Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur ulet pjelloria?

– Jam Berti nga Tirana. Duke lexuar gazetën tuaj, kam mësuar se vajzat, kur kalojnë moshën 35 vjeçe, mund të mos lindin fëmijë sepse nuk i kanë vezët shumë aktive.

Unë dua të di: A ka një moshë të caktuar ku vihet re ulja e pjellorisë për meshkujt dhe femrat?

E bëj këtë pyetje pasi unë jam 50 vjeç, gruan e kam 45 vjeçe dhe duam të lindim fëmijë.

Advertisement

Lexoj çdo javë këshillat tuaja dhe kam shumë besim në shpjegimin tuaj shkencor. Me respekt, Berti, Tiranë.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:- – I nderuar zotëri, studiuesit dhe shkencëtarët e kësaj fushe kanë arritur në përfundimin që me rritjen e moshës, sidomos mbi 35 vjeç, aftësia e gruas për riprodhim fillon të ulet. Periudha e ovulacionit nis të dobësohet, veza (ovocidi) i humb shumë cilësi dhe bëhet e paaftë për t’u fekonduar. Uterusi fillon të ulë aftësitë e tij për të mbajtur një vezë të pllenuar, ndërsa qafa e mitrës, ul sekrecionet e mukusit. Hormonet përgjegjëse fillojnë të ulin sekretimin. Mundësia për të pasur një fëmijë në këtë moshë e sipër fillon të bjerë dhe shuhet fare me fillimin e premenopauzës, e cila mund të vijë rreth moshës 40-45 vjeçare. Sigurisht që ka edhe ndonjë rast të veçantë që një femër, edhe pas kësaj moshe ose edhe më të rritur akoma, mund të realizojë një fëmijë në mënyrë natyrale.

– Ndërsa te mashkulli, mundësia për të riprodhuar, pra, për prodhimin e spermatozoideve, fillon të ulet mbi moshën 50 vjeç dhe rritet shumë mbi moshën 60 dhe 70 vjeç, por kjo nuk do të thotë që dhe një pjesë e meshkujve, edhe në moshën mbi 80 vjeç, të jenë të aftë seksualisht dhe për riprodhim. Një problem tjetër i moshave të mëdha për të riprodhuar është se rritet edhe rrisku për të krijuar një fëmijë me probleme dhe një nga kryesoret është sindromi daun. Në lidhje me problemet e pjellorisë ndikon dhe fakti që si në Evropë, tashmë edhe në vendin tonë, ka filluar një tendencë për martesa në mosha të mëdha dhe si rrjedhojë, edhe fëmijët i fillojnë në mosha të mëdha. Me emancipimin e gruas dhe me rritjen e kërkesave të saj për një pozicion në shoqëri, shkolla, universitete, mastera, gradime shkencore dhe pozicione si drejtuese, ka pasojë vonesa në martesa apo dëshirën për të pasur fëmijë. Është pikërisht kjo moshë që u drejtohet edhe teknikave ndihmëse të riprodhimit në klinika të ndryshme, pasi e provojnë që në mënyrë natyrale, e kanë të vështirë për të arritur një koncepsion.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më mirë e ndarë dhe e lumtur

Next Post

Astrologia shpjegon..!

Advertisement