Eugen Ferati apo siç njihet në muzikë me emrin e artit Genblanco,
është 21 vjeçari me origjinë nga Presheva por që muzikën e tij e ka krijuar dhe po vazhdon ta prodhojë në SHBA, në Broklyn ku edhe jeton.
Aktulisht ka dy këngë në treg, një në audio dhe një në video, kjo e fundit “Illegal” ka vetëm që një javë që është publikuar dhe duket se është pëlqyer shumë.
I inspiruar nga Eminem ai madje është takuar me menaxherin e tij dhe ka marrë shumë këshilla prej tij përsa i përket industrisë së muzikës! Njihuni me Genblanco!
– Përshëndetje, ti quhesh Eugen por në art ke vendosur të quhesh “Genblanco”, pse ky emër dhe si do të njihesh në publik?
-Përshëndetje! Unë quhem Eugen Ferati , jam 21 vjeç, jam nga Presheva me origjinë por jetoj në SHBA Brooklyn-New York, prej shumë vitesh. Emrin GenBlanco e zgjodha sepse më duket më artistik dhe mbahet mend lehtë.
-Kur fillove të doje muzikën?
– Muzikën e kam dashur gjithmonë dhe mendoj se kam lindur për të bërë muzikë. Në moshën 12vjeçare fillova të shkruaj këngë lirike.
-Po më pas si vazhdoi rrjedha e infiltrimit dhe në muzikë?
-Në 2016 arrita të sjellë këngën time të pare në audio me titull “Lazy Sunday” dhe ishte kënga ime parë profesionale. Kjo kohë 2016-2018 më shërbeu që të njihja edhe shumë personalitete nga industria e muzikës.
-Këshillat e kujt ke ndjekur në muzikë?
– Kam marrë këshilla nga Yelawolf nga ekipi i Eminem, gjithashtu kam takuar edhe menaxherin e Eminem ,Paul Rosenberg i cili është drejtor i “Def Jam Records “ dhe më ka ndihmuar që ta shikoj muzikën në këndveshtrim më të thellë.
-Aktualisht ti ke dy këngë në treg apo jo?
– Po, kam 2 këngë zyrtare: “Lazy Sunday” (audio) dhe “Illegal” e shoqëruar me video që ka vetëm një javë që e kam publikuar.
-Nga cila rrymë muzikore je frymëzuar apo inspiruar për të ecur në këtë rrugë që ke zgjedhur?
-Idetë dhe inspirimin e kam nga shumë zhanre si Country Music,Rap,Pop & Rock. Nga rap muzika inspirohem nga Eminem,50 cent,Ol’ Dirty Bastard,Method Man,Lil Wayne,Onyx ,Grave Digazz,Tupac etj.
-Ke bashkëpunëtorë shumë profesionale apo jo?
– Po, bashkëpunoj me Engineer Hanza ne Brooklyn,New York,në studion e tij profesionale
-Nga artistët kosovarë cili është idhulli yt?
– Në Kosovë idhulli im është Gold Ag… mbase për arsye se vijmë nga e njejta lagje!(Buzëqesh)
-Cilat janë planet tua për të ardhmen dhe çfarë do presim tjetër nga Genblanco?
-Planet e mia janë të rris emrin dhe labellin “Foreign Boyz Records” dhe këtë verë planifikoj të sjell një këngë të re në bashkepunim me Hida & Kash! Stay Tuned!