dy muaj dhe më pas kam qenë tek motra një muaj.

-Domethënë kjo pjatë me gjellë të mbetur paska tre muaj këtu- ndërhyri në bisedë Raxhi.

-Mirë, do të bësh kallzim – ia bëra unë dhe pa i dhënëdorën shtova – Për gjysëm ore të presim në Komisariat.

Kur dolëm në rrugë nxituam hapat,ndërsa Raxhi tha:

-O Bos, ndalojmë ndonjë makinë, pse të ikim nëkëmbë.

-Shoku im, lermë të marr frymë thelle në ajër tëpastër,se ti e ndjeve vetë që brenda vinte era qen i ngordhur. Çfarë ishte kjo grua rome,apo egjyptiane?

-Egjyptianë janë i gjithë grupi i familjeve që banojnëaty.

-E njeh familjen e saj?

-Burrin pijanec,gjithë ditën xurxull rrinte dhe kur i vinte në shtëpi e rrihte të shkretën,prandaj e ka ndarë, ndërsa djalin hajdut.Bëri mirë që u largua në Greqi se do e kishim problem këtu. 

Nuk kaloi as çerek ore dhe u ndodhëm në Komisariat.

-Hë more Çimi si është puna e vjedhjes së banesës- pyeti shef Jani sapo shkela në pragun e zyrës së tij,pasi dera ishte e hapur.

– Ishte një televizor bardhë e zi i tipit Iliria – sqarova unë shefin.

-Çfar televizori bardhë e zi më thua ! Pse gënjen, ai ishte televizor me ngjyra.

-Çfar thua ti !- ngrita tonin unë- Mua nuk më del njëjavë era e kalbësirës që gjeta atje,ndërsa ti e ke mëndjen tek televizori që vjedh djali i saj në Greqi dhe atij ia vjedhin këtu në shtëpi.

Nga pas dëgjoj një të qeshur. Ishte shefi i Komisariatit Gjergji, të cilin nuk e ndjeva që kishte dëgjuar të gjithë bisedën ndërmjet meje dhe shefit të krimeve.

-Ec Çimo se do e zbulosh ! Nuk ta kam merakun unë ty. – foli ai me atë zërin e tij karakteristik të bëshëm.

– Shef ! Do të përpiqem ta bëj punën si duhet.

Me Gjergjin njiheshim që në vitet e rinisë,bashkëstudentë në Shkollën e lartë të MPB,ku ai ishte veç të tjerash dhe basketbollist i Dinamos. Detyra në polici e kishte bërë që t’ia varte një çikë sportit,por megjithatë trupi  i tij i gjatë i ruante shpatullat e gjëra dhe fizikun e fortë. Shoqërinë nuk e kemi ndarë dhe gjatë kohës kur punonim larg njëri tjetrit. Tani që e kisha shef me vinte mirë,por mbi të gjitha isha shumëkorrekt në detyrë dhe nuk i lejoja vetes  të më thonin “Ja bën kështu se është shoku i Gjergjit”.

Në zyrën time me Vezire Qylja biseduam gjërë e gjatë. Përpilova kallzimin mbi rrethanat e vjedhjes dhe në fund para se të ndaheshim e porosita:

-Bisedo me djalin dhe thuaji që të kanë vjedhur televizorin dhe se ku dyshon ai tek ish shoqëria e tij në lagje. Çfarë të thotë ai më njofto mua.

Ia thashë këto fjalë,por besim nuk kisha se do të nxirrja ndonjë gjë me interes rreth vjedhjes se banesës, nga njëgrua e fjetur siç ishte Vezirja. 

Më vinte mirë nga njëra anë, që detyrën në zonën e re e filloja me ngjarje,pasi kështu do njhesha më shpejt me situatën kriminale, por nga ana tjetër mendoja sikur dita të ishte dyzet e tete ore vetëm atëhere do të mundja të vija punën përpara,sepse kisha disa ngjarje të mëparshme të pazbuluara si vjedhje lokalesh dhe banesa.

Sikur të mos mjaftonin ngjarjet e pazbuluara, si thelëmbi bisht erdhi dhe pjesmarrja ime në përbërje të efektivit të Komisariatit për sigurimin e një tubimi politik në pallatin e sportit Asllan Rusi. Në sallën embushur tej e tej me të pranishëm, subjekti politik Konfederata e Sindikalistëve të Shqipërisë mbajti njëtubim. Papritur shoh dhe dëgjoj në mikrofon ligjërimin e babait tim,në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm tëkësaj Konfederate për të drejtat e punonjësve. Ndërsa dëgjoja me vëmëndje tim atë dikush nga kolegët tha:

– Çimi ! Bukur dhe rrjedhshëm flet babai,!

