Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ma morën me dhunë fëmijën tim!
Suela Brahimllari: “Bel Eve” është frymëzimi i stilimeve të mia
Tiroidja m’i shkakton abortet?

Suela Brahimllari: “Bel Eve” është frymëzimi i stilimeve të mia

Ajo ka studiuar për Inxhinere Ndërtimi por është një nga stilistet më të mira për fëmijë e jo vetëm.

Suela Brahimllari, ideatore e administratore e një prej markave më të njohura në vend “Bel Eve”, organizatore eventesh për fëmijët e këtë herë në organizimin e fundit ajo bëri atë që askush tjetër më parë nuk e kishtë bërë, organizoi një sfilatë edhe për fëmijët më aftësi ndryshe duke sjellë kështu buzëqeshje në sytë e atyre fëmijëve që u kishte munguar prej kohësh. Suela na rrëfën për këtë sfilatë, për punë e saj, rolin si nënë e shumë e shumë të pathëna që i rrëfën eksluzivisht për ne..!

– Suela, a mund të bësh një prezantim për publikun e gjerë që edhe të të njohin më mirë?

Advertisement

– Përshëndetje! Quhem Suela dhe jam stiliste kryesisht për fëmijë, e martuar  dhe nënë e 3 vajzave ku dy të parat janë binjake dhe quhem Anabel dhe Evelin prej të cilave ka marrë emrin dhe marka ime Bel Eve dhe vajza e tretë quhet Venera.

– Çfarë gjete te cohat që iu përkushtove kaq shumë?

– Kombinimi i materialeve dhe copat e bukura më kanë frymëzuar për të krijuar koleksione për fëmijë. Më pëlqejnë shumë copat e buta, me lule dhe flutura , atë që fëmijët adhurojnë më së shumti.

–  Po fëmijet, a janë një frymëzim për ty duke qenë se stilon për ta?

Fëmijët janeëfrymëzimi im neë karrierën time si stiliste. Fillimisht jam frymëzuar nga vajzat e mia, duke qenë edhe binjake dhe ideja për ti veshur njëlloj më pëlqente shumë. Tashmë që e kam kthyer pasionin tim në biznes dhe njoh shumë fëmijë, janë ata që më frymëzojnë për koleksionet e mia. Mundohem kryesisht të krijoj veshje që ti pëlqejnë fëmijëve duke qenë se ata janë frymëzimi im.

–  Suelë, jam kurioze si e menaxhon kohën, je mama e tre fëmijëve apo fëmijët janë vetë thelbi i asaj që ti bën?

-E kam të vështirë tani që puna ime është rritur por unë çdo darkë bëj një axhendë se çfarë duhet të bëj të nesërmen, oraret, takimet me klientët, atelierin etj. Mëngjesi im është i shpejtë dhe i tensionuar sepse kam 3 vajza për të bërë gati për në kopësht, pastaj fillon ” vrapi im” që nga furnizimi i cili është i përditshëm duke qenë se punoj me porosi e deri të takimet me klientët me thenë të drejtën bëhem 700 copa , por kam hequr dorë nga disa zakone që i bëja më përpara, si ulja nëpër kafe , mbase kam 5 vjet që nuk ulem, sepse duhet të bredh me vrap që të mbaroj punët, le detyrat punonjësve, mundohem t’a menaxhoj kohën në mënyrë qeë mos të le asnjë klient të mërzitet për vonesë porosie. Nuk ia dal gjithmonë në jetën  e përditshme, por mundohem!

– Suela ti je ideatorja e “Bel Eve”, a mund të na tregosh pak më shumë për këtë aktivitet?

-Bel Eve tashmë është një markë e rregjistruar shqiptare për fëmijë.  Pra jam pak krenare për këtë,  sepse gjithmonë kemi parë marka teë huaja në treg, dhe do të dëshiroja shumë që në të ardhmen të hapeshin dyqane të tjera në vende të botës me emrin Bel Eve. Janë dy dyqane në Tiranë dhe ne prodhojmë kryesisht për festat e fëmijëve, ditëlindje, evente, festa e Abetares, dhe shumë evente te tjera. Pra e bëjmë një fëmijë të ndihet princ dhe princeshë me veshjet tona.

– Para pak kohësh organizove edhe një sfilatë për fëmijë ku morën pjesë fëmijë edhe me aftësi ndryshe, ndoshta e vetmja që ka bërë një gjë të tillë, si ndihet Suela mes vlerësimesh dhe fjalësh mikluese?

image4.jpeg
image2.jpeg

– Me thënë të drejtën unë organizova një sfilatë totalisht për qejfin tim dhe doja domosdoshmërisht të kënaqja edhe fëmijët me aftësi ndryshe. Doja t’i jepja disa mesazhe këtyrë fëmijëve dhe të gjithë atyre që na ndiqnin në sallë. Nuk e mendoja kurrë që do merrte përmasa kaq të mëdhaja, e megjithëse çdo gje ishte kuruar me aq dashuri dhe ndoshta kjo e bëri një nga sfilatat më të bujshme. Unë nuk ja dola vetëm për këtë sfilate, ishte një grup i madh njerëzish që u angazhuan që i falendëroj pafundësisht. U ndjeva sikur përjetova një përrallë, nuk më besohej, përveç njerëzve që ishin dhe e  panë live, kishte nga ata që më kishin ndjekur nga ekrani, më ndalonin në rrugë për të më thënë fjalë kaq të mira. Falendëroj pa masë Elona Jaçellari për skenarin dhe Eni Janin Fugën për regjinë! Kam marr aq shumë mesazhe vlerësuese sa edhe tani qe i kujtoj me rrënqethet mishi.. e di çfarë mendoja me vete, qyqja pse unë e plasa këtë “bombë”?  

image3.jpeg
image5.jpeg

-Ti je diplomuar për Inxhinieri Ndërtimi, çfareë e lidh nje inxhiniere me stilimin e veshjeve?

– Nuk besoj se kanë një lidhje domosdoshmërisht me njëra-tjetrën. Të parën e kam profesion të cilin e  kam ushtruar për 5-6 vite , të dytën e kisha pasion por që e kam shndërruar në profesion duke qenë se merrem gjithë ditën me stilim. Unë i dua të dyja.. ndoshta në një moment të dyte sa te rris pak vajzat I rikthehem prapë Inxhinierisë, për këtë s’jam e sigurtë ! (Buzëqesh)

– A ka kerkesa në atelienë tënde jo vetëm nga njerëz të thjeshtë por edhe nga personazhe publike?

– Sigurisht .. Atelieja ime mbushet plot me fëmijë, unë njoh kaq shumë fëmijë sa ndonjëherë më duket sikur kam moshën e tyre. Kam stiluar për shumë fëmijë të personazheve publike, jam krenare që më zgjedhin  vipat e jo vetem njerëzit e thjeshtë. Duke qene se vipat janë selektiv me zgjedhjet e tyre, mua më bëhet qejfi që më zgjedhin mua. I falënderoj pa mase të gjithë ata që më kanë mbështetur si me fjale të mira e të tjerë duke më shpërndarë faqen e instagramit.

-Çfarë do presim nga Suela në një të ardhme afatshkurtër dhe afatgjatë?

– Kam shumë dëshirë të merrem me organizimet e sfilatave, tani për momentin po merrem me një super koleksion  të cilin do ta prezantoj me një set fotografik. Unë nuk e di se çfarë parashikuar fati për mua por ajo që do të dëshiroja më së shumti është që emrin “Bel Eve” ta bëj brand ndërkombëtar dhe të hap dyqane në vende të tjera të botës.. Jam duke punuar fort që të sjell idetëe mia sa më të bukura dhe profesionale që të jenë të pëlqyeshme nga të gjitha shtresat. Besoj fort që një ditë do shkëlqej.. kam një siguri brenda meje sa ndonjëherë më tremb..!(Buzëqesh)

– Në fund, si do e mbyllim këtë intervistë?

– Ju falënderoj pa masë për këtë intervistë kaq të bukur! Unë dua të them disa fjalë: secili nga ne nuk duhet të heqë dorë nga ajo që ka qejf dhe dëshiron edhe kur bota mendon se është i marrë, duhet të luftojmë deri ne fund të arrijmë qëllimet tona sepse pengesat më të mëdhaja vijnë nga mendja jonë. Familja është baza e të gjitha sukseseve dhe unë e falënderoj me shpirt famijlen time, prindërit e mi, prindërit e burrit, vajzat e mia dhe bashkeshortin tim. I jam mirënjohëse të gjithë atyre që më ndihmojnë çdo ditë. Faleminderit!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ma morën me dhunë fëmijën tim!

Next Post

Tiroidja m’i shkakton abortet?

Advertisement