Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gruaja gjeti “punë”, unë u bëra me “vajzë”

E di që jeni mësuar të lexoni historira nga femrat e lënduara apo të tradhtuara,

por unë kam një histori tjetër e cila mund t’ju duket e paimagjinueshme, ama mund t’i ndodhë kujtdo, ndonëse uroj që jo.

Unë që mora guximin të shkruaj jam një burrë në moshë, që jeta më ka mësuar gjëra të ndryshme.

Advertisement

Më ka mësuar të jem i drejtë dhe nga drejtësia e madhe e kam ngrënë. Jeta më mësoi që me gënjeshtra arrihet shumë lart menjëherë, por po re poshtë, vritesh shumë dhe mund të humbasësh shumë. Shumë kohë më parë u njoha me atë me të cilën vendosa të martohesha. Në fakt, këtë vajzën ma prezantuan dhe nuk vendosa vetë, por prindërit ma vunë si kusht sepse e njihnin dhe kishin dëgjuar fjalë tepër të mira për të dhe për familjen e saj. Kjo vajza quhej Bukurie. Siç kishte emrin, ishte edhe vetë. Ajo ishte simpatike (por mos u gënjeni nga simpatiket, ju meshkuj!). Ne u martuam më 15 shkurt. Bëmë një drekë familjare me pak miq e shokë, pasi edhe gjendjen ekonomike nuk e kishim shumë e mirë. Te familja jonë punonim të gjithë, unë, mamaja, babai dhe vëllai im i madh. Bukuria, ndryshe nga vajzat e tjera, ishte e padalë dhe askush në fshat nuk e njihte. Vetëm ata që shkonin në shtëpi, e shihnin. Ajo dukej një vajzë e urtë, e ëmbël, punëtore dhe ajo që vlente më shumë në atë kohë ishte virgjëria. Ajo e plotësonte këtë kriter!

U martuam kur ishte 17 vjeçe dhe unë isha 22 vjeç. Ajo thonte gjithmonë se ishte me fat që unë kisha zgjedhur atë për grua. Shkonim shumë mirë. Edhe ne, si të gjitha çiftet e tjera kishim problemet tona, por unë e doja shumë dhe i kam qëndruar besnik gjatë gjithë kohës që ishim bashkë. Sigurisht, fillova ta doja me kalimin e kohës, pasi unë s’e njihja më parë.

Një vit pasi ishim martuar, lindi djali ynë. Isha shumë i gëzuar që u bëra me djalë, me një trashëgimtar. Kur djali mbushi një vjeç, ne ia festuam ditëlindjen të madhe, njësoj si dasmë. Unë punoja nga mëngjesi deri në darkë. Bukuria, gruaja ime, donte të qëndronte në shtëpi që të kujdesej për djalin, kështu që familjen e mbaja unë. Mbase nuk isha burri që ajo kishte ëndërruar, por ishte e pamundur që unë të qëndroja në shtëpi më shumë, siç ajo donte dhe në familjen tonë filluan mosmarrëveshjet e grindeshim shpesh, por ishin grindje që nuk e pakësonin dashurinë time karshi saj.

Pas viteve ’90, ne erdhëm në Tiranë dhe ajo gjeti një vend pune. U gëzova, se më në fund dhe ajo do të dilte nuk do të rrinte gjithë kohën e mbyllur në shtëpi, duke fantazuar për mua gjëra të pavërteta. Ne vazhdonim të kishim vetëm një djalë, i cili tani jeton në Amerikë, por unë gjithmonë e dëshiroja një vajzë. Një vit e gjysmë pasi Bukuria u fut në punë, ne u bëmë me vajzë. Puna e saj na bekoi, por unë, gjatë disa muajve të shtatzanisë së dytë nuk i qëndrova pranë se më duhej të ikja jashtë shtetit për punë. Vetëm katër-pesë muajt e parë ndenja. Këtu në Tiranë nuk kishim asnjë të njohur dhe isha pak në merak se kush do të kujdesej për gruan time, por pranë saj ndenjën shoqe të sajat dhe miqtë që kishim në pallat. U lumturuam shumë kur erdhi në jetë vajza. Unë në Itali çmendesha nga gëzimi për ta parë dhe për t’i ndjerë aromën. Djali në telefon më thonte: “Motra është një kukull e vogël dhe po kujdesem unë o babi për të. Ti rri i qetë dhe puno e na sill çokollata”. Unë bëra çmos që të kthehesha sa më shpejt dhe t’i qëndroja pranë familjes sime. E doja shumë atë fëmijë, edhe pse unë e pashë vetëm dy javë pasi ajo kishte lindur, por sa vinte e rritej vajza, ajo nuk na ngjante fare as mua, as gruas sime. Elda kishte marrë pamjen e vjehrrës sime, sytë madje dhe dialektin e kishte tamam si ajo. Elda tani është 22 vjeçe e jeton në Spanjë. Është një studente e mirë dhe dëshiron të merret me politikë. As unë dhe as gruaja nuk e kemi ndaluar kurrë të merret me ëndrrat e saj. Gjithmonë e kemi inkurajuar dhe gjithmonë i kemi qëndruar pranë, duke mos e penguar në gjërat që ka dashur të bëjë. Ne u mërzitëm shumë kur vajza u largua për në Spanjë dhe nuk rrinim dot pa praninë e saj. Ajo ishte harmonia e shtëpisë sonë, por e mira jonë është se në atë kohë i kishim mundësitë dhe dy muaj pasi ajo u largua nga Shqipëria, i bëmë një vizitë surprizë. Ajo u emocionua shumë. Në Spanjë ajo na prezantoi me të dashurin e saj me të cilin tani bashkëjeton.