Kthej kokën dhe shoh specialistin e Sherbimit Informativ të rendit. Nëse nuk më bëri fare përshtypje ironia e tij,por në një takimi që pata me shefin e komisariatit disa ditë më pas ndjeva një farë shqetësimi kur ai më tha:

-Çimi nuk e di babai yt që ti punon në polici dhe tëshohin në vrimë të gjilpërës nëse ke probleme politike në familje?

-Babai im foli në mbrojtje të interesave të punonjësve.

-Kaq po të them,se nuk haj dynjanë unë për ty!-foli shef Gjergji prerë dhe disi i nevrikosur,ndërsa shef Jani i pranishëm aty ma bëri me sy të dilja jashtë.

Nuk isha aspak i ofenduar nga kjo situatë që po krijohej rreth meje,por gjithsesi erdhi një çast kur dukej si bisedë e harruar,une tek po pija kafe se bashku me shef Janin ia bëra :

-Pse më tha atë ditë në zyrën e tij shef Gjergji se haj dynjanë unë për ty?

-Ta them,por mos e bëj bisedë me njeri !

-Fol,as që bëhet fjalë !

-E kishte thirrur në takim Gjergjin ministri i rendit Agroni dhe në bisedë e sipër i kishte thënë “ Ç’është një vartësi yt, Ndriçim Mesiti dhe babai i tij proteston kundra qeverisë? Ma hiq atë nga specialist dhe caktoje oficer roje.” “ Si urdhëron!” i kishte thënë Gjergji. – tha shef Jani dhe duke mos hequr vështrimin nga unë më këshilloi:- Ne të njohim mirë dhe e dime karakterin tënd,ndaj mos u shqetëso,por puno normalisht.

Ndonëse zieja nga inati, intriga që qarkonte ndaj meje nuk ndikonte aspak në detyrën time. Studioja ipërqëndruar mbi dokumentet e grumbulluara për situatën kriminale në zonë dhe pikërisht materialet proceduriale të grumbulluara ndaj Xake Krutanit.Shfletoja me radhë materialet,të cilat me pak redaktim përbënim një tregim të bukur policor. Ai kishte rënë në grackën e punës tone. Në dosjen e ngritur me materialeqë provonin aktivtetin e tij kriminal lexoja me kërshëri:

Personalitetin e Xake Krutanit,të cilin ndihmesit e mi Raxhi dhe Agimi me aq hollësi dhe vërtetësi nëpërmjet një raporti  kishin përpiluar. Më pas vijonin informacionet:

“Nuk e di ku të shes disa biçikleta,sepse një kushëriri im i largët nuk m’i merr në dyqanin e tij për t’i shitur.Nuk përzihem me njeri tjetër në vjedhje,pasi kam frikë se më spiunojnë”.

“Një televizor që kam vjedhur tek rruga e burgut, aty afër shtëpisë time ia kam shitur radioteknikut Selman Vathit,i cili është me dyqan afër stacionit trenit. Akoma nuk i kam marrë leket,pasi Selmani më tha kur t’i shes do t’i jap lekët”.

“ Isha duke pirë birrë pasdite me Selman Vathin,i cili më tha,se jam shumë i shqetësuar se Xakja më ka sjellëtre televizorë për t’i shitur,por atij i kam nxjerrëpreteksin që kur t’i shes do të jap lekët.

Ai i tha që denoncoje se për ndryshe je bashkpunëtor në vjedhje”.

Shletoj fletë pas flete,ku pasqyrohet serioziteti,shkathtësia e veprimeve, detyrat e realizuara në kohën e duhur nga ndihmësit e mi,si dhe analiza e dosjes bërë nga ana e ime referuar shefit të krimeve Janit. Në fund të dosjes është proces verbali i deklarimit  të shtetasit Selman Vathi,i cili deklaron:

“Më duket sikur do më djegin dyqanin tre televizorë që kam marrë. M’i ka sjellë shtetasi Xake Krutani për t’ishitur,por unë nuk e bëj një gjë të tillë,ngaqë mendoj se janë të vjedhura.”

Isha kredhur aq shumë në lexim,saqë dhe kur hyri ndihmësi im Raxhi në zyrë nuk e prisha terezinë, duke lexuar.

-Boso,ndalo një çikë,ndërpreje leximin. Shef Janin e transferuan në Ministri. Ka ardhur shef krimesh Azemi.

Ngrita sytë,duke parë Raxhin. M’u fshi nga memorja gjithçka kisha lexuar. Hodha vështrimin në dosje. Më dukej se ajo nuk ndodhej aty. Ma kishte vjedhur dhe atë Xake Krutani. Aq shumë më bëri përshtypje ky lajm,pasi në atë dosje ishte në çdo fletë përkujdesja dhe miratimi i çdo veprimi policor nga ana e shef Janit.

-Po mirë o shoku, ky Azemi ka punuar komandat reparti policie – ia bëra unë ngaqë e njihja karrierën e tij dhe shtova- çfarë drejtimi mund t’i japë policisë kriminale në një kohë që në këtë sektor nuk ka punuar asnjë herë.

Mbylla në kasafortë dosjen në fjalë,pasi mora njoftimin në radio që kishim mbledhje me shefin e Komisariatit. Atë që kisha marrë vesh me parë nga ndihmësi im e bëri fakt shef Gjergji.

Të nesërmen para shefit të ri raportova situatën kriminale në zonë dhe në prezencë të shefit komisariatit u konkludua për vijushmërinë e veprimeve proceduriale në ngarkim te Xake Krutanit. Menjëhere thirra në zyrë ndihmësit e mi Raxhin dhe Agimin.

-Sot pasdite dua të shoqëroni në komisariat Xake Krutanin.

-Po nëse nuk  e gjejme?- kundërshtoi Raxhi.

-Pyetje është kjo? Jua përsëris. Me patjetër Xaken nëKomisariat. Që tani veproni në zbatim të detyrës.

Ndihmësit e mi u larguan,ndërsa unë hidhja vështrimin mbi disa dosje të pezulluara që bënin fjalë për vjedhje banesash dhe lokalesh. Si e pashë që isha i lodhur u nisa për në shtëpi të haja drekën e vonë dhe tëqetësohesha pak ndonëse ora shënonte katër pasditë. Nuk isha afruar akoma në shtëpi kur dëgjoj zërin e Raxhit në radio:

-Nuk po e gjejmë atë pakon ! Ku nuk e kemi kërkuar.

-Mos më prisni në Komisariat nëse nuk e gjeni.Që tani po jua them publikisht,nëse nuk e shoqëroni deri nëorën shtatë të darkës nuk keni punë më me mua!

Radiot zakonisht gëlojnë orë e minut nga raportimet e shërbimeve,por pas fjalës time ra një heshtje varri,pasi nuk e prisnin që unë të komunikoja aq ashpër me shokun dhe në të njëjtën kohë ndihmësin tim me të cilin të gjithë e dinin që kisha marëdhënie të shkëlqyera.

Nuk kisha ngrënë as dy tre kafshata bukë kur sërish buçet zëri i Raxhit në radio:

-51/1 jam 52/1 !

– Urdhëro të dëgjoj !

-Pakon e shoqërova në komisariat !

– Unë e di çfarë shoku kam!- ia bëra i gëzuar dhemenjëherë thirra në radio një nga makina e shërbimit , e cila punë minutash më çoi në komisariat.

Duke përqafuar ndihmësit e mi,iu drejtova Agimit.

-Se mos e ke rrahur Xaken në rrugë,se nuk ta përton ti.

-Jo shefi se na u bind menjëherë kur e kapëm – tha ndihmësi tjeter,i cili shquhej për guximin dhe shkathtësinë e tij në kapjen e autorëve të veprave penale.

-Gimi nuk dua asnjë person kureshtar përballë komisariatit. Kush ta bën fjalën dysh ti e di si të veprosh.

-Kush kundërshton për zverku në komisariat- u përgjegj Agimi.

-Raxhi, ma bjer në zyrë atë që na e ka nxjerrë shkumën si ty ashtu dhe mua.

Sapo nxorra dosjen nga kasaforta, veç kur ia behu Raxhi me Xaken me duart lidhur në pranga. Pamja e tij fytyrë hutuar,me sytë ulur përdhe dukej që nuk ishte mësuar të shoqërohej në komisariat. Këtë fakt e dija nga procesi i ndjekjes se aktivitetit të tij kriminal. Nxorra nga sirtari shkopin e gomës,duke mos e hequr për asnjë çast shikimin nga ai. E pashë që u tremb.

-Çfarë vjedhjesh ke bërë të gjitha i ke këtu ! – ia bëra dhe me dosjen e tij e godita në fytyrë.- E sheh emrin tënd me gërma të mëdha në kapakun e dosjes.

– Shef, lëre t’i them të gjitha.- foli ai,ndërsa unë nuk e prisja për hir të vërtetës një pohim kaq të shpejtë.

– Ulu dhe fol-ia bëri Raxhi,duke i zgjatur karriken dhe hequr prangat nga dora.

Xakja si fërkonte kyçet e duarve,hidhte vështrimin sa nga shkopi gomës aq dhe vidhte vështrimin nga dosja. 

-Shef,mendo për mua! Unë me fillore jam. Me shtëpi tek rruga e burgut jam. 

-Pse ata që e kanë shtëpinë tek rruga e burgut,të gjithë duhet të vjedhin dhe të hyjnë në burg? Pse Raxhi që e ka shtëpinë tek ambulanca e lagjes duhet të jetë infermier,apo doktor?Po unë që e kam shtëpinë tek  stadiumi Dinamo duhet të  jem futbollist,apo  trajner?Fol !

-Shef, do t’i tregoj të gjitha vetëm mos më rrih!-tha dhe nga sytë e tij i dilnin lotë,që i fshinte me pëllëmbë të dorës.

-Që tani do bëjmë një marrëveshje. Çfarë janë në dosje do mi tregosh vjedhjet një e nga një. Ndoshta kemi harruar ndonjë do na tregosh gjithçka ke bërë. Përndryshe e prishim në çast edukatën.

– Shef kam vjedhur 6 televizorë, dy tek rruga e burgut në banesat afër shtëpisë time dhe 4 të tjerë i kam vjedhur në rrugë të Durrësit,ku dy banesa janë afër Zogut të Zi dhe dy tjera afer Ministrisë Arsimit.

-Tjetër! Vazhdo! Jo vetëm televizorë ! –ia bëri Raxhi,duke e parë drejt në sy.

-Kam vjedhur 2 tapete në banesat perballë politeknikumit. Po aty kam vjedhur dhe një ekspres nënjë lokal.

-Me kujdes t’i shkruajmë me radhë dhe të tregosh ku ke vjedhur në fillim fare.

-Në fillim fare kam vjedhur biçikleta,që i kam fshehurafër stadiumit Dinamo, ngaqë nuk kisha mundësi tëgjeja persona ku t’i shisja ato.

Ai fliste,ndërsa unë me shkrim dore, duke shkurtuar fjalët,skicoja aktivitetin e tij si parathënie e veprimeve proceduriale që do të kryeja. Mbusha duke shkruajturnjë faqe letër nga dy anët. Po kështu bëra me të dytën dhe të tretën fletë. Dosja e Xake Krutanit tashmë  ishte veçse themeli i aktivitetit të tij kriminal, sepse ç’ka pohonte ai përbënte një ngrehinë të tërë kriminale.Menjëherë njoftoj shefin e krimeve dhe shefin e komisariatit,i cili erdhi në zyrën time ku punoja. Duke parë volumin e punës së krijuar,që ishte e papërballueshme ta kryeja vetëm unë, duke parë dhe orën që kishte kapërcyer dymbëdhjetë e natës, ai dha urdhër dhe në ndihmën time caktoi dy specialistët e policisë kriminale Tanin dhe Nikun. Gjithashtu nëmbështetjen tonë vuri në dispozicion dy makina shërbimi policie,të cilat do të grumbullonin provat materiale.

-54 jam 51/1 ! – fola unë në radio,ndërsa si me sustëpushuan raportimet e tjera.

– Urdhëro, të dëgjoj – ia bëri shefi komisariatit me atëzërin e tij karakteristik autoritar,por që e ndjeja tashme më të butë dhe më të gatshëm për të më plotësuar gjithçka që më nevojitej.

-Më duhet një furgon,pasi janë biçikleta të panumurta në një garazh pallati në katin e parë.

– Sa biçikleta janë ?

-Mund të jenë nja treqind copë.

-Çfarë ?- zgjati zanoren a nga habija- Më prit se erdha dhe vetë aty.

U hap një dhomë e madhe në komisariat që të sistemoheshin biçikletat televizoret, ekspresin dhe dy tapetet. Ndërsa unë së bashku me kolegun tim Nikun po merreshim me sistemimin e provave materiale,ndërsa kolegu tjetër Tani mori në pyetje Xaken,duke plotësuar të gjitha dokumentet proceduriale dhe raportuar shefit të krimeve për punën e bërë.

Si mbarova punë në katin e parë mora sërish Xaken në pyetje. Luaja gishtat me shpejtësi marramendëse mbi tastierën e makinës së shkrimit,çka tregonte Xakja i vënë plotësisht në pozita pohuese të aktivitetit të tij kriminal. Ndërsa shkruaja, e hap derën në gjysëm dhe shfaqet trupi i bëshëm i shef Azemit,i cili serioz flet nëpër dhëmbë :

-Çimi çfarë po bën që vonohesh Tani mbaroi,kurse ti akoma.

– Çfarë the ? Unë nuk kam pushuar asnjë minut.

Ai mbylli derën pa thënë asnjë fjalë. 

Të nesërmen në mëngjes si kisha përfunduar të gjitha materialet proceduriale gjatë natës pa vënë gjumë në sy dhe si kisha bërë dhe arrestimin në flagrancë të Xake Krutanit përpiloj komunikatën,duke ia paraqitur për miratim shefit të komisariatit,si dhe lëshuar një lumëfjalësh i zëmëruar: 

-Unë kam mbi dy muaj që punoj natë e ditë me ndihmësit e mi për këtë çështje dhe ju e dini fare mirëqë kolegët e mi do i kishin të pazbuluara këto ngjarje dhe më vjen shefi krimeve e më thotë që pse vonohesh,kolegët e tjerë kanë mbaruar punë me kohë.

Shefi nuk më ktheu fare përgjigje,por menjëherënëpërmjet sallës operative thërret në zyrën e tij shefin e krimeve, dy kolegët Tanin dhe Nikun si dhe dy ndihmësit e mi Raxhin me Agimin. Si vlerësoi intesitetin e lartë të punës së bërë shtoi:

Në komunikatën drejtuar Ministrisë së Rendit në fund të shënohet punoi Ndriçim Mesiti e të tjerë.

Vërtet të tjerët ulën kokën të bindur që nuk ishte puna e tyre por vetëm kishin luajtur një rol ndihmës në një proces për goditjen e veprimtarisë kriminale të një personi të rrezikshëm.

Kaluan ditë nga kjo ngjarje dhe rastësisht takohem me mall me ish shefin tim te krimeve Janin. Kishte marrëvesh goditjen dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të Xake Krutanit dhe në bisedë e sipër teksa gjerbnim kafen në të njejtin lokal aty pranë Komisariatit tha :

-Sërish mos e hap dhe këtë bisedë që do të bëj.

-Urdhëro – i thashë – se mos më fut ndonjë pykë prapësi atëhere po këtu në të njëjtin vend.

– Shef Gjergji të ka tamam shok për kokë.

-Po thuaje të shkretën si është puna-ngulmova unë.

-Ka qenë shefi tek ministri i rendit për disa probleme pune dhe ndër të tjera ministri i ka thënë atij “ Gjergj kishe bërë namin në zbulimin e vjedhjeve të banesave, lokale e treqind copë biçikleta”! Gjergji i ishte përgjigjur që “ Po zoti ministër është ai specialist Ndriçim Mesiti që deshe ta çoje oficer roje”! Ministri kishte reaguar menjëherë duke thënë “ Lërini çunat të punojnë,lëre çfarë thonë këta të sherbimit informativ të rendit” dhe kishte marrë informacionin e tyre që bëhej fjalë për ty dhe e kishte grisur në sy të Gjergjit.

– E di more shef Jani e di që shoku nuk njihet tek kafja,nuk njihet dhe kur nuk të afron për biseda tërëndomta. Nuk kemi ku ta çojmë njeri tjetrin jemi shokë .

Si u ndava me shef Janin me vrap ngjita shkallët e Komisariatit dhe si hodha veshtrimin në mbishkriminnë derë “Shefi Komisariatit” trokita.

-Hyrë!

-Me leje një minutë.

-Dil përjashta !

– Jo nuk dal !

Iu hodha në qafë dhe e përqafova fort pa i thënë njeri tjetrit asnjë fjalë. Ajo heshtje ishte më e bukur se çdo fjalë,ndonëse i thashë:

-Faleminderit !

Ky tregim i kushtohet respektit dhe vlerave që ka shoku im i pandarë i jetës, ish shefi Komisariatit Policisë Nr.3 Tiranë, Gjergj Jorgo. 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

26 vjeçari në gjendje të rëndë. Familjarët kërkojnë ndihmë..!

Next Post

Kërcënoi të më merrte djalin!

Advertisement