Unё qё po ju shkruaj, tashmё jam grua dhe kam krijuar familjen time, por jeta ime ka qenё e do tё jetё pёrsёri njё ferr i vёrtetё.
Kur isha nё adoleshencё, si të gjithё moshatarёt e mi, u dashurova me njё djalё.
Ai ishte tre vjet mё i madh.
Ai mё propozoi dhe unё, edhe pse mё pёlqente shumё, nё fillim bёja sikur nuk doja, por kjo zgjati pёr pak dhe kёshtu, u lidhёm. Mirёpo unë jetoja nё fshat dhe, që tё ndiqja mёsimet rregullisht, rrija te tezja. Edhe prindёrit kishin shumё besim se unё do tё mbaroja shkollёn dhe nuk do tё kisha ndonjё problem. Askujt nuk i shkonte mendja se kisha tё dashur, sepse isha shumё e urtё dhe ndryshoja shumё nga vajza e tezes e cila ishte njё tip shumё i hedhur. Nё fakt, edhe njё fjalё e urtё thotё “thёngjill i mbuluar” e cila ёshtё njё shprehje me vend, por lidhja jonё nuk kishte asgjё tё keqe. Tё dy e donim shumё njёri-tjetrin. Unё isha e dashuruar marrёzisht, por akoma nuk i kisha treguar askujt. Kur lidhja jonё kishte nevojё pёr kohё qё tё kalonim bashkё, ia tregova vajzёs sё tezes dhe ajo mё ndihmoi shumё, por pak mё shumё se ç’duhet, sepse unë mbeta shtatzёnё. Isha 17 vjeçe dhe kjo do tё ishte njё bombё pёr familjen time. Nuk kisha guxim t’u tregoja pёr kёtё. Kur i dashuri im e mori vesh, tha se nuk ishte problem dhe ne do tё fejoheshim.
Kur ishim me pushime, babai i tij erdhi qё tё takonte familjen time. Prindёrit dhe vёllezёrit e mi u tёrbuan. Ata nё mendjen e tyre më quanin aq tё urtё sa nuk mund ta imagjinonin njё gjё tё tillё. Babai i tё dashurit nuk u tregoi se isha shtatzёnё sepse e pa që ishin shumё tё irrituar. Sapo ai iku, ata mё morёn e mё rrahёn aq shumё sa mendova se mos abortova, por jo. Zoti mё ndihmoi. Tё nesërmen, babi mё hoqi nga shkolla dhe mё thanё se nuk do tё shkoja mё nё shkollё. Isha nxёnёse shumё e mirё dhe u mёrzita shumё pёr kёtё, por mё shumё mendoja se si do t’u thoja që isha shtatzёnё. Nё fillim do ta fshihja lehtё sepse barku vonё do fillonte tё dukej, por si do të bёja?
Rrija nё fshat dhe shpesh, takohesha me shoqen time. Njё ditё, kur po rrinim me shoqen time nёn njё pemё qё sapo kishte çelur, erdhi i dashuri im. Shoqja u largua dhe ai u afrua tek unё. Na kishte marrё malli shumё pёr njёri-tjetrin. Ai ishte nё merak pёr mua dhe pёr fёmijёn. Folёm sё bashku dhe kuptuam se jeta jonë duke qëndruar tё ndarё, nuk kishte kuptim. Ai u largua dhe mё premtoi se do të vinte pёrsёri.
Kur shkova nё shtёpi, asnjё nuk e kuptoi se ishim takuar. Kёshtu, u çlirova dhe mendova se mund ta shtyja kohёn tani duke pritur çastet e takimet me tё. U takuam disa herё nё tё njёjtin vend. Ai mё tha se nuk do të mё linte aty. Mё tha tё vendosja qё tё ikja me tё. Mё tha tё mendohesha mirё sepse mund tё mos i shihja njerёzit e mi pёr njё kohё tё gjatё. Atij nuk i thashё, por nё mendjen time, çdo gjё ishte nё rregull, sepse tashmё e kisha kuptuar se njerёzit e mi nuk mё donin aq shumё sa thonin. Ata penguan dashurinё time tё madhe dhe vunё dorё mbi mua vetёm se e dinin që kisha njё tё dashur, po kur tё merrnin vesh që isha shtatzёnё, do mё vrisnin fare. U ndava nga ai dhe isha e lumtur. Mё nё fund, do të isha me tё.