Megjithëse familja jonë dukej se ishte në vijë, gjërat, nuk ishte e thënë të vazhdonin njësoj… Gruaja nisi të kishte probleme shëndetësore dhe mjekët vendosën ta operonin. Unë dhe vajza, shkuam të jepnim gjak sepse kështu ishin rregullat (Djali nuk ndodhej atë mëngjes me ne, sepse vinte pasdite vonë nga Amerika). Një mjek aty në spital e njihja dhe i kërkova me të qeshur të bënte analizat e ADN-së për mua dhe vajzën. Ia thashë si me të qeshur, por qesh mirë ai që qesh i fundit, kot nuk është thënë kjo shprehje. Aty unë zbulova që ajo nuk ishte vajza ime. U tmerrova! Kisha rritur një fëmijë që nuk kishte qenë i imi dhe që në të vërtetë e doja me shpirt, po aq sa edhe djalin, por prapë kisha shpresë se mjeku po tallej dhe po më bënte për të qeshur meqë isha i mërzitur nga operimi i gruas. Por jo, ai e kishte seriozisht. U xhindosa aq keq, saqë ndërsa të gjithë thonin: “Ishalla shpëton gruaja nga operacioni”, vetëm unë me mendjen time thoja: “Shpëto po munde, se do të të vras unë me duart e mia”. Por në fakt nuk kisha vënë kurrë dorë mbi të dhe nuk dija nëse do të kisha zemër për ta qëlluar. Vërtet nuk e qëllova, sepse e respektoja shumë dhe vetëm inat mund t’i mbaja, por dhe jeta ime ishte si telenovelë, madje s’do habitesha nëse do ta shihja në telenovelat spanjolle apo turke. Kur gruaja u përmend, unë u futa tërë nerva në dhomë dhe kërkova që të gjithë të dilnin nga dhoma. E shfryva tërë dufin dhe inatin që kisha mbi gruan e ajo nuk tha asnjë fjalë, vetëm dëgjonte. Fundja, ishte fajtore për atë që kishte ndodhur. Vajti puna sa u mata për ta qëlluar dhe nuk e qëllova. Ajo, sigurisht, nuk e priste që unë të shkoja në atë formë, priste që t’i thoja “si je zemër?”, por unë, me analizat e gjakut në duar, i kërkova llogari: “Pse Elda nuk është vajza ime?”. Ajo, me lot në sy, ma konfirmoi. Po luaja mendsh. Si kishte mundësi? Ja cili qe rrëfimi i saj…

“Kur u futa në punë, ti e dije që unë vetëm shkollën e mesme kisha (sepse kur u martuam unë e lashë të vazhdonte shkollën e mesme), kështu që shefi më detyroi që të kryeja marrëdhënie me të që të më mbante në punë. Nga këto marrëdhënie të mallkuara lindi vajza. Kurrë nuk kisha guxim të ta thoja të vërtetën. E dija që ti do të më braktisje e do më ktheje në shtëpi për punë nderi dhe unë s’e doja një gjë të tillë. Unë të doja shumë dhe ende të dua. Gjithmonë qaja dhe ndjehesha keq që ta punova prapa krahëve, por më detyruan. Të lutem, më fal…”, më thoshte, por unë nuk doja t’ia dija për asnjë fjalë që ajo thonte. U nevrikosa në kulm. Ajo më kishte tradhtuar mua vetëm e vetëm për t’u futur në punë! Isha gati ta hapja dheun dhe të hyja brenda. Në atë moment, erdhi vajza në dhomë. Ajo u çudit kur më pa me nerva dhe me këmbëngulje donte të dinte se çfarë kishte ndodhur. I treguam të vërtetën. Me pak fjalë, i thashë se ajo nuk ishte vajza ime dhe se mamaja e saj duhet t’i tregonte kush ishte babai i saj. Ajo pa me inat të ëmën dhe duke bërtitur, i tha: “Ky zotëria që unë njoh për baba, nuk të meriton ty për grua. Si ka mundësi që na ke gënjyer për vite të tëra? Çfarë femre je ti? Unë kurrë nuk do të të flas më me gojë, tashmë, për mua, ti ke vdekur!”, tha vajza dhe u largua nga dhoma shumë e mërzitur e me lot në sy. Pa e vrarë mendjen sa njerëz na kishin ardhur në spital, ajo nisi të bërtiste se mamaja e saj ishte një lavire që u kishte dhënë bukë fëmijëve me para të pisëta, që nuk i kishte dashur kurrë fëmijët dhe as bashkëshortin e saj. Madje filloi të thoshte: “Unë nuk e njoh atë plehrën që është babai im” dhe me dënesë ulëriste e qante për atë që sapo mori vesh. Të gjithë u çuditën dhe filluan t’i thonin se nuk ishte në vete, mendonin se ajo ndjehej në ankth për operacionin e mamasë së vet saqë dhe vajzës i bënë gjilpërë që të qetësohej. Të gjithë kujtuan se ajo kishte kaluar nga mendtë, por vajza ishte më se mirë dhe po i tregonte gjithë botës turpin që kishte bërë mamaja e saj. Të gjithë filluan të qeshnin dhe nuk e besonin çfarë thonte ajo. Djali që kishte vetëm 15 minuta që kishte ardhur, nuk po kuptonte asgjë se çfarë po ndodhte. Më pa edhe mua të trishtuar dhe ai, si të tjerët, mendonte se motra e vet nuk ishte mirë nga mendja. Më pyeti mua dhe unë i pohova çdo fjalë që kishte thënë motra e tij. Ai, sigurisht, u acarua në kulm dhe vajti e i bërtiti akoma më keq mamasë së vet. Ajo ditë po më dukej sikur nuk kishte fund, më e gjata e jetës sime ka qenë. Nuk isha vetëm unë i mërzitur, por të gjithë aty po e përjetonin atë që gruaja ime ma kishte mbajtur të fshehtë për më shumë se 20 vjet…

Fëmijët ishin ata që më shtynë të ndahesha nga Bukuria, madje ata më gjetën edhe avokatin, të cilit nuk ia thamë arsyet e vërteta të ndarjes. Mbasi doli ish-gruaja ime nga spitali, ne të gjithë e shoqëruem për në shtëpi. Ajo që ishte më e hidhërueshme për ish-gruan time është se pas tetë muajsh nga divorci, ajo pati ditëlindjen dhe fëmijët e uruan vetëm me fjalën “Gëzuar” dhe nuk i bënë dhurata si gjithmonë. Unë i dhurova tre trëndafila si gjithmonë dhe një kuti me çokollata e cila ishte e veçanta e kësaj ditëlindjeje, pasi çokollata nuk i kisha bërë dhuratë më parë. Ajo m’u lut që të qëndroja me të për darkë, por ishte e pamundur. Pak kohë pasi ajo doli nga spitali ne ishim ndarë, por vajza vazhdonte t’i mbante inat. Djali po ashtu nuk i flet më me të njëjtën dashuri që ka patur më përpara. Djali thotë se ajo fëlliqi fisin tonë. Pranova të ndahesha, edhe pse mund ta kalonim këtë situatë, por fundja, ç’e doja një femër që kurrë nuk ka qenë besnike me mua? Nuk mund t’i shtyja më ditët me atë që më gënjeu për njëzet vjet e më shumë dhe kush e di me sa të tjerë kishte shkuar pas meje. Për këtë nuk jam i sigurtë dhe nuk dua ta paragjykoj, por nuk mund t’u besoj më fjalëve të saj. Si përfundim, ajo mori si shpërblim largimin e të dy fëmijëve. Ata flasin me mua dhe më duan shumë. Unë u them që të flasin ngrohtë me mamanë e tyre, por ata më përgjigjen se e dinë vetë se si veprojnë, sepse nuk janë më të vegjël, madje vajza bën shumë pas meje dhe vazhdon të më quajë baba. Ajo dhe djali më mbanin financiarisht, sepse dhe punonin dhe vazhdonin universitetin dhe specializimet pasuniversitare, përkatësisht në Amerikë dhe Spanjë. Para tre muajsh, djali erdhi nga Amerika dhe tani unë jetoj vetëm me djalin dhe gruan e tij të cilën e dua shumë dhe e kam si vajzën time. Edhe ajo më do shumë dhe më trajton shumë mirë, madje tani u bëra gjysh me një nip të cilin e dua shumë dhe më kujton kohën e rinisë, më duket sikur po mbaj edhe një herë në krahë fëmijët e mi të vegjël. Kurse Elda, “vajza ime”, është jashtë shtetit dhe komunikon si me mua, si me mamanë e saj, megjithëse nuk ia fal kurrë tradhtinë. Nuk e dija që vetëm për të mbajtur një vend pune, gruaja ime do të shkatërronte familjen. Ishim shumë mirë kur ajo nuk ishte në punë. Sigurisht, nuk mund të them që si kjo e imja sillen të gjitha. Meshkuj e burra të nderuar dua t’ju jap një këshillë: Kurrë mos e lini pas dore atë që vërtet doni, kurrë mos e mërzisni apo ta nënverësoni femrën që keni në krah, sepse femrat e kanë shumë të lehtë të të braktisin, apo të të turpërojnë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më bie të fikët shpesh..!

Next Post

Rrëfimi i një prostitute;Politikanët nuk e masin paranë kur janë me mua!

Advertisement