Sapo shkova nё shtёpi, pashë se tё gjithё ishin grumbulluar nё kuzhinё. Ishin tё tёrbuar nga nervat. Nёna kishte shkuar te shtёpia e shoqёs dhe kishte parё që ajo ishte nё shtëpi dhe unё nuk isha me tё. U kishte thёnё babit dhe vёllezёrve dhe ata po prisnin tё shkoja unё. U futa brenda dhe menjёherё, nёna u ngrit nё kёmbё, si njё pёrbindёsh, e mё tha:
– Ku ishe moj qelbёsirё?
– Me shoqen, po bёnim muhabet dhe u vonova pak. Mё fal!
– Kё gёnjen ti?
Ajo m’u sul dhe mё kapi flokёt. Nё atё çast, kur u bё gati tё mё gjuante, unё thirra:
– Tё lutem, mos! Do mё vrasёsh fёmijёn!
Ajo shtangu dhe u zbraps. Nё atё kohё, vёllezёrit u ngritёn nё kёmbё. Vetёm babi vuri duart nё kokё dhe nuk lёvizte. Tё gjithё mbetёn tё ngrirё pёr pak minuta dhe mё pas, u ulёn e filluan tё thoshin se asgjё tjetёr nuk e shlyente kёtё turp, vetёm vdekja. Nёna mё çoi nё dhomёn time dhe mё urdhёroi tё dilja vetёm pёr nё banjё. Isha gati tё vdisja. Ishte njё gjё sё cilёs nuk e dija si do t’i shpёtoja. Dёgjoja zёra nga kuzhina qё flisnin mё egёrsi. Pas nja njё ore, nёna erdhi dhe mё tha tё vishesha, se do tё shkonim nё njё vend. Ashtu bёra dhe pas njё gjysёm ore, isha duke ecur me nёnёn time dhe nuk e dija ku po shkoja. Mё pas ndaluam te spitali dhe njё grua doli e na takoi. Shkuam nё njё dhomё dhe infermierja i kёrkoi nёnёs tё largohej e tё mos kishte merak, se çdo gjё do tё shkonte mirё. Nё fakt, pёr ata shkoi mirё, por unё, nё atё çast qё e kuptova se do tё ma hiqnin fёmijёn, vdiqa dhe qё nga ai çast, jeta ime kishte mbaruar. U kthyem nё shtёpi me makinё dhe mё futёn nё dhomёn time. Nёna u ul tё flinte nё krevatin tjetёr dhe herё pas here me pyeste a kisha dhimbje. E gёnjeja se nuk kisha dhimbje kur pёrveç dhimbjeve tё barkut, kisha dhimbje tё tmerrshme nё shpirt. Unё tashmё nuk ndjeja asgjё pёr nёnёn time. Ajo mё dukej thjesht si njё pёrbindёsh nga i cili nuk do tё shpёtoja kurrё.
Tё nesёrmen, kur doli drita, unё isha mirё nga shёndeti. Fёmija im ishte zhdukur brenda pak kohe dhe nuk mё kishte munduar aspak, nuk më kishte shkaktuar asgjё nё trup. Kёto mendime m’i ndёrprenё disa gjurmё tё rёnda nёpёr shtёpi. Dola nё korridor dhe nёna mё urdhёroi menjёherё tё futesha brenda. Pas pak trokiti dera me forcё. Ishte policia. Dёgjova tё flisnin me zё tё lartё dhe mё pas, qetёsi. Nё dhomё u fut nёna duke mё ulёritur:
– Çfarё na bёre moj?! Po tani, si t’ia bёj pёr djemtё e mi?
E kuptova se çfarё kishte ndodhur. Ata i kishin arrestuar. Po pёrse? Nёna vetёm ulёrinte dhe harronte se edhe ajo mbyti fёmijёn tim. Pas pak erdhi tezja, me tё cilёn nёna ime nuk fliste qёkur kishte filluar historia ime, sepse e akuzonte se ajo mё kishte futur nё rrugё tё keqe, mirёpo tezja nuk ngjante aspak me nёnёn time. Ishte njё grua e urtё dhe shumё e duruar e jo si ime mё. Tezja u fut nё shtёpi dhe i tha se kishte ardhur pёr mua dhe pёr djemtё. Sapo kishte dёgjuar se i kishin arrestuar dhe nuk do tё dilte nga shtёpia edhe po tё mos i fliste ajo me gojё. Por, vajza e tezes mё dha njё lajm qё as nuk e mendoja se do ta dёgjoja ndonjёherё: Vёllezёrit e mi kishin vrarё tё dashurin tim. Në atë moment, mё ra tё fikёt. Kur u pёrmenda pas pak, kujtoj tezen time mbi kokё duke thёnё emrin tim dhe “tё keqen tezja”, ndёrsa menjёherё dёgjova fjalёt e mamasё sime e cila thoshte qё duhej tё vdisja se unё isha shkaktarja e gjithё kёsaj. Dёshiroja tё mos isha pёrmendur mё dhe tё bashkohesha me të dashurin tim tё paktёn nё botёn tjetёr, meqenёse nё kёtё botё nuk na lanё tё rrinim bashkё.
Ishin ditё tё tmerrshme ato qё po kaloja. Nga mёrzia e madhe kisha shumё probleme pas abortit, por mamaja ime as nuk më futej nё dhomё, vetёm rrinte nё dritare duke menduar pёr vёllezёrit. Babai kishte ditё qё nuk fliste me askёnd, por dilte e rrinte gjithё ditёn duke u përjekur për lirimin e vёllezёrve. Tezja mё solli njё infermiere e cila mё bёri disa gjilpёra dhe mё vinte njё serum, por shpejt u bёra mirё dhe tezja mё mori te shtёpia e saj. Pёr nёnёn unё nuk ekzistoja.
Se si e rregulloi babai nuk e di dhe vёllezёrit u liruan, por ata tashmё rrinin brenda nga frika se mos i vrisnin njerёzit e tё dashurit. Pasi kaluan katёr muaj, nёna erdhi te tezja dhe mё urdhёroi si gjithmonё qё tё shkoja me tё. Tezja iu lut tё mё linte, por ajo nuk pranoi. Shkova nё shtёpi, por ç’tё shihja? Shtёpia ishte kthyer nё njё burg. Vёllezёrit dhe tё gjithё nuk guxonin tё kalonin pragun e shtёpisё. Vetёm nёna punonte ç’tё mundte dhe varfёria kishte bёrё folenё nё shtёpinё tonё. Nё kёtё mёnyrё, kaluan vite. Unё isha njё e gjallё qё ecte dhe njё shёrbёtore e familjes sime. Edhe pse kishte kaluar shumё kohё, asnjeri nuk mё fliste me gojё. Ditёt mё tё lumtura ishin kur vinte tezja ime.
Por ja qё e keqja nuk ka fund ata kishin vendosur tё mё martonin. Meqё nuk jetonin dot mё kёshtu nё varfёri, mё kishin gjetur njё burrё. Ai ishte i ndarё nga gruaja dhe ishte 32 vjet mё i madh se unё. Ai ishte i pasur, kёshtu qё familja ime do tё mund tё mbijetonte. Vёllezёrit kishin vite qё nuk punonin dhe nuk dilnin jashtё shtёpisё. Punonin gratё e tyre dhe nёna, por nuk mjaftonin kёto tё ardhura. Nё kёtё formё, unё do tё paguaja edhe pёr ato qё i kisha sjellё familjes sonё tё “mrekullueshme”, siç e quanin ata. Po tё kishte qenё familje e mrekullueshme, nuk do tё kishin arritur nё kёtё pikё, por unё do tё isha martuar e do tё kishim jetuar tё gjithё tё lumtur. E keqja mё e madhe ishte se ata nuk ishin penduar aspak.
Nejse, u martova dhe tani jetoj me burrin qё mё zgjodhёn. Fёmijё nuk kam bёrё dot, pёr shkak tё gjendjes qё kisha pas abortit. Burri im ёshtё njё njeri i mirё, por mua mё duket se ka tё njёjtat mendime si familja ime. Ai mendon se unё nuk jam e denjё pёr asgjё. Edhe njerёzit e tij, ashtu mendojnё, pavarёsisht se nuk e shprehin, por mua nuk mё interesojnё mendimet e askujt. Shpirti, ndjenjat, dashuria, mirёsia dhe tё gjitha kanё vdekur brenda meje. Jeton vetёm trupi im, i cili endet nё kёtё jetё vetёm me njё qёllim, duke pritur ditёn e bashkimit me tё dashurin tim nё parajsё. Them nё parajsё sepse e besoj se ai ёshtё atje sepse ishte njeriu mё i pastёr dhe mё i mirё i kёsaj bote dhe unё besoj se nё parajsё, nuk ёshtё mёkat tё dashurosh. Unё vetёm atё bёra, dashurova si gjithё bashkёmoshatarёt e mi; tё tjerat i bёri familja ime, nёn udhёheqjen e nёnёs sime. Ata janё fajtorёt